
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar ashpër pas vendimit të autoriteteve kufitare greke për shpalljen e gazetarit investigativ Artan Hoxha si person "non grata" në Greqi.
Sipas UGSH, masa është “absurde”, ekstremiste dhe pjesë e një serie praktikash të përsëritura ndaj gazetarëve shqiptarë.
UGSH i ka bërë thirrje Ministrisë së Jashtme shqiptare që të kërkojë menjëherë shpjegime nga palët greke dhe të aktivizojë mekanizmat diplomatikë paritarë për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve shqiptarë.
Ndër të tjera UGSH ka ngritur dyshimet se segmente të ekstremizmit politik dhe nacionalist në Greqi ndikojnë në hartimin e listave të gazetarëve shqiptarë që raportojnë për çështje historike, etnike apo për afera të homogjenëve grekë të shndërruar në shtetas grekë pas viteve '90.
Organizata ka informuar se u është drejtuar edhe institucioneve ndërkombëtare të medias dhe organizatave të lirive civile për solidaritet dhe reagim.
Njoftimi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
UGSH reagon ndaj vendimit të autoriteteve kufitare greke për shpalljen e gazetarit Artan Hoxha si person i padëshirueshëm.
Greqia në mënyrë absurde ka shtuar numrin e masave të njëjta ndaj gazetarëve shqiptarë. Kërkojmë reagimin e shtetit shqiptar dhe organizatave ndërkombëtare të lirive themelore.
Tiranë 24.11.2025
Përmes një dokumenti të firmosur dhe vulosur nga autoritetet e kontrollit kufitar, në pikën e kalimit në Kakavie, gazetarit investigativ Artan Hoxha i është konfirmuar urdhri i shpalljes si person i padëshiruar në Greqi.
Arsyeja e konfirmuar në dy gjuhë, në letrën që i është dhënë gazetarit është shprehur të jetë se:
"Cënon sigurinë e brendshme të BE-së (ose të një shteti të vetëm të BE-së)".
Asnjë sqarim tjetër specifik nuk i është komunikuar gazetarit të shpallur si person i padëshirueshëm dhe me rrezikshmëri për shtetin grek. Gazetari Hoxha nuk ka pasur dhe nuk ka qenë asnjëherë në ndjekje penale apo me probleme ligjore në këtë shtet, apo në ndonjë gjykatë të vendeve të BE.
Kjo është një masë ekstreme, por që shton numrin e gazetarëve shqiptarë të ndaluar të shkelin në teritorin e Republikës së Greqisë. Prej shumë vitesh një masë e tillë është shpallur për gazetarin e njohur Marin Mema. Sikundër njëjtë i është komunikuar urdhëri edhe Enrik Mehmetit.
Ndërkohë që kohë pas kohe gazetarë të ndryshëm janë penguar dhe mbajtur në seanca intervistimesh nga punonjës të policisë dhe shërbimeve greke në pikat kufitare dhe ato aeroportuale të shtetit fqinj, pa u dhënë arsye zyrtare të pengimit apo vonesës për kalim kufitar.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë prej vitesh ka ripërsëritur kërkesat për dhënien e arsyes zyrtare ndaj këtyre masave ekstreme ndaj gazetarëve shqiptarë.
UGSH u është drejtuar për solidaritet dhe reagime organizatave ndërkombëtare të gazetarëve si dhe institucioneve diplomatike.
Eshtë momenti që për këto raste të shtuara, Ministria jonë për Europën dhe Punët e Jashtme të kërkojë shpjegime dhe të aktivizojë mekanizmat e veta paritare, duke kërkuar shpjegime dhe mundësisht të ofrojë mbështetje për proceset e ndjekjes së çështjeve në rrugë ligjore.
UGSH shpreh dyshimin se segmente dhe individë të ekstremizmit politik dhe nacionalist në Greqi ndikojnë mbi struktura të shërbimeve dhe policisë greke për hartim listash të gazetarëve shqiptarë, që mbrojnë dhe raportojnë për të vërteta historike të shqiptarëve në Greqi dhe për afera dhe kriminalitet politik të homogjenëve grekë të shndërruar në shtetas grekë pas viteve ‘90-të.
Aktet e ndalimit dhe të shpalljes së gazetarëve si persona të rrezikshëm dhe të padëshirueshëm, nga shtete fqinje si Greqia, janë precedentë të rrezikshëm dhe sjellje kundër lirisë së qarkullimit, shprehjes së lirë dhe raportimit mediatik./ CNA
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka folur në Q...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, nga Brukseli në një prononci...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë vizitës në Bruksel në ...
Autoriteti i Konkurrencës ka miratuar një rregullore të re...
Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Korçë-Ersekë, ...
Reshjet e shiut në territorin e Qarkut të Lezhës vijojnë m...
Meteorologia Lajda Porja ka parashikuar se si do të jetë m...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka dorëzuar në...
Autoritetet e Republikës së Greqisë kanë shpallur ditën e ...
Reshjet e dëborës kanë pushuar në akset malore Koplik–Bogë...
Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problem...
Gazeta “Panorama” hapet me titullin: “INAUGURIMI ME 5 SHTA...
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos ka folur në ...
Ka disa ditë që media të paguara nga Erion Veliaj dhe fami...
Situata me motin e keq në bashkitë e qarkut të Shkodrës po...
Informacionet e qarkulluara në media për shkarje të rrugës...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka mbledhur në selinë e Aleancë...
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë p...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Kat...
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Cërrik....
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...