Rikthehet Gledis Nano/ Flet për grupe në Polici që shkelin ligjin dhe abuzojnë
Ish drejtori i Policisë Gledis Nano u largua nga detyra në...

Uiskonsin dhe Karolina e Veriut u janë bashkuar të paktën 22 shteteve të tjera në ndalimin e aplikacionit popullor të mediave sociale, TikTok, në pajisjet shtetërore.
Edhe shtete të tjera amerikane, përfshirë Misisipin, Indianën, Luizianën dhe Dakotën e Jugut, kanë marrë një vendim të ngjashëm.
Kongresi, gjithashtu, kohët e fundit ndaloi TikTok-un nga shumica e pajisjeve të lëshuara nga Qeveria amerikane, për shkak të shqetësimeve të dy partive lidhur me sigurinë.
TikTok është në pronësi të ByteDance, një kompani kineze që e zhvendosi selinë e saj në Singapor në vitin 2020.
Ky aplikacion është vënë në shënjestër nga kritikët që thonë se Qeveria kineze mund të ketë qasje në të dhënat e përdoruesve, sikurse është historia e kërkimeve dhe vendndodhja. Forcat e armatosura amerikane gjithashtu e kanë ndaluar aplikacionin në pajisjet ushtarake.
TikTok përdoret nga dy e treta e adoleshentëve amerikanë dhe është bërë domeni i dytë më i popullarizuar në botë.
Por, prej kohësh ka pasur shqetësime dypartiake në Uashington se Pekini do të përdorte fuqinë ligjore dhe rregullatore për të marrë në posedim të dhënat e përdoruesve amerikanë ose për të provuar që të shtyjë përpara narrativë pro-Kinë ose të përhapë dezinformata.
Në këtë tekst mund të mësoni më shumë për vendimin e shteteve amerikane Uiskonsin dhe Karolina e Veriut dhe lidhur me debatin më të gjerë rreth TikTok-ut.
Guvernatori demokrat i Uiskonsin, Tony Evers, përmendi shqetësimet për privatësinë dhe sigurinë pas konsultimit me Byronë Federale të Hetimeve (FBI) dhe zyrtarët e menaxhimit të emergjencave rreth aplikacionit. Urdhri i Evers zbatohet për shumicën e agjencive shtetërore, me disa përjashtime si hetuesit penalë, që mund të përdorin aplikacionin për të gjurmuar njerëz të caktuar.
Sistemi i Universitetit të Uiskonsin, i cili ka të punësuar 40.000 pedagogë dhe staf tjetër, është gjithashtu i përjashtuar nga urdhri për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut. Por, një zëdhënës i Sistemit të Universitetit të Uiskonsin, tha se pavarësisht përjashtimit, universiteti po kryente një rishikim dhe po shkonte drejt vendosjes së kufizimeve në aplikacionin që përdoret në pajisje, për të mbrojtur kundër rreziqeve serioze të sigurisë kibernetike.
Si Evers ashtu edhe guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper, ndaluan gjithashtu përdorimin e WeChat, një aplikacion kinez i mesazheve, në pajisjet shtetërore.
“Është e rëndësishme për ne që të mbrojmë teknologjinë shtetërore të informacionit nga vendet e huaja që kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në sulmet kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara”, tha Cooper.
“Mbrojtja e Karolinës së Veriut nga kërcënimet kibernetike është jetike për të garantuar sigurinë, privatësinë dhe suksesin e shtetit tonë dhe njerëzve të tij”, shtoi ai.
Si FBI-ja, ashtu edhe Komisioni Federal i Komunikimeve, kanë paralajmëruar se të dhënat e përdoruesve të TikTok-ut mund të ndahen nga pronari ByteDance Ltd. me Qeverinë autoritare të Kinës. Zyrtarët amerikanë kanë shprehur shqetësim gjithashtu se Qeveria kineze mund të përdorë TikTok-ut për të nxitur narrativë ose dezinformata pro-Pekinit.
