web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse nuk publikohen “përgjimet” (mashtruese) për Belind Këlliçin

23 Nëntor 2025, 20:55, Aktualitet CNA

Pse nuk publikohen “përgjimet” (mashtruese) për Belind

Ka disa ditë që media të paguara nga Erion Veliaj dhe familjarët e tij i japin zë një gënjeshtre, një intrige se gjoja në dosjen e Evis Berberit është përfshirë edhe Belind Këlliçi, i cili ka biseda për protestat që bënte tek bashkia e Tiranës. Në fakt kjo është një tezë e dëgjuar, e superpërmendur nga njerëzit e Erion Veliajt gjatë kohës që ishte protesta para bashkisë së Tiranës.

Kujtojmë këtu mediat e zdromsit, siç vetëquhet kryebashkiaku Veliaj, bënin thirrje për ta mbyllur protestën, hapnin intriga se e paguante Belinda Balluku, etj. Një nga mediat e akuzuara kemi qenë dhe ne për betejën tonë që kishim me kryebashkiakun e Tiranës, të cilën e kemi çuar deri në fund dhe po e vazhdojmë akoma.

Por kishte dhe nga ata që gjoja fshihen në strehën e opozitës, por paguheshin dhe janë të hapur. Ne i kemi treguar dhe me fatura, nga paratë e inceneratorëve, nga paratë e koncesioneve dhe nga qindra miliona lekët e dhëna nga vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj, nga kompania “Gogel”, e cila është nën hetim nga SPAK. Po flasim për miliona e miliona euro në disa vite.

Shkojmë më tej. Ditët e fundit na është thënë se ka disa përgjime, ka patur një reagim nga deputeti Belind Këlliçi, i cili i ka përgënjeshtruar ato.

Dhe më pas është pretenduar se kemi qenë ne, arsyeja e sulmit ndaj Irfanit, i cili ka hapur dyert e të vërtetës për Belind Këlliçin dhe se Belinda Balluku do t’i merrte partinë Saliut. Marrira, fantazma që një Zot e di nga prodhohen, por gjithsesi, meqënëse thonë që ka pasur përgjime gjatë kohës kur ka qenë në burg. Ku janë, pse nuk i nxjerrin kur i kanë dhe i dinë, apo i kanë lexuar?

Sepse ato përgjimet që janë para se të ishte në burg, i kanë mediat të gjitha dhe kush nuk i ka jemi të gatshëm t’ja vëmë në dispozicion të gjitha fashikujt e regjistrimeve dhe çfarë është gjetur në celularin e Evis Berberit, nga viti 2019, deri në ditën që është arrestuar, më 14 mars të vitit 2024.

Dhe nuk ka asnjë gjë, asnjë komunikim, siç pretendohet nga mashtruesit publikë të paguar nga vëllai i Erion Veliajt. Siç pretendohet nga ekranet e Irfan Hysenbelliut, të paguar nga Erion Veliaj dhe familjarët e tij.

Nuk është e vërteta e pazbulueshme, faktet dhe provat janë në dosje, përgjimet janë atje. Kanë gjetur mënyrën e gabuar për të gënjyer, ekran pas ekrani, në hapësira të dhëna në media, që i kanë shërbyer inceneratorëve, kryebashkiakut të Tiranës, mazhorancës apo dylekshave të dhëna nga segmentet e pushtetit.

Pyetja është e thjeshtë: Kur i kanë këto përgjime pse nuk i nxjerrin? Se ne dosjen e gjykatës dhe hetimin e kemi të zbardhur të gjithë, dhe po të ishin atje, as Mero Baze dhe as Carlo Bolino nuk do t’ja kursente Belind Këlliçit këto përgjime, sepse kanë shkruar gazetarët e tyre që i kanë parë dosjet.

Nuk do t’ja kursente as Çim Peka, i cili në fakt ka qenë nga këta artikuluesit e këtyre zërave idiotë se protestat para bashkisë së Tiranës, i sponsorizonte Belinda Balluku, ndërkohë që ishin poshtë zyrës së saj. Dhe Belinda Balluku ka qenë mjaft e vetëdijshme që pas Erionit do ta kishte radhën ajo. Kuptohet, Çimi duke luajtur pesëkatësh apo poker me zdromsin, fillonte nga këto qejfet e thashethemeve të tij, por që të vërtetën e di. Në fillim thanë se përgjimet s’kanë dalë, ndërkohë që përgjimet kanë dalë të gjitha.

Në fillim thanë se ka folur pasi ka qenë në burg, tani thonë pa rënë në burg. Dosjen e kemi të plotë dhe asgjë nuk nxjerrin. Po nëse ka folur Belind Këlliçi, na i jepni në përgjimet e tij se ja publikojmë në çast. Dhe boll me gënjeshtra, marrira, shpifje, fyerje dhe intriga të sponsorizuara nga interesat e burgut të Durrësit ose klaneve të këtij qyteti, që çështjet hetimore të bëra nga SPAK-u, dosjet e këtij institucioni, duan t’i kthejnë në intriga dhe interesa për përfitime klanesh të caktuara, deri të lidhura me krimin që kërkojnë të çjerrin njëri-tjetrin në betejën për pushtetin e stërzgjatur të Edi Ramës.

Ndaj mirë do ishte t’i nxjerrin këto përgjime, jo vetëm për Këlliçin, ashtu siç dolën ato të deputetit të Lulushit, apo të dhe një deputeti tjetër të zotit Basha, që më pas kishte dalë nga linja. Nga këta që e drodhën me vonesë.

Ndaj me të tilla skema dhe intriga mercenarësh, që shumë shpejt ju del tymi dhe nuk i duhen askujt, thjesht dhe vetëm mësojmë sa i fuqishëm është ende pushteti i parave të zdromsit dhe njerëzve afër tij. Sa të forta janë intrigat, pabesitë, thashethemet, që nga interesat e pushtetit, deri tek dylekshat si kockë për të qenë një pseudofaktor në treg që sjell vetëm zhurme dhe i shërben klaneve të krimit, korrupsionit që vërtet janë nën hetim nga SPAK dhe jo vetëm dhe thjesht në përgjime tek Evis Berberi apo tek mesazhet e Belinda Ballukut. Por që shkojnë përtej, te grupet e strukturuara kriminale dhe tek Sky dhe Encrochat. Apo të tjerë akoma që dalin nëpër telefona, si lëvozhga të hedhura në rrugë për tu shkelur me këmbë, pasi kanë përfunduar shërbimin e radhës. /CNA





Lajmet e fundit nga