Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Ish kryeministri Sali Berisha thotë se kjo ishte një javë që hoqi çdo maskë dhe tregoi se cili është Edi Rama i vërtetë.
Ai ka folur për dy raste që sipas tij tregojnë që kjo ishte një javë e zezë për kryeministrin Rama.
Në rastin e parë Berisha përmend mungesën e ftesës nga Micotaqis për të takimin informal të organizuar në 20 vjetorin e Deklaratës së Selanikut.
Gjithashtu lideri historic i PD solli në vëmendje një pjesë nga fjala e Ramës në Beld një ditë më parë për të cilën thotë se me këtë deklaratë Edi Rama ngjalli krupën të pranishmëve në sallë dhe neveri tek të gjithë ata që e dëgjuan.
Berisha thotë se nuk duhet harruar se Edi Rama, argati i Vuçiçit deri dy muaj më parë ishte mbrojtësi me fanatik i Ballkanit të Hapur sebo-rus.
Postimi i plotë:
Në Athinë nuk ftohet, në Bled përçmohet!
Të dashur miq, kjo ishte një javë që hoqi çdo maskë dhe tregoi se cili është Edi Rama i vërtetë.
Pak ditë më parë në takimin e rëndësishëm rajonal të organizuar në 20 vjetorin e Deklaratës së Selanikut, ku morën pjesë liderët e BE-së dhe ata rajonal, kryeministri Micotaqis nuk e ftoi Edi Ramën për shkak të qëndrimit despotik ndaj shtetit ligjor dhe shkelmimit të vlerave eurpiane në farsën elektorale të 14 maj 2023. Lajkatarët dhe mediat e tij u përpoqën t’i veshin ngjyra nacionaliste qëndrimit të Edi Ramës, mos lejimin nga ana e tij në kundërshtim me ligjin dhe precedentin të Fredi Belerit, fitues në Bashkinë e Himarës të bëj betimin. Lëpirësit e paguar të Ramës harruan se fshehja e interesave mafioze pas atyre nacionaliste u rikjuton njerëzve shprejen e Niçes se “Nacionalizmi është strofulla e fundi i horrave.”
Por pas Athinës, në Forumin e Bledit i plagosur rëndë Edi Rama neveriti dhe i ngjalli krupën audiencës kur deklaroi : “Kur Dritani (Abazoviç) po fliste, po e shikoja dhe po thoja me vete “kush” duhet të sulmojë “kë” në këtë panel për të marrë anëtarësimin më shpejt me Ukrainën. Dhe Bullgaria mund të sulmojë fare mirë Maqedoninë e Veriut, Kroacia mund të sulmojë fare mirë Serbinë, Serbia – Kosovën, Bosnja veten, pa asnjë problem. Ne nëse pyesnim grekët që të na bëjnë nderin dhe ata do na sulmojnë neve me shumë kënaqësi. Mali i Zi mund të luajë, të shullëhet në diell kështu që ne mund të jemi të gjithë gati për t’ju bashkuar trenit me Ukrainën”.
Me këtë deklaratë Edi Rama ngjalli krupën të pranishmëve në sallë dhe neveri tek të gjithë ata që e dëgjuan. Ai i lejoi vetes t’i drejtohet BE-së me gjuhën e një njeriu të pacipë, por në fakt edhe të tregojë mosrespekt e fyej si ordiner qindra mijëra martirë të kombit ukrainas që me gjakun, guximin, jetën e tyre në mbrojtje të lirisë sovranitetit të Ukrainës dhe mbarë vendeve të lira të Europës nga agresioni barbar rus firmosën për statusin e Ukrainës të vendit kandiat për BE.
Ky krahasim fyes e vulgar i Edi Ramës me të cilin më së paku barazoi agresorin me viktimën, është dëshmi e shpërthimit të përroit të tij psiqik pro-rus.
Nuk duhet harruar se Edi Rama, argati i Vuçiçit deri dy muaj më parë ishte mbrojtësi me fanatik i Ballkanit të Hapur sebo-rus. Ai është i vetmi në rajon dhe Europë që ka mbrojtur haptas mosrespektimin nga Serbia të sanksioneve të BE dhe NATO-s ndaj Rusisë, po kështu ai refuzoi për më shumë se një vit kërkesën direkte të presidentit Zelenski për mos pranimin e turistëve rus në Shqipëri, të cilet pasi vrisnin në Ukrainë femijë, burra, gra të pafajshëm vinin dhe bronzoheshin e dëfreheshin në plazhet tona për të vazhduar të shplodhur barbarinë e tyre ndaj kombit të lirë ukrainas. Si përfundim miq, kjo javë mund të quhet java e zezë e Edi Ramës./ CNA
Në Parkun Kombëtar të Lurës është aktive një vatër zja...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Komisioni Evrop...
Ka plasur në RTSH thonë, çfarë nuk po ndodh. Alfred Pe...
Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur lidhur me skandalin e ...
Sipërmarrësi dhe biznesmeni, Gjergj Luca ka ndërmarrë ...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas lajmit se sh-kryemin...
Robert Papa, gazetari nga Shqipëria që jeton e punon në SH...
Një 39-vjeçare është kapur me një shumë të majme parash të...
Ish-kryeministri Fatos Nano është shtruar prej disa di...
Fredi Beleri ka reaguar nga burgu pas intervistës së dhënë...
Sot, kryeministri Edi Rama u përpoq që t’i hiqte të gj...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas raport...
Në aksin rrugor Vlorë-Llogara në vendin e quajtur “Çesma”,...
Ministeriali "Transformimi Digjital në Rajonin e Ballkanit...
Nënkryetari i PD-së së Sali Berishës, Luçiano Boçi, në një...
Pajisjet mjekësore me defekt dhe mungesa e medikamenteve p...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë inspek...
Kryeministri Edi Rama ka qetesuar mjekët duke bërë me dije...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të martë një inspe...
Liqeni i hidrocentralit të Fierzës më i rëndësishmi në kas...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...