Frika u rrit nga lajmet në vitin e kaluar se një ekip me bazë në Kinë ka pasur qasje në mënyrë të parregullt në të dhënat e përdoruesve amerikanë të TikTok-ut, përfshirë edhe në të dhënat e dy gazetarëve, si pjesë e një programi të fshehtë mbikëqyrjeje për të zbuluar burimin e rrjedhjeve të informacionit në media.
Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se kompania po dërgon të dhënat e përdoruesve në Kinë, duke shkelur rregullat e rrepta evropiane të privatësisë.
Për më tepër, ka pasur shqetësime për përmbajtjen e TikTok-ut dhe nëse ajo dëmton shëndetin mendor të adoleshentëve.
Në vitin 2020, ish-presidenti amerikan,Donald Trump dhe administrata e tij u përpoqën të ndalonin lidhjet me pronarin e TikTok-ut, ta detyronin atë të shiste asetet e tij në SHBA dhe ta largojnë nga platformat e shitjes së aplikacioneve. Gjykatat bllokuan përpjekjet e Trump për të ndaluar TikTok-un dhe presidenti aktual amerikan, Joe Biden, anuloi urdhrat e Trump pasi mori detyrën.
Megjithatë, Biden urdhëroi që të bëhej një studim më i thellë i kësaj çështjeje. Ndërkaq, një shitje e planifikuar e aseteve të TikTok-ut në SHBA u anulua.
Në Kongres, shqetësimi për aplikacionin ka qenë dypartiak. Kongresi amerikan muajin e kaluar ndaloi TikTok-un nga shumica e pajisjeve të lëshuara nga Qeveria amerikane, për shkak të shqetësimeve të ligjvënësve demokratë e republikanë lidhur me sigurinë.
Senati në dhjetorin e vitit të kaluar miratoi një version të ndalimit të TikTok-ut, vendim që u autorizua nga senatori republikan konservator, Josh Hawley, nga Misuri. Hawley është një kritik i zëshëm i kompanive të mëdha të teknologjisë.
Por, ligjvënësi demokrat amerikan, Raja Krishnamoorthi, nga Illinois, ka bashkë-sponsorizuar legjislacionin për të ndaluar funksionimin e plotë të TikTok-ut në SHBA dhe masa e miratuar nga Kongresi në dhjetor kishte mbështetjen e kryetares së atëhershme demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
"Ne jemi të zhgënjyer që kaq shumë shtete po pajtohen me anën politike për të miratuar politika që nuk do të bëjnë asgjë për të avancuar sigurinë kibernetike në shtetet e tyre dhe bazohen në gënjeshtra të pabaza rreth TikTok-ut”, tha Jamal Brown, një zëdhënës i TikTok-ut përmes një deklarate.
TikTok-u po zhvillon plane për sigurinë dhe privatësinë e të dhënave si pjesë e një rishikimi të vazhdueshëm të sigurisë kombëtare nga administrata e presidentit amerikan, Joe Biden./REL
Ish drejtori i Policisë Gledis Nano u largua nga detyra në...
Edi Rama ka bërë të ditur ditën e sotme se mrekullitë e S...
Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar emisionet që trasmeto...
Anasliti Lorenc Vangjeli ka komentuar pritshmëritë e qytet...
Jemi ende në fazat e hershme të zbulimit se çfarë përmbajn...
Shqiptarët janë pyetur nga Barometri në Euronews Albania p...
Shqiptarët janë pyetur nga Barometri në Euronews Albania n...
Një lëkundje tërmeti është ndjerë pak minuta më parë. ...
96% e shqiptarëve nuk janë kontaktuar në asnjë formë nga n...
Shqiptarët nuk janë pjesë e organizatave të shoqërisë ...
Barometri në Euronews Albania ka pyetur shqiptarët nëse ka...
Zv.ministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari, ka folur mbr...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë ultimatium për bas...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për pe...
Akademiku Artan Fuga “i ka treguar vendin” Enkelejd Al...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka treguar se ka...
Jo vetëm vjedhjet dhe prostitucioni, por mafia shqiptare m...
Sociologu Gëzim Tushi kritikoi ditën e sotme “Big Brot...
Presidenti Bajram Begaj ka kthyer për rishqyrtim ligji...
Ambasadori britanik në Shqipëri Alaistir King Smith ka zhv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...