
Në muajin korrik të këtij viti është thyer rekordi historik i numrit të pasagjerëve që janë regjistruar në aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, brenda një muaji.
Lajmin e ka bërë të ditur, zv.President i “Kastrati Group”, Leonard Kastrati, i cili ka folur me shifra për transformimin e aeroportit të Rinasit që nga koha e pandemisë.
Zv.President i “Kastrati Group” parashikoi që viti 2022 të mbyllet me 4.9 milionë pasagjerë, një tjetër rekord historik.
“Sot inaugurojmë terminalin e ri të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Për Kastrati Group gjithçka filloi në dhjetor të vitit 2020, kur pas muaj negociatash finalizuam blerjen e Tirana International Airport nga kompania kineze ““Real Fortress Private Limited”. Viti 2020 u mbyll me 1.3 milionë pasagjerë. Pandemia kishte shkaktuar një dëm të jashtëzakonshëm në industri. Trafiku ishte kthyer në nivelet e vitit 2009. Pavarësisht se gjithçka dukej e zymtë, “Katrati Group” besonte fort në potencialin e këtij aeroporti dhe të mbarë Shqipërisë. Sapo morëm administrimin e aeroportit të Tiranës, hapat e parë që ndërmorëm ishin ulja e tarifës së pasagjerit, afrimi i linjave low cost dhe hapja e konkurencës midis kompanive ajrore.
Negociatat me Wizz Air ishin të vështira, derisa ata besuan tek vizioni ynë për të transferuar Tiranën në hapin rajonal të aviacionit. Pas një viti e gjysmë, TIA ka bërë një transformim fantastik, gjë që konfirmohet lehtë nga rritja e numrit të pasagjerëve. Në 6 muajt e parë të vitit 2022 ne kjemi arritur 44% më shumë pasagjerë se në muajt e parë të vitit 2019.
Sot nga TIA kemi linja direkte për më shumë se 66 destinacione nga 31 që ofronim në vitet para pandemisë. Rritja e madhe e fluksit të pasagjerëve ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e turizmit dhe ekonominë e vendit. Parashikimi ynë është që në vitin 2022 ta mbyllim me 4.9 milionë pasagjerë, një tjetër rekord. Vetëm muaji korrik do të mbyllet me mbi 600 mijë pasagjerë, numri më i madh i pasagjerëve në një muaj në historinë e aeroportit të Tiranës”, theksoi Kastrati./ B.A. - CNA.al
Hapja e terminalit të ri në aeroportin e Rinasit, do t...
Pas shuarjes së zjarreve në ishullin e Sazanit dhe Mal...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publi...
Gazetari Blendi Fevziu është gjendur në një situatë as...
Shqipëria pritet të anëtarësohet në Mekanizmin Europia...
Ben Blushi ka bërë një shkrim për Karavastanë, një plazh j...
Prej ditësh në media po qarkullon një video e arkeolog...
Profesor Artan Fuga ka reaguar në lidhje me debatet e fund...
Tobias Ruettershoff, drejtues i zyrës së fondacionit g...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë pasqyrimin e situatës së...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka zbuluar ecur...
Pesë netë fantastike ju presin në qytetin e Korçës, në...
Policia e shtetit ka pasqyruar punën e një jave. Sipas...
Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, ka ...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar në lidh...
Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar një shkrim të publik...
Policia e Shtetit njofton se në pikat kufitare të Kaka...
“Po më dukesh vajzë e mirë dhe dua të të ndihmoj”, ky isht...
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u bën me d...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, përmes një statusi në rrje...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...