Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për sulmin ndaj “Top Channel”, ku për pasojë humbi jetën roja 60-vjeçar.
Përballë moderatorit Ylli Rakipi, Hoxha tha se ky ishte një sulm tipik mafioz, i cili mund të realizohet vetëm nga persona që kanë resurse ekonomike dhe në vend ka pak grupe kriminale që kanë mundësi ta realizojnë atë.
Sipas gazetarit, ky ishte një mesazh i qartë që tregon se autorët kanë dashur të tregojnë se nuk kanë frikë as nga shteti.
Artan Hoxha shtoi se edhe pse janë shoqëruar disa persona që shkonin në drejtim të Vlorës, ata janë verifikuar dhe deri tani nuk ka asgjë të re lidhur me autorët e ngjarjes.
Pra nga momenti që ka ndodhur ngjarja, e deri në momentin që po flasim, nuk ka asnjë lloj identikiti të autorëve të krimit.
"Nga momenti që ka ndodhur ngjarja dhe deri tani, informacioni më i saktë është dhënë nga Qetsori në Big Brother Vip. Duke qenë nga Vlora, e dalloi që ishte kallashnikov direkt.
Njeriu më i pafajshëm, që ishte për bukën e gojës, është Pal Kola, roja që u vra.
Ngjarja është tipike mafioze. Mënyra e organizimit dhe realizimit, është ngjarje tipike mafioze nga ato që kemi parë në atentatet e krimit të organizuar në Shqipëri. Një automjet i grabitur, një targë e grabitur, një skuadër që vepron me kronometër. Pas një ore gjendet makina e djegur me armët brenda dhe nga aty ndërpritet çdo fije. Kështu ndodhi edhe në Don Bosko. Këtë radhë e kanë bërë edhe më shkurt, sepse rruga ka qenë me e lirë.
Policia edhe orarin kur ka ndodhur ngjarja, nuk e ka të saktë. Ngjarja ka ndodhur ne 12:40. Një fuoristradë Range Rover… Atentatet kanë kosto, mjetet, koha që harxhon dhe qitësi, apo skuadra e ekzekutimit. Në rastin konkret, mjeti i përdorur, një Range Rover i grabitur në Shkodër. Targa i është grabitur një kameramani të Top Channel, pastaj ai e ka shitur.
Autorët vijnë nga krahu i autostradës, kalojnë para Top Channel, ecin 200 metra, kthejnë makinën, rikthehen para Top Channel dhe fillojnë të qëllojnë. Nuk është goditur pjesa nga është ndodhur roja i parë, por është goditur dera në krahun e majtë. Fuoristrata është afruar, ka ulur shpejtësinë dhe menjëherë dy persona kanë qëlluar në drejtim të Top Channel. Janë dy kallashnikovë që qëllojnë. Është goditur gardhi rrethues i Top Channel. Nga aty, kanë hyrë në katin e dytë të Top Channel.
Plumbi ka hyrë në një nga tubat e gardhit, ka bërë rikoshetë, ka hyrë në një panel alumini dhe kur predha ka hyrë në trupin e Palit, ajo shkakton më shumë dëm se plumbi i padëmtuar. Roja është përpjekur të hapë derën në drejtim të rojes tjetër dhe aty e kanë lënë fuqitë dhe ka dhënë shpirt, ka rënë në tokë dhe ka humbur jetën. Sido që ta marrësh, dëm kolateral, Pal Kola është njeriu më i pafajshëm në këtë histori. Rojet nuk përbënin asnjë rrezik për autorët.
Mediat nuk i ruajnë rojet, mediat i ruan reputacioni i tyre, imazhi që kanë. Autorët nuk kanë patur asnjë motiv të godisnin rojet e sigurisë.
E dyta, a kanë patur interes të godasin gazetarë? Në pozicionin që ndodhet Top Channel, ke 100 mënyra për të goditur këdo nga ata. Pra nuk ka të bëjë me emra konkretë të stafit. Pra asnjë gazetar nuk ka qenë objekt i goditjeve të tilla.
Të dy këto element tregojnë se autorët nuk kanë patur asgjë personale me gazetarët e Top Channel. Ata kanë goditur fasadën e televizionit. Pse them se objektivi ka qenë Top Channel? Ngjan shumë me ngjarjen e Don Boskos.
Ata kanë sjellë një mesazh shumë të fortë, një mesazh që atyre që u është adresuar, ka brenda edhe faktin që ne nuk duam t’ja dimë për shtetin. Kanë ardhur kanë qëlluar dhe kanë ikur. U kapën disa persona që shkonin në drejtim të Vlorës, u verifikuan. Nuk ka dalë gjë deri tani. Pra ne sot, nga ora 00:40 deri në momentin që po flasim, nuk ka asnjë lloj identikiti të autorëve të krimit. Janë të paktën tre vetë.
Ende në këtë moment nuk kemi një shpërblim që jepet në raste të tilla", tha Artan Hoxha./CNA.al
Komisioneri europian Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varh...
Ish-kryetari, humbësi serial i PD-së, Lulzim Basha, ka...
Presidenti austriak Van der Bellen ka dhënë mesazhe pë...
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka dënuar sul...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një deklaratë...
Ambasada britanike ka reaguar pas aktit kriminal ndaj ...
"Top Channel" ka reaguar në lidhje me sulmin me armë z...
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhj...
OSBE ka dënuar me forcë sulmin kriminal ndaj Top Chann...
Kandidati i PD-së për kryetar bashkie në Tiranë, Belin...
Kapiteneria e Vlorës ka ndaluar lundrimin e anijeve të vog...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Ish-kryetari i PD-së, humbësi serial, Lulzim Basha, ës...
Kryetari i Komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka dën...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar në lidhje...
Qendra Europiane për Lirinë e Medias (ECPMF) ka reaguar në...
Autoriteti i mediave audiovizive (AMA) ka reaguar në lidhj...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nd...
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, k...
Biznesmeni i mirënjohur Gjergj Luca, në shtëpinë e madhe t...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...