Falsifikoi dokumente/ Arrestohet një mjek
Mjeku me iniciale I.H,, 52 vjeç ka përfunduar në prangat e...

Liderët e Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, nënshkruan tri marrëveshje për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet më 3 nëntor.
Si rrjedhojë e njohjes reciproke të letërnjoftimeve mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës qytetarët do të mund të udhëtojnë pa viza.
Në këtë samit po marrin pjesë liderët e vendeve të BE-së dhe ata të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i Shqipërisë, Edi Rama, i Bosnjë e Hercegovinës, Zoran Tegeltija, kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq - si dhe ata të BE-së.
Nikoqiri i këtij samiti, kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se nënshkrimi i tri marrëveshjeve të enjten është një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
“Sot jemi të bindur se procesi i Berlinit, jo vetëm që do të ndihmojë për shfrytëzimin e potencialit të plotë të bashkëpunimit rajonal, por do ta përshpejtojë anëtarësimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Scholz gjatë fjalimit hapës në këtë samit, i cili ka mbledhur liderë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së.
Ai shtoi se realizimi i dëshirës së këtyre vendeve për të hyrë në BE “është në interesin tonë”, ndërsa gjithashtu kërkoi përshpejtimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Është koha të tejkalohen konfliktet rajonale që kanë vazhduar shumë gjatë, konflikte që ju ndajnë juve dhe i mbajnë vendet tuaja prapa në rrugën evropiane. Procesi i normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë në veçanti duhet të përshpejtohet, kështu që ejani ta bëjmë këtë”, tha Scholz.
Përveç bashkëpunimit rajonal, Scholz theksoi se “sfidat nga migrimi i parregullt, korrupsioni dhe krimi i organizuar janë çështje kyçe për të gjithë ne”, ndërsa shtoi se vendet ballkanike duhet t’i harmonizojnë politikat e vizave me BE-në.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e vuri theksin te mbështetja për energji elektrike që Bashkimi Europian ka ndarë për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Jemi këtu për ta thelluar integrimin ekonomik. Duke nisur me energjinë. Pakoja për Mbështetjen Energjike prej një milardësh për Ballkanin Perëndimor do të na ndihmojë ta formësojmë të ardhmen tonë të përbashkët në energji”, shkroi Von der Leyen në "Twitter".
Von der Leyen, gjatë vizitës në Kosovë më 27 tetor, kishte bërë të ditur se BE-ja pritet të ndajë 75 milionë euro si ndihmë të menjëhershme për Kosovën në përballimin e krizës energjetike.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas nënshkrimit të marrëveshjes, në një postim në Twitter, theksoi rëndësinë e ndihmave financiare për mbulimin e kostove të energjisë.
“Gazi i lirë i Rusisë është i kushtueshëm për sigurinë e Europës dhe jetën e njerëzve në Ukrainë. Neve na duhen të dyja: energji e gjelbër dhe e qëndrueshme, por tranzicioni duhet të jetë i drejtë dhe kostot duhet të ndahen. Nevojitet solidaritet dhe mbështetje financiare”, shkroi Kurti.
Procesi i Berlinit ka nisur në vitin 2014 me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel.
Ndër qëllimet kryesore të këtij procesi janë: përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe integrimi evropian i rajonit të Ballkanit Perëndimor. Procesi fokusohet në lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit.
Para fillimit të samitit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, dhe përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak.
Zyra e kryeministrit njoftoi se ata biseduan për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe elementet e kornizës së marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër, si dhe për vendimin e fundit i Qeverisë për targat ilegale.
“Në lidhje me zbatimin e vendimit për targat ilegale, kryeministri Kurti tha se nëpërmjet sekuencimit në tri etapa dhe shkallë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka treguar vendosmërinë për sundimin e ligjit dhe përkushtimin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend. Ndërkaq, ai bëri thirrje që dëmtimi dhe djegia e veturave me targa RKS në veri të vendit, të dënohet nga të gjithë”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, Borrell shkroi në "Twitter" se gjatë këtij takimi me Kurtin u diskutua për situatën në veri të Kosovës dhe bëri thirrje të respektohen marrëveshjet e arritura në dialog.
“E diskutuam situatën në veri të Kosovës. Veprimet përçarëse, si djegia e veturave, janë të papranueshme. Marrëveshjet e dialogut duhet të respektohen. Ftojmë të gjithë të jenë të përmbajtur në veprime. Ne, gjithashtu, diskutuam për rrugën përpara për normalizimin”, shkroi ai.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se propozimi franko-gjerman parasheh zgjidhjen e kontesteve në dy faza.
Sipas tij, pala kosovare i ka bërë tashmë propozimet e veta në lidhje me të dhe se kryeministri Kurti, do t’ua transmetojë ato krerëve të Gjermanisë dhe Francës, në Berlin, më 3 nëntor.
“Ditën e enjte, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë në Berlin, ku do të nënshkruhen tri marrëveshje të rëndësishme në Procesin e Berlinit. Mendoj që aty do ta ketë mundësinë që pastaj në detaje ta informojë kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, i cili pritet të jetë në Berlin, për atë se cili është qëndrimi i palës kosovare për këtë propozim”, tha ai më 1 nëntor.
Rreth një muaj më parë në opinion dolën informacione se Franca dhe Gjermania u kanë dhënë liderëve të Kosovës dhe Serbisë një propozim se si të zgjidhet kontesti i kahershëm ndërmjet dy vendeve. Propozimi franko-gjerman nuk është bërë publik dhe nuk dihet se çfarë përmban saktësisht.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përmes deklaratave të tyre, kanë konfirmuar se kanë njohuri për një propozim të tillë.
Vuçiq, më 8 tetor, tha se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë hyrjen e Kosovës në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Europian.
Mediat në Kosovë kanë raportuar se propozimi nuk parasheh njohjen e Kosovës nga Serbia, por parasheh njohjen e Kosovës nga pesë anëtaret e BE-së që nuk e kanë bërë këtë - Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia./REL
Mjeku me iniciale I.H,, 52 vjeç ka përfunduar në prangat e...
Në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, u diskutua proje...
Elvis Demçe është një nga figurat më të njohura të botës s...
Ledio Braho i “Babales” por edhe Ledio Braho i incenerato...
Në qytetin e Elbasanit është zhvarrosur një kufomë, e cila...
Janë rihapur hetimet për zhdukjen e këngëtarit të tall...
Rrufe në qiell të hapur, ishin kronikat e "Top Channel", a...
Rasti i dhunës së djeshmë në shtëpinë e të moshuarve në Pe...
Partia e Lirisë ka publikuar emrat e anëtarëve të kryesisë...
Ditën e djeshme një skandal i ndodhur në shtëpinë e të mos...
Gjykata e Apelit ka shtyrë vendimin për statutin e Partisë...
Policia e Tiranës ka sekuestruar sot 450 kilogram mish pul...
Policia kufitare ka kapur sot në kufirin greko-shqiptar, 3...
Tre janë kandidatët që kanë shprehur interes për të qenë n...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, do të ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar l...
Skandali me infermieren, Aurona Pelaj, që dhunon të moshua...
DEVOLE ME NJOLLË NË BIOGRAFI -Jam nga Sinja-Berat. Kam li...
Samiti për procesin e Berlinit ka nisur me fjalën e kancel...
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare drejt...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...