web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregulloren që lejon marrëveshje për kërkim-zhvillim mes bizneseve

24 Nëntor 2025, 12:52, Aktualitet CNA

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregulloren që lejon

Autoriteti i Konkurrencës ka miratuar një rregullore të re që lejon disa marrëveshje të kërkimit dhe zhvillimit mes bizneseve, duke i përjashtuar këto marrëveshje nga ndalimet e parashikuara në ligjin e konkurrencës.

Sipas kushteve të përcaktuara në rregullore, marrëveshja e kërkimit dhe zhvillimit duhet të përcaktojë që të gjitha palët kanë qasje të plotë në rezultatet përfundimtare të kërkimit dhe zhvillimit të përbashkët ose me pagesë për qëllime kërkimi dhe zhvillimi të mëtejshëm dhe për qëllime shfrytëzimi.

Qasja duhet të përfshijë çdo të drejtë të pronësisë intelektuale dhe 'know-how' që rezulton nga marrëveshja dhe kjo qasje duhet të jepet sapo të bëhen të disponueshme rezultatet e kërkimit dhe zhvillimit.

Kur marrëveshja e kërkimit dhe zhvillimit parashikon që palët kompensojnë njëra-tjetrën për dhënien e qasjes në rezultatet për qëllime kërkimi dhe zhvillimi të mëtejshëm ose për qëllime shfrytëzimi, kompensimi nuk duhet të jetë aq i lartë sa të pengojë efektivisht një qasje të tillë.

Institutet kërkimore, organet akademike ose ndërmarrjet që ofrojnë kërkimin dhe zhvillimin si shërbim tregtar pa qenë normalisht aktive në shfrytëzimin e rezultateve, mund të bien dakord të kufizojnë përdorimin e rezultateve për qëllime të kërkimit dhe zhvillimit të mëtejshëm.

Kur palët kufizojnë të drejtat e tyre të shfrytëzimit në përputhje me këtë Rregullore, veçanërisht kur ato specializohen në kontekstin e shfrytëzimit, qasja në rezultate për qëllime shfrytëzimi mund të kufizohet sipas rrethanave.

Përjashtimi i përcaktuar zbatohet edhe për marrëveshjet e kërkimit dhe zhvillimit që përmbajnë dispozita që lidhen me transferimin ose licencimin e të drejtave të pronësisë intelektuale te një ose më shumë nga palët ose te një entitet i krijuar nga palët për të kryer kërkimin dhe zhvillimin e përbashkët ose me pagesë, ose për shfrytëzimin e përbashkët të rezultateve, me kusht që këto dispozita të lidhen drejtpërdrejt dhe të jenë të nevojshme për zbatimin e marrëveshjes dhe të mos përbëjnë objektin kryesor të marrëveshjes.

Kur dy ose më shumë nga palët janë ndërmarrje konkurrente, përjashtimi do të zbatohet për kohëzgjatjen e kërkimit dhe zhvillimit nëse në momentin e lidhjes së marrëveshjes pjesa e kombinuar e tregut e palëve në marrëveshje nuk kalon 25% në tregjet përkatëse të produktit dhe teknologjisë.

Për marrëveshjet e kërkimit dhe zhvillimit ku rezultatet shfrytëzohen bashkërisht, përjashtimi i përcaktuar në këtë rregullore do të vazhdojë të zbatohet për 7 vjet nga momenti kur produktet e kontratës ose teknologjitë e kontratës hidhen për herë të parë në treg.

Nenit 4 i ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” i ndalon të gjitha marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg.

Megjithatë, neni 6 i ligjit lejon Komisionin e Konkurrencës të miratojë rregullore për kategori të caktuara të marrëveshjeve që përjashtohen nga ndalimi i parashikuar në ligjin në fjalë dhe kushtet që duhet të përmbushin marrëveshjet, për të përfituar nga përjashtimi i ndalimit./ Monitor





Lajmet e fundit nga