Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Nga Ylli Pata
Ka dy ditë që flitet për fenomenin e përkrahjes së kandidatëve që quhen ?të fortë? dhe mos suksesit të emrave të njohur politik të vendit.
Jozefina Topalli është dëshmia më domethënëse e këtij fenomeni. E cila dje dha dorëheqjen pas një rezultati të dobët që arriti në rang kombëtar e në veçanti në bastionin e saj në SHkodër.
Ku Lëvizja për Ndryshim ka marrë në rang qarku 1389 vota, ndërkohë ku Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka korrur një triumf politik në të gjitha bashkitë e qarkut Shkodër. Ka marrë 16425 vota, që realisht janë gati sa votat e marra në vitin 2017, por që këtë radhë PSD ka dëmtuar rëndë Partinë Socialiste, duke i hequr një mandate. Kjo ka ndodhur se Partia Demokratike ka pasur një rritje votash, një mobilizim i mbështetësve të opozitë që në Shkodër janë në shumicë prej 30 vjetësh.
Në fund të numërimit ka dalë që më shumë vota në këtë qark kanë marrë Tom Doshi, Paulin Sterkaj, Agron Çela, apo edhe të tjerë kandidatë që nuk e kanë aureolën politike të zonjës Topalli. Pse ndodh kjo?
E nëse shikojmë me vëmendje, zonja Topalli nuk është se ka marrë pak vota në zonat rurale të qarkut por edhe në Bashkinë Shkodër, ku PSD-ja e Doshit është sa dyfishi i ish-kryeparlamentares.
Ky fenomen do analizuar realisht, pasi kemi të bëjmë me thyerjen e nje miti, që ishte cilësuar si ?Zonja e Hekurt?e Partisë Demokratike.
Mbështetësit e Partisë Demokratike, me një turr kanë nisur ta sulmojnë Topallin, duke e konsideruar që ajo është ndëshkuar si ?tradhëtare?, ndërkohë nuk shqetësohen fare për votat e tyre, ku PD e ka humbur Shkodrën; ka marrë 5 mandate nga 11 që ka gjithsej, pra është në minorancë në qark.
Shkodra realisht prej vitesh po përjeton një realitet që nuk ka të bëjë me politikën: është e polarizuar skajshëm, që është fenomen që ka sjellë përplasjen. Ku promovon kandidatët që nuk vendosin politikën e arsyen si argument, por forcën dhe përballjen. Burrërinë, kanunin, marrëdhënien tribal e jashtëpolitike.
Në këtë fushë, persona që vijnë nga biznesi, nga marrëdhënia ekstrapolitike kanë precedencë. Tom Doshi për shembull, ka marrë një pjesë të madhe të fetës së elektoratit socialist në qark, pasi ata e shikojnë Tomën, si njeriun që përballet dhëmbë për dhëmbë me sulmin e demokratëve. Por ka edhe një element tjetër të suksesit të Doshit në Shkodër; një marrëdhënie që ai e ka lidhur me njerëzit me vite që nga 2005.
Tom Doshi, kandidoi në vitin 2005 në një zonë mazhoritare që përfshinte Anën e Malit e Velipojën që ishin të majta dhe Bushatin që ishte i djathtë. Me të dy zonat ai arriti të punojë familje për familje me njerëzit, duke ndihmuar edhe individualisht njerëz e familje në çaste dramatike për ta. Dhe këto histori në Shkodër janë kronikë.
Ndërkaq, edhe kandidati socialist Paulin Sterkaj ka një popullaritet të njohur në zonën e tij; Malësinë e Madhe, prej shumë vitesh, si kur ka qenë deputet i PS-së, por edhe i PD-së në vitin 2009.
Ka një marrëdhënie të afërt me komunitetin, të cilin e ka mbrojtur edhe në beteja ligjore, që nga historia e kërpit industrial e deri tek bindja e Edi Ramës për të sjellë investime në atë zonë. Malësia e Madhe ka pasur një sërë investimesh të rëndësishme në zonë, kryesisht në infrastrukturë, turizëm etj që kanë sjellë një rritje të ekonomive të vogla. E ku Sterkaj ka qenë protagonist në lobimin e tij.
Në të njëjtën skemë ka pasur sukses Agron Çela i LSI, i cili është një ndër të katër deputetët e LSI që arriti të përballojë presionin ?vrastar? të Ilir Metës për partinë e Ilir Metës.
E në këtë panoramë të rëndë dhe polarizuese, duket nuk ka pasur vend për alternative të qeta, të treta, por ka pasur një betejë të fortë ku Tom Doshi ja ka arritur të mbajë pozitat e tij.
Zonja Topalli, realisht edhe nuk ka bërë fare fushatë të fortë në territor, duke i besuar asaj që ajo mendonte se mund të kishte si trashëgimi politike në Shkodër. Por fakt është se mbështetësit e Jozefina Topallit ka disa herë që e propozojnë atë si një kandidate për deputete, por kur Jozefina vjen me një parti tjetër, ata nuk e tradhëtojnë Partinë Demokratike. Kjo është logjikë bastioni. Ato 1389 votat e Lëvizjes për ndryshim, duken pak, por gjithsesi janë një shenjë, që në të ardhmen ndoshta do të jenë përcaktuese, sidomos për bashkinë Shkodër kur të jenë zgjedhjet lokale.
Sepse, nëse i referohemi faktit që Agron Çela, kandidat i LSI-së, ka marrë gjithmonë vota të majta në qytet dhe zonat përreth, Partia Demokratike nuk është shumicë në bashkinë Shkodër. Dhe me një kandidat jot ë PS-së, por që vjen nga e djathta por që të mos ketë lidhje me PD-në e Bashën, do të fitonte menjëherë sipas rezultateve të 25 prillit?
Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, ka shumë personazhe...
Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo, e cila ishte pjesë e list...
Nga Skifteri“Merruni me kutitë, merruni me votat e pavlefshm...
Partia Socialiste ka filluar procedurat për shkarkimin e pre...
Në demokraci ka një parim, kush humbet zgjedhjet, largohet.P...
Një ndër kandidatët më të votuar tëPD, Agron Shehaj ka reagu...
Nga Fatos Hoxha*Fjalorët e shpjegojnë paradoksin si një dekl...
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Ra...
Presidenti Ilir Meta ka folur sot para mediave për zgjedhjet...
Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar ndjesë qytetarëve, pasi si...
Lëvizja Socialiste për Integrim doli nga zgjedhjet e 25 Pril...
Në Qarkun e Tiranës, LSI ka fituar dy mandate. E para është ...
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka konfirmuar emrat e dep...
Floriana Garo erdhi me bujë si zëdhënëse e fushatës të Lulzi...
Gazetari Edi Oga thotë se dorëheqja është veti e liderave të...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka falënderuar të gjithë q...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, ka kërkuar së...
Gjykata Kushtetuese ka caktuar 18 majin si datën për përball...
Ibsen Elezi që më herët ka drejtuar degën e PD në Kukës, edh...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në vendin tonë kanë...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...