Faqet zyrtare të institucioneve publike sërish offline/ Zbardhen arsyet
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u bën me d...

“Po më dukesh vajzë e mirë dhe dua të të ndihmoj”, ky ishte premtimi që i ishte bërë vajzës me inicialet A.H., 15 vjeçe, nga një burrë më i vjetër.
Ajo çfarë pësoi pas kësaj, sipas A.H., do të çonte në eksperiencën më të rëndë të jetës së saj.
Në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë, kjo vajzë që tani është 18-vjeçare tregon se si ra pre e mashtrimit, u trafikua dhe u dhunua seksualisht për disa javë.
A.H. nga Kosova në atë kohë jetonte me prindërit dhe vëllain e saj.
“Si fëmijë, kujtoj zhurma, konflikte, e shumë pak momente gëzimi”, tregon ajo.
Problemi kryesor në familjen e saj ishin kushtet e vështira ekonomike. Kjo po i shkaktonte stres të madh psikologjik kësaj adoleshenteje, pasi, siç thotë, secila kërkesë e saj “dukej si kërkesë luksi”.
“Rrethi im, me të cilin shoqërohesha, më shtynte çdo herë rreth lakmisë e nevojës për një jetë pa vështirësi ekonomike”, thotë A.H.
Për këto probleme ajo i ishte rrëfyer në detaje edhe një personi më të moshuar se ajo, që e takoi gjatë një feste me shoqërinë e saj.
Pas premtimit se do t’i ndihmojë, A.H kaloi natën me të.
“Më kujtohet mëngjesi i tmerrshëm mbas asaj nate kur më tha zgjohu e hajde se po
të pret dikush. Kur e pyeta se kush, më tha ‘shpejt e kupton’”, tregon ajo.
Pas kësaj, ajo thotë se ai burrë ia kishte marrë telefonin duke e kërcënuar se çdo veprim kundërshtimi do t’i kushtonte familjes së saj.
A.H. thotë se ishte dërguar në “një banesë të vogël e të ndotur”, ku më pas për një muaj e gjysmë u detyrua të kryej marrëdhënie seksuale me burra që pretendonin se kishin paguar për atë punë.
“Për një muaj e gjysmë [qëndrova] e mbyllur dhe shumë herë pa vetëdije, e torturuar dhe e maltretuar”, rrëfen ajo.
Pas kësaj eksperience, ajo kishte arritur të largohej. Thotë se është ndier keq emocionalisht, duke kaluar periudha ankthi e stresi.
Ajo arriti të marrë ndihmë e të strehohej në një qendër e cila merret me mbrojtjen e viktimave të trafikimit.
“Seancat me psikologë klinikë, programet e ndryshme psiko- sociale, edukative arsimore dhe shëndetësore, programet e vetëdijesimit më kanë ndihmuar që sot të mendoj jetën me një këndvështrim tjetër”, thotë A.H.
A.H. ka arritur që rastin ta procedojë në organet gjyqësore dhe ndonëse nuk jep detaje, ajo lë të kuptojë se drejtësia në rastin e saj ka arritur në vend.
Megjithatë, shumë viktima tjera të trafikimit në Kosovë ende presin drejtësi.
Më 30 korrik shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Trafikimit të Njerëzve. Këtë vit, Kombet e Bashkuara e shënojnë këtë ditë duke u fokusuar në rolin e teknologjisë moderne, si një mjet që mund të mundësojë dhe pengojë trafikimin e qenieve njerëzore.
Raportet ndërkombëtare nuk e radhisin lart Kosovën sa i përket luftimit të trafikimit me qenie njerëzore.
Sipas një raporti të Departamenti amerikan i Shtetit për vitin 2021, të publikuar më 19 korrik, ndër problemet kryesore theksohen “dënimet e ulëta për trafikantët”.
“Gjykatësit vazhduan të shqiptojnë dënime nën kufirin minimal prej pesë vjetësh heqje lirie”, thuhet në raport.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, “kushdo që merr pjesë në trafikimin e njerëzve dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë deri në 12 vjet”.
Sipas të dhënave që Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dhënë Radios Evropa e Lirë, aktualisht janë 70 lëndë të pazgjidhura lidhur me trafikimin me njerëz, ndërsa tani për tani 188 persona akuzohen për këtë vepër.
Në gjashtëmujorin e këtij viti, sipas KGJK-së, 10 persona janë dënuar me burgim dhe katër persona janë dënuar me gjobë.
Ata nuk janë përgjigjur në atë se sa vite burgim janë shqiptuar në këto raste. Ndërkohë, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm deri në qershor të këtij viti janë identifikuar nëntë viktima të trafikimit.
Sipas raportit të DASH-it, gjatë vitit 2021, një gjykatës ka dënuar një trafikant me pesë vjet heqje lirie, katër trafikantë u dënuan me tre vjet, një u dënua me dy vjet me kusht dhe me një gjobë prej 300 eurosh.
Raporti i DASH-it, ndërkohë e portretizon më mirë mbrojtjen e viktimave të trafikimit në Kosovë.
Sipas këtij raporti, “janë rritur përpjekjet për mbrojtjen e këtyre viktimave”.
Ministria e Financave, në kuadër të së cilës funksionon edhe Departamenti i Politikave Sociale, ka thënë për REL-in se “mbështet sektorin joqeveritar që punon direkt në mbrojtjen dhe trajtimin e viktimave të trafikimit”.
Sipas saj, në periudhën janar-dhjetor 2021, në dy strehimore, gjegjësisht strehimoren shtetërore dhe Qendrën për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, janë strehuar gjithsej 27 viktima.
Në mesin e tyre 24 ishin fëmijë dhe 13 të rritur. Shumica e viktimave ishin gra, ndërsa vetëm një ishte burrë.
Ndihmën e profesionistëve përmes strehimoreve po e sheh si shumë të rëndësishme edhe A.H., e cila thotë se këtë ndihmë duhet ta kërkojë secila viktimë.
“Të kërkojnë ndihmë…të gjejnë forcë brenda vetes. Të mos besojnë lehtë dhe të vetëdijesohen që rrugët problematike sjellin pasoja”, porosit ajo./REL
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u bën me d...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, përmes një statusi në rrje...
Në vitin 2011-të, në media u publikua një video e nxjerrë ...
Ministria e Nbrotjtjes ka bërë pasqyrimin e situatës s...
Krimi ka mbërthyer vendin. Pothuajse çdo ditë raportohen v...
Për 49 arkat të cilat mungojnë në kontejnerin e ardhu...
SPAK ka liruar ekuipazhin e anijes që u kap rreth dy m...
Filip Talo mori këtë të premte të gjitha materialet që...
Historiani Kastriot Dervishi ka bërë një thetër postim në ...
Gazetari Artan Hoxha, ka ironizuar në lidhje me kapje...
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi ironizon vendimin...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, i ka kërkuar Proku...
Historiani Kastriot Dervishi zbulon numrin e spiunëve ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg, ish-k...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar 45 magjistratët e r...
Përfaqësuesi i skuadrës speciale të Microsoft për sigu...
Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karcanaj, ka folur pasdit...
Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karcanaj, ka treguar se s...
Gazetarja Anduena Llabani ka bërë një paralajmërim, te...
Vrasja e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 2019-ës...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...