Koronavirusi/ Historiani i ekonomisë: Ndodhemi ende në fillim të krizës
Kriza Corona ka ngjashmëri me ekonomitë e luftës, thotë hist...
Nga David Brooks ?The New York Times?
* Gjithçka mund të duket kaq absurde. Disa mutacione biologjike të rastësishme janë përhapur anembanë globit, duke vrarë mijëra njerëz, duke ndarë familje, dhe duke bërë pluhur e hi shumë ëndrra. Jeta dhe vdekja, mund të duken si tërësisht arbitrare. Fetë dhe filozofitë, mund të na duken si shaka mizore.
Gjëja e vetme që ka rëndësi është mbijetesa. Pa frymëzimin e një kuptimi më të lartë të ekzistencës sonë, do të triumfonte egoizmi. Dhe ky mentalitet, është tundimi i momentetit. Por natyrisht që është i gabuar. Ne do ta shohim më vonë këtë aktualen, si një nga periudhat më domethënëse të jetës sonë.
Vuajtja mund të ketë edhe efektet e aaj pozitive. