Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Ndryshimet e fundit në “Top Media”, ku pronarët kanë dhënë me qira kanalin e “Digitalb” “Top News”, kanë shkaktuar përplasje të shumta mes stafit dhe drejtuesve të rinj. Pasi “frerët” e “Top News” janë marrë në dorë nga Habilajt, të cilët përflitet se janë të lidhur me inceneratorët, menjëherë është ndryshuar politika editoriale dhe është ushtruar presion ndaj punonjësve për të pranuar kushtet e reja, ndonëse me kontrata të rregullta me “Top News”, që në muajin prill 2022, kur kjo shoqëri u krijua për herë të parë.
Shoqëria u krijua pikërisht, pasi “Top Channel” largoi nga drejtimi Ben Blushin dhe Endrit Habilajn, të cilët i cilësoi si gjobaxhinj, ndërkohë që vetëm disa muaj më vonë mësohet se Habilajt kanë marrë me qira kanalin “Top News” dhe drejtues është vendosur Erion Habilaj, kushëri i Endrit Habilajt. Erion Habilaj menjëherë i ka kërkuar stafit dyfishim të punës dhe u ka ndryshuar pagat dhe pozicionet që kishin, duke kërkuar riformatim me buxhet sa më të ulët.
Kjo ka hasur në kundërshtinë e stafit, ndaj të cilit është ushtruar presion dhe si pasojë, i gjithë stafi i programit “Breaking” ka dhënë dorëheqjen. Autorja dhe moderatorja e këtij programi, Elisa Gjerani, bashkë me stafin e saj mësohet se kanë paraqitur dorëheqjen zyrtarisht dhe që kanë kërkuar largimin nga “Top News”, pikërisht për shkak të klimës së krijuar.
Ndërkohë, burime pranë “Top News” bëjnë me dije se dorëheqje të tjera pritet gjatë ditëve në vijim, pikërisht për shkak të ndryshimit të kursit vetëm pak ditë pasi u mor me qira. Megjithatë, sipas burimeve pranë “Top Channel”, kontrata, e cila nuk është bërë publike dhe nuk është reflektuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit mësohet se është bërë për një vit si kusht për mbylljen e gjyqit mes Habilajt dhe “Top Channel” për largimin që iu bë në muajin mars të vitit 2022 dhe për shkak të lidhjes së Lori Hoxhës me kompanitë e inceneratorëve, me të cilët janë të lidhur edhe drejtuesit e rinj të “Top News”./ CNA.al
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Porti i Durrësit...
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një foto në rrjete...
Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit ...
Deputeti Edmond Spaho ka lëshuar perlën në Kuvend. Tek...
Kryeministri Edi Rama ka shfrenuar gjuhën në parlament, te...
Lulzim Basha paguhet si deputet, por nuk e bën punën e dep...
Apeli i GJKKO-së ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për mas...
Unioni i Gjyqtarëve me anë të një letre drejtuar KLGJ-së, ...
Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje ish-kryetarin e...
Sot, seanca parlamentare nisi me protestën e pedagogëv...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka risjellë në vëmendje marrëv...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nga foltorja ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në deklaratën për mediat, ...
Deputetët nuk mjaftohen me parkingjet, saqë tanimë nuk...
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka ndërprerë sërish ...
Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje për dy jetët e h...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, disa herë ka folur sot në Kuve...
Vetëm pak minuta nga nisja e saj, është ndërprerë seanca p...
Ka ndryshuar rrjedha e seancës plenare, pasi Kuvendi nuk m...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...