web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Maliqi nën ujë/ Ministrit Salla i merret goja e "përmbytet" me mashtrimet e natës

23 Nëntor 2025, 19:17, Aktualitet CNA

Maliqi nën ujë/ Ministrit Salla i merret goja e

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë prej disa ditësh vendin, ndërsa janë shkaktuar përmbytje masive në të gjithë Shqipërinë.

Pavarësisht situatës alarmante, ministri i Bujqësisë, Andis Salla është kujtuar të dalë mbrëmjen e sotme në terren dhe pikërisht natën, ku problemet për shkak të errësisrës evidentohen me vështirësi ose fare.

Edhe pse ka marrë mundimin të dalë jashtë zyrës dhe të shohë nga afër çfarë kanë shkaktuar përmbytjet, konkretisht në fshatin Sheqeras të Maliqit, ministri nuk merret vesh se çfarë thotë. 

"Siç e shikoni, jemi bashkë me Ministrin e Mbrojtjes dhe ekipin e Agjencisë Civile, ku bashkë me bordin e kullimit dhe bashkia që ka qenë gjithë kohës prezente në situatën që ka ndodhur ditët e fundit, ne kemi dis çarje në disa nga argjinaturat e disa lumenjve. Këtu jemi në një nga rrugët ku ne jemi duke shkuar për në çarjen, në mënyrë që sonte apo nesër në mëngjes të kemi arritur të përmbyllim pjesën e dëmeve, çarjeve të argjinaturave. Ne pak më parë ishim në një tjetër problematikë ku jemi drejt përfundimit. Këtu kemi bërë një devijim ku ujërat tashmë janë në drejtim të lumit, nuk ka më çarje nëpërmjet ujërave në toka bujqësore dhe kjo rrugë është duke u bërë për të kaluar dhe për të çuar të gjithë materialin e duhur në mënyrë që mos të kemi më problematikë gjatë çarjes së argjinaturës së lumit”, shprehet ministri. 

Ministri i qokave mashtron se po evidentohen edhe dëmet. 

"Sa për dëmet, ne do të evidentojmë pas mbarimit të gjithë problematikave në të gjithë territorin e Shqipërisë, atje ku kemi pasur dëme, do të evidentojmë pasi të kemi përmbyllur gjithë procesin e dëmeve ku realisht ka në disa nga shtratet e lumenjve apo problematikat në disa argjinatura, të cilat janë drejt përfundimit edhe në Sarandë, Fier e Lezhë ku kemi qenë prezent. Më pas do të vazhdojmë me evidentimin e të gjitha problematikave që janë ndaj fermerëve, blegtorëve dhe sektorin bujqësor”, ka thënë ministri.

Si duket Andis Salla ka marrë kohë për të dalë në terren, për shkak se është shumë i zënë me lëvizjet që po bën në ministrinë që drejton. Ministri po i ndërron të gjithë njerëzit që ka në strukturat e kësaj ministrie me një qëllim të vetëm. Ai ka filluar betejën e tij për t’u rritur politikisht dhe qëllimi është që të zëvendësojë Arbjan Maznikun në pozicionin kyç të drejtuesit politik të PS-së në Elbasan.

Për t’u forcuar politikisht ai po bën këto lëvizje si qoka, pra për t’u dhënë personave që kanë influencë në Qarkun e Elbasanit apo “shesin mend” se kanë 2,5 apo 10 vota, përfshirë individë të caktuar me dosje të dyshimta, që të marrin ofiqe në Ministrinë e Bujqësisë dhe më pas Andis Salla të luftojë për t’u bërë drejtues politik i Qarkut të Elbasanit. /CNA





Lajmet e fundit nga