Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka kërkuar verifikimin e pastërtisë së figurës. Ai ka zbuluar se i është drejtuar vetë zyrtarisht Autoritetit të Dosjeve, nga ku ka marrë përgjigjen se “nuk ka asnjë lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit, as ai dhe as familjarët e tij”.
Njësoj si përpara se Gështenja të mashtrohej nga Alibeaj dhe të gjithë bashkë të mashtronin shqiptarët! Dosja e Lefterit u hap sepse Lefteri e kërkoi.
Nëse CNA.al do kishte pasur në listë zotin Gështenja dhe do t'i kishte kërkuar Autoritetit të Dosjeve hapjen e dosjes për Lefterin, Autoriteti i Dosjeve do kishte dhënë përgjigje negative, për shkak të ligjit. Auroriteti do të thoshte: Nuk ua japim dot dosjen për Lefterin pa e kërkuar vetë Lefteri!
Lefteri e kërkoi vetë pa u ngatërruar ne me të. Bëri atë që mund ta kishte bërë edhe 2 vjet më parë kur mori mandatin.
E meqë Lefteri e di se ligji që reklamuan është një vërrë në ujë, u paska nisur një mesazh gjithë kolegëve të tij që në vend se të akuzojnë njëri-tjetrin, ta hedhin hapin vetë të parët e të vërtetojnë se figura e tyre është e pastër.
Lexoni pak Lefterin:
“Ta fillojmë nga vetja! Iu drejtova zyrtarisht Autoritetit të Dosjeve të verifikojë figurën time dhe të familjarëve të mi. Përgjigjja erdhi: ASNJË lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit as unë dhe as familjarët e mi!
I qëndroj parimit se duhet ta nisim nga vetja, para se t’ia kërkojmë kundërshtarit. Të jesh i pastër nuk ka të bëjë me ligjin, por me moralin! Nuk u duhet shqiptarëve hapja e dosjeve nëse ata që drejtojnë vendin nuk marrin guximin të verifikojnë emrin e vet”.
Po pse ato dosjet që "hapi" Gështenja kur votoi ndryshimet e ligjit për kë bënin fjalë?Apo meqë Lefteri sheh mazhorancën që i ngop shqiptarët me propogandë, u qenka vërsulur edhe ai me propogandën e vet!
Ky vendim i Gështenjës me sa duket erdhi pasi kuptoi që Kuvendi në të vërtetë nuk i hapi rrugë hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit si dhe verifikimit të politikanëve.

Ajo që bëri Kuvendi është thjesht mundësia e Autoritetit për riverifikim të figurave të cilat kanë marrë më parë certifikata të pastërtisë së figurës nga komisionet ‘Bezhani’ dhe ‘Mezini’.
Ndryshimet në ligjin nr. 45/2015 për të drejtën e informimit mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit u miratuan në 22 tetor 2022 në Kuvend, me konsensusin e Taulant Ballës dhe Enkelejd Alibeajt. Ligji që rezultoi thjesht si propagandë, u miratua pas debatesh false në Kuvend ku u përfshi edhe Kryeministri Rama.
Në "show"-n e radhës u përfshi edhe Lul Basha i cili u shfaq në sallë si king në momentin e votimit.

Një ditë më parë edhe deputeti demokrat Kreshnik Çollaku paralajmëroi se do t’i drejtohet ditën e hënë me një kërkese zyrtare Autoritetit të Dosjeve për të verifikuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit.
Çollaku do të marrë përgjigje negative për kërkesën e vet, por atë përgjigje do ta përjetojë në heshtje dhe ne nuk do e dëgjojmë më Çollakun ta hapë atë muhabet.

Nga ndryshimet e ligjit i vetmi ndryshim efektiv është heqja e mburojës për politikanët dhe pushtetarët për të cilët sipas ndryshimeve të vitit 2015, ndalohej me ligj riverifikimi i tyre për lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit, nëse kishin marrë më parë një certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet "Mezini" dhe "Bezhani".
Vetëm kaq!
Çdokush që pretendon se tanimë çdo kandidat për t’u zgjedhur deputet apo kryetar bashkie, do të verifikohet nëse ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, ose bën propogandë ose nuk di të lexojë.
Heqja e kësaj mburoje u kërkua nga vetë Autoriteti i Dosjeve, pas pretendimeve se Ilir Meta kishte qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit, por që ligji ndalonte një verifikim të plotë dhe shterues.

Pasi mburoja u hoq, askush nuk po kërkon më riverifikimin e Ilir Metajt. As Çollaku, e as Gështenja!Ky i fundit pasi nuk i hapi dosjet, mund të mos na hapte barkun me këtë hapjen e dosjes së vet!Vetëm Ilir Metaj me kërkesë mund ta hapë dosjen e vet!A nuk tingëllon më në fund si propogandë e gjithë loja me hapjen e dosjeve?/ CNA.al
Një apartament është përfshirë nga flakët në lagjen “Vulln...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, ka reaguar pas deklar...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Indrit Hoxh...
Ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përkujtuar...
Përshkallëzohet protesta në Bërxullë. Sipas asaj që ra...
Gazetari Hysni Gurra ka renditur disa prej lëvizjeve t...
Gazetari Ermal Mulosmani ka komentuar në lidhje me naf...
Në një atmosferë festive dhe mes tingujve të muzikës s...
Ministrja Olta Xhaçka ka reaguar pas deklartës së mini...
Policia ka çmontuar 21 kamera të vendosura në shtyllat...
Deputeti i skandalit erotik, Ervin Salianji bëhet qesh...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reagu...
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur përpara shtëpisë së Big Br...
Uiskonsin dhe Karolina e Veriut u janë bashkuar të paktën ...
Ish drejtori i Policisë Gledis Nano u largua nga detyra në...
Edi Rama ka bërë të ditur ditën e sotme se mrekullitë e S...
Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar emisionet që trasmeto...
Anasliti Lorenc Vangjeli ka komentuar pritshmëritë e qytet...
Jemi ende në fazat e hershme të zbulimit se çfarë përmbajn...
Shqiptarët janë pyetur nga Barometri në Euronews Albania p...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...