Autoriteti i Konkurrencës miraton rregulloren që lejon marrëveshje për kërkim-zhvillim mes bizneseve
Autoriteti i Konkurrencës ka miratuar një rregullore të re...

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë vizitës në Bruksel në Qendrën Europiane të Politikave ka folur për vështirësitë gjatë punës në SPAK.
Dumani theksoi se ka pasur kërcënime dhe presione si nga politika ashtu edhe nga krimi i organizuar.
“Vështirësitë kanë qenë të shumta. Kujtoj këtu që SPAK-u është një institucion i ri, ne në dhjetor mbushim gjashtë vjeç, dhe gjashtë vite për një institucion janë pak.
Vështirësitë kryesore kishin të bënin me organizimin e institucionit, me bërjen e tij funksional. E kemi filluar në vitin 2019, vetëm me tetë prokurorë, në mungesë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe në mungesë të stafit administrativ, ndërkohë që ishte edhe periudha e COVID-it. Këto ishin vështirësi teknike, organizative dhe operative.
Një vështirësi tjetër ishte presioni i madh publik, pasi SPAK-u shihej, që prej krijimit, si një shpresë për funksionimin e institucioneve dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ndërsa pritshmëritë ishin të mëdha, mundësitë tona reale ishin të kufizuara.
Po ashtu, sfidë e rëndësishme ishte menaxhimi i presioneve dhe kërcënimeve të ndryshme që vinin drejt prokurorisë dhe prokurorëve të posaçëm, nga politika, nga media, por sidomos nga krimi i organizuar. Megjithatë, prokurorët e SPAK-ut kanë përvojë dhe janë të përgatitur për t’i përballuar këto presione, pavarësisht nga vijnë ato. Secili ka një përvojë të admirueshme dhe janë profesionalisht të maturuar.
Një sfidë tjetër ishte krijimi i besimit te partnerët ndërkombëtarë. Deri në vitet 2020–2021, institucionet shqiptare shiheshin me mosbesim, ndaj ndërtimi i këtij besimi ka qenë një proces shumë i vështirë. Sjell një shembull: në vitin 2021, kur isha shef i seksionit kundër krimit të organizuar, prita një delegacion nga një vend anëtar i Bashkimit Europian, i cili ishte shumë skeptik sa i takon bashkëpunimit me institucionet shqiptare.
Kishte ardhur për të ekzekutuar një letër-porosi të rëndësishme, por në bisedë dallohej qartë se nuk ishte i hapur dhe nuk ishte plotësisht i sinqertë për atë që kërkonte të ndërtonte në të ardhmen. I thashë shprehimisht:
'Ju të paktën njëherë duhet të na jepni besim të plotë. Na vini në provë, dhe nëse nuk e justifikojmë këtë besim, atëherë keni të drejtë të mos bashkëpunoni me ne.' Ky ka qenë një proces shumë i vështirë sepse mosbesimi ishte i madh, por duke bashkëpunuar ditë pas dite, besoj se e kemi kaluar edhe këtë pengesë. Sot kemi një bashkëpunim shumë të mirë me të gjitha institucionet e vendeve të Bashkimit Europian dhe më gjerë”, ka deklaruar Dumani./ CNA
Autoriteti i Konkurrencës ka miratuar një rregullore të re...
Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Korçë-Ersekë, ...
Reshjet e shiut në territorin e Qarkut të Lezhës vijojnë m...
Meteorologia Lajda Porja ka parashikuar se si do të jetë m...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka dorëzuar në...
Autoritetet e Republikës së Greqisë kanë shpallur ditën e ...
Reshjet e dëborës kanë pushuar në akset malore Koplik–Bogë...
Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problem...
Gazeta “Panorama” hapet me titullin: “INAUGURIMI ME 5 SHTA...
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos ka folur në ...
Ka disa ditë që media të paguara nga Erion Veliaj dhe fami...
Situata me motin e keq në bashkitë e qarkut të Shkodrës po...
Informacionet e qarkulluara në media për shkarje të rrugës...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka mbledhur në selinë e Aleancë...
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë p...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Kat...
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Cërrik....
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri është shpr...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka reaguar lidhu...
Reshjet e dëborës kanë zbardhur edhe aksin rrugor Librazhd...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...