Shprehen qytetarët/ Çfarë opinioni kanë për shoqërinë civile
Shqiptarët janë pyetur nga Barometri në Euronews Albania p...

Jemi ende në fazat e hershme të zbulimit se çfarë përmbajnë dokumentet e zbuluara në zyrën e Xho Bajden në Universitetin e Pensilvanisë, dhe sa të klasifikuara ato. Prandaj nuk e dimë ende se sa e rrezikshme ishte shkelja e tij. Por ndërkohë duhen mbajtur parasysh disa elementë.
1. Avokatët e Bajden i bënë një nder të madh, duke e udhëzuar të mos pyeste për dokumentet e gjetura
Është qëndrimi i fundit i stilit “mos pyet, mos thuaj asgjë”. Megjithatë, siç thoshte një tabloid “mendjet kërkuese duan që të dinë si qëndron e vërteta”. Në veçanti, ne duam të dimë se sa i ndjeshëm ishte në të vërtetë materiali (mbi-klasifikimi është një problem serioz në Uashington), dhe ku mbaheshin dokumentet midis kohës kur Bajden u largua nga posti i zëvendëspresidentit dhe kur u hap “Penn Biden Cener”.
2. Bajden mund të paguajë një kosto politike për zotërimin e dokumenteve sekrete në një mënyrë të papërshtatshme
Por kjo kosto do të ulet ndjeshëm, pasi media “neutrale” në SHBA nuk dëshiron që të dëmtojë një president demokrat. Publiku e ka vërejtur për vite me radhë këtë paragjykim, duke e humbur plotësisht besimin e tij tek media.
3. Mos i kushtoni vëmendje dështimit të Departamentit të Drejtësisë për të zbuluar ndonjë gjë në lidhje me zbulimin e dokumenteve përpara zgjedhjeve të nëntorit 2022
Nuk do të kishte ndikuar mbi asnjë votë. Republikanët i sabotuan vetë ato zgjedhje. Por ajo që na tregon heshtja e Departaamentit të Drejtësisë, është se nuk flet shumë kur zbulimet mund të dëmtojnë demokratët. Kur ato mund të dëmtojnë republikanët, departamenti është si një han me shtatë porta.
4. Kryeprokurori Merrik Garland është në një hall të madh
Zbulimi i dokumenteve të klasifikuara në “thinj-tankun” e Bajden e vendos Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së në një pozitë shumë të vështirë. Këshilltari Special që ai emëroi, Xhek Smith, po shqyrton ndër të tjera dokumentet e klasifikuara që mbaheshin në Mar-a-Lago nga ish-presidenti Donald Trump.
Republikanët do të rebelohen nëse Trump do të akuzohet zyrtarish për mbajtjen e paligjshme të atyre dokumenteve, ndërsa Bajden do t’ia hedhë paq, ashtu siç bëri Hilari Klinton kur mbajti një mori dokumentesh të klasifikuara në kompjuterin personal në shtëpinë e saj.
5. Situata e vështirë e Garland, nuk do të thotë se Bajden dhe Trump do të përballen me të njëjtën akuzë
Megjithëse informacioni ynë është i paplotë, ne tashmë dimë të paktën 3 dallime të mëdha midis dy grupeve të dokumenteve. Së pari, shkalla dhe ndoshta ndjeshmëria e dokumenteve. Trump kishte shumë më tepër dokumente të klasifikuara, dhe mund të ketë pasur dokumente edhe më të ndjeshme.
Së dyti, pajtueshmëria e menjëhershme me kërkesat e Arkivit Kombëtar. Avokatët e Bajden deklaruan se vunë menjëherë në dijeni Arkivin Kombëtar dhe ia dorëzuan atij dokumentet e gjetura. Nuk ndodhi kështu me Trumpion. Arkivi zbuloi se ish-presidenti kishte disa dokumente, të cilat më pas refuzoi për muaj të tërë që t’ua jepte, pavarësisht kërkesave të përsëritura.
Së treti, pengimi i mundshëm i drejtësisë. Më e rëndësishmja, Trump dhe avokatët e tij vërtetuan se nuk mbanin më asnjë dokument të klasifikuar kur me sa duket, ata mbanin ende dhe e dinin se i kishin. Kjo do të thotë se Trump mund të akuzohet për pengim të drejtësisë. Nuk ka asnjë tregues që Bajden e ka bërë diçka të tillë.
6. Bajden do të ishte më pak i cenueshëm ligjërisht, edhe nëse ai dhe Trump do të kishin bërë saktësisht të njëjtën gjë
Kjo sepse, sipas një vendimi të Departamentit të Drejtësisë, presidentët në detyrë nuk mund të akuzohen për krime. (Nisma e shkarkimit është përgjegjësi e Kongresit). Zyra e Këshillit Ligjor në këtë Departament arriti në këtë përfundim disa dekada më parë.
Vendimi nuk vlen për ish-presidentët, megjithëse asnjëri prej nuk është përballur ndonjëherë me mundësinë e ngritjes së aktakuzës. Thelbi këtu është që ne duhet të dimë shumë më tepër mbi llojet e dokumenteve që mbante Bajden, dhe publiku amerikan duhet të dijë se çdo veprim ligjor do të zbatohet pa asnjë paragjykim politik. Problemi më i madh i Trump mund të mos jetë mbajtja e dokumenteve, por gënjeshtra mbi to. Dhe ndryshe nga Bajden, atij i mungon mbrojtja që ka një president në detyrë.
Shqiptarët janë pyetur nga Barometri në Euronews Albania p...
Shqiptarët janë pyetur nga Barometri në Euronews Albania n...
Një lëkundje tërmeti është ndjerë pak minuta më parë. ...
96% e shqiptarëve nuk janë kontaktuar në asnjë formë nga n...
Shqiptarët nuk janë pjesë e organizatave të shoqërisë ...
Barometri në Euronews Albania ka pyetur shqiptarët nëse ka...
Zv.ministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari, ka folur mbr...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë ultimatium për bas...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për pe...
Akademiku Artan Fuga “i ka treguar vendin” Enkelejd Al...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka treguar se ka...
Jo vetëm vjedhjet dhe prostitucioni, por mafia shqiptare m...
Sociologu Gëzim Tushi kritikoi ditën e sotme “Big Brot...
Presidenti Bajram Begaj ka kthyer për rishqyrtim ligji...
Ambasadori britanik në Shqipëri Alaistir King Smith ka zhv...
Një punonjëse e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve u n...
Lulzim Basha është bërë pjesë e "Big Brodher VIP Albania"....
Korça ëstë kthyer në një nga destinacionet më te preferuar...
Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se nga data 25 janar d...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncu...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...