Britania planifikon kufizime gjatë natës në rrjetet sociale për adoleshentët
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...

Krimi ka mbërthyer vendin. Pothuajse çdo ditë raportohen vrasje, atentate mafioze, ndërkohë drejtësia është në gjumë.
Të paktën për krimet më të rënda që kanë shokuar mbarë opinionin publik, nuk ka autor.
Ndërkohë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela shfaqet me stilolapas në duar, duke firmosur memorandume.
De jure justifikohet me kompetencat që ka, por kur vjen puna tek emërimet nëpër prokurori, apo mbajtja në tutelë të prokurorëve, bëhet shumë i gjallë.
Edhe një komunikatë për shtyp e prokurorive të rretheve duhet të kalojë nga Prokuroria e Përgjithshme.
Sot Çela ka njoftuar një “sukses” të madh, pasi ka nënshkruar një memorandum.

Por edhe këtë sukses e ka regjistruar pa praninë e mediave, ashtu siç i përjashton gjithnjë nga aktivitetet e Prokurorisë.
“Prokuroria e Përgjithshme dhe Shoqata Ibero-Amerikane e Prokurorëve Publikë (AIAMP) nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, ku shprehën gatishmërinë për bashkëpunimin në luftën kundër trafiqeve të paligjshme, pastrimit të parave dhe çdo krim tjetër me interes të përbashkët si dhe për përmirësimin e kapaciteteve profesionale dhe shkencore në fushën e të drejtës penale.
Memorandumi u nënshkrua në ditën e dytë të takimit që Shoqata Ibero-Amerikane e Prokurorëve Publikë po zhvillon në Kartagjenë, Kolumbi, 28-29 korrik. Anëtarë të kësaj shoqate janë prokuroritë e vendeve të Amerikës Latine dhe Spanjës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.
Në fjalën e tij, Prokurori i Përgjithshëm Z. Olsian Çela, nënvizoi faktin se krimi kibernetik dhe përdorimi gjithnjë e më masiv i teknologjisë në kryerjen e krimeve me karakter transnacional, kërkon urgjentisht një rritje të kapaciteteve njerëzore dhe teknike, të aftë për t'i kuptuar dhe përballuar ato.
“Në nivel global, ka një ndërveprim në rritje midis kriminelëve të të gjitha llojeve. Ata po përdorin me sukses të gjitha mundësitë që ofron dixhitalizimi. Rritja eksponenciale e përdorimit të kriptomonedhave dhe rreziku që ato paraqesin përsa i përket çështjeve të sigurisë, si për shembull mundësitë që krijojnë për të lehtësuar pastrimin e parave, është një shembull i qartë i nevojës urgjente për të ripërcaktuar modelet dhe strategjitë e luftës ndaj krimit. Nuk ka kohë për të humbur. Ne jemi të detyruar t'i përshtasim strukturat dhe prioritetet tona ndaj këtyre tendencave”, ka thënë ai, sipas njoftimit që kanë dërguar.
Sipas kryeprokurorit, përmes bashkëpunimit do të konsolidohen përvojat dhe kapacitetet si dhe do të rritet kohezioni i reagimit të organizuar institucional ndaj kërcënimeve serioze për sigurinë e përbashkët.
EU4FOCAL asistoi procesin deri në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit.
Gjatë takimit u nënshkrua gjithashtu edhe një Memorandum Bashkëpunimi midis Eurojust dhe Shoqatës Ibero-Amerikane e Prokurorëve Publikë (AIAMP)./CNA.al
Për 49 arkat të cilat mungojnë në kontejnerin e ardhu...
SPAK ka liruar ekuipazhin e anijes që u kap rreth dy m...
Filip Talo mori këtë të premte të gjitha materialet që...
Historiani Kastriot Dervishi ka bërë një thetër postim në ...
Gazetari Artan Hoxha, ka ironizuar në lidhje me kapje...
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi ironizon vendimin...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, i ka kërkuar Proku...
Historiani Kastriot Dervishi zbulon numrin e spiunëve ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg, ish-k...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar 45 magjistratët e r...
Përfaqësuesi i skuadrës speciale të Microsoft për sigu...
Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karcanaj, ka folur pasdit...
Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karcanaj, ka treguar se s...
Gazetarja Anduena Llabani ka bërë një paralajmërim, te...
Vrasja e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 2019-ës...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar dënimin me ...
Qeveria shqiptare ka marrë një vendim për veprimtarinë e d...
Në kulmin e sezonit turistik, në një kohë që plazhet do të...
Qeveria ka marrë vendimin që për çfo fermer që mbjell 1 he...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka marrë në mbrojtje Ilir Metë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...