Borë në akset malore Koplik–Bogë, Dedaj–Razëm dhe Bogë–Theth/ Apeli për drejtuesit e mjeteve
Reshjet e dëborës kanë pushuar në akset malore Koplik–Bogë...

Autoritetet e Republikës së Greqisë kanë shpallur ditën e djeshme me statusin “non grata”, gazetarin investigativ Artan Hoxha, duke e cilësuar “të padëshirueshëm” dhe kërcënim për rendin publik, duke ndaluar përjetësisht për të mos shkelur në territorin grek.
Gazetari Hoxha ka qenë ditën e djeshme duke udhëtuar drejt qytetit të Janinës, kur është ndaluar nga policia greke e kufirit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.
Në sportelin e policisë kufitare, ku kryhet kontrolli i pasaportave për qytetarët që hyjnë në territorin grek, gazetarit Hoxha i është komunikuar se nuk mund të hyjë në Republikën e Greqisë, pasi përbën rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme të këtij shteti.
Pasi i është marrë pasaporta, ai është mbajtur për rreth një orë në policinë greke. Rreth orës 10:30 me orën lokale i është komunikuar vendimi i autoriteteve greke, që e shpall “non grata” për një afat të pacaktuar.
Në vendimin që policia greke i ka dorëzuar gazetarit Hoxha, thuhet se:
1) është karakterizuar si person i padëshirueshëm.
2) konsiderohet person i rrezikshëm për rendin publik dhe sigurinë e brendshme, për shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të një ose shumë shteteve të Bashkimit Europian.
Më pas, gazetarit Hoxha i është vendosur kryq me stilolaps në pasaportë mbi vulën e policisë greke dhe i është kërkuar të largohet menjëherë nga territori grek.
Ky është një rast i përsëritur nga autoritetet greke ndaj gazetarëve shqiptarë, të cilët kanë denoncuar apo ekspozuar aktivitete të paligjshme në dëm të interesave të Republikës së Shqipërisë apo në dëm të interesave kombëtare shqiptare. Një vendim i tillë është marr më parë për gazetarin e "Top Channel", Marin Mema, i cili nuk është lejuar më të shkelë në territorin grek.
Pavarësisht se është një vend antar i Bashkimit Europian, shteti grek ka dëshmuar se vazhdon të njëjtën rrugë të penalizimit dhe diskriminimit ndaj gazetarëve shqiptarë, që “dëmtojnë” sipas tyre interesat kombëtare greke.
Gazetarit Hoxha i është komunikuar se ky vendim është marrë në fillimin e vitit 2024, në kulmin e fushatës për zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Europian, kur në listën për eurodeputet të partisë në pushtet Nea Dimokratia (Demokracia e Re) e kryeministrit Qiriakos Mitsotaqis, kandidonte Fredi Beleri me shtetësi shqiptare dhe greke.
Gazetari Hoxha përveç se ka denoncuar publikisht aktivitetin e Bejlerit në “Masakrën e Peshkepisë” në vitin 1994, ku mbetën të vrarë dy Dëshmorë të Atdheut, është përballur dhe në procese gjyqësore në Gjykatën Penale të Tiranës gjatë vitit 2023-2024.
Ndër të tjera, gazetari Hoxha e ka denoncuar aktivitetin e Bejlerit, në dëm të interesave shqiptare dhe në artikuj investigativë në median greke gjatë fushatës për zgjedhjet e parlamentit europian.
Për më shumë 23 vite, gazetari Artan Hoxha ka publikuar në media, kryesisht në "Gazetën Shqiptare" dhe televizionin "News24", artikuj investigativë dhe dokumentarë në lidhje me aktivitete në dëm të interesave shqiptare, duke filluar nga skandali i ndërtimit të varrezave të ushtarëve grekë në territorin e Shqipërisë, skandali i zhvarrimeve të eshtrave të fshatarëve të Kosinës për t'i paraqitur ata si martirë të ushtrisë greke të vrarë në Luftën e Dytë Botërore.
Gazetari Hoxha ka publikuar një seri të gjatë ndër vite investigime në lidhje me Masakrën e Peshkëpisë, ngjarje e ndodhur në vitin 1994, e cila përbën sulmin më të rëndë ndaj tërësisë territoriale të Republikës së Shqipërisë që nga mesi i viteve ‘60-të të shekullit të kaluar. Kjo masakër u krye nga një komando e ardhur nga territori grek, e cila sulmoi repartin kufitar të Peshkëpisë në Gjirokastër, duke marrë peng për disa orë, 130 rekrutë të ushtrisë shqiptare dhe duke vrarë Dëshmorët e Atdheut, komandantin Fatmir Shehu dhe ushtarin Arsen Gjini.
Gazetari Hoxha, në vijimësi ka sjellë prova dhe fakte, se në këtë ngjarje kanë qenë të përfshirë pjesëtarë të policisë greke, shtetas shqiptarë anëtarë në organizatën paraushtarake ultranacionaliste MAVI (Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit), bashkë me Fredi Bejlerin.
Në vitin 2018, gazetari Hoxha publikoi ekskluzivisht pamjet e ngjarjes së Bularatit, ku tregohej se shtetasi shqiptar me kombësi greke, Konstandinos Kacifas, nuk ishte një martir që po sulmohej pse mbronte simbolet kombëtare greke, për një terrorist të armatosur me kallashnikov, i cili hapi zjarr frontal kundër policisë së Dropullit.
Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024, gazetari Artan Hoxha bashkëpunoi me disa media të njohura greke në publikimin e artikujve që tregonin se si Fredi Bejleri kishte ndihmuar kriminelë shqiptarë t'i shpëtonin burgimit dhe drejtësisë greke, duke i paraqitur si minoritarë grek që kishin mbrojtur kishat ortodokse në Greqi…/ CNA
View this post on Instagram
Reshjet e dëborës kanë pushuar në akset malore Koplik–Bogë...
Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problem...
Gazeta “Panorama” hapet me titullin: “INAUGURIMI ME 5 SHTA...
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos ka folur në ...
Ka disa ditë që media të paguara nga Erion Veliaj dhe fami...
Situata me motin e keq në bashkitë e qarkut të Shkodrës po...
Informacionet e qarkulluara në media për shkarje të rrugës...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka mbledhur në selinë e Aleancë...
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë p...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Kat...
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Cërrik....
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri është shpr...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka reaguar lidhu...
Reshjet e dëborës kanë zbardhur edhe aksin rrugor Librazhd...
Tre emigrantë të paligjshëm nga Sudani të cilët po lëvizni...
Janë evidentuar plasaritje të mëdha në aksin Korçë-Ersekë....
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar informacionin në lidhje...
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar ...
Situatë kritike në aksin Qukës-Qafë Plloçë. Një rrëshqitj...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë ka d...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...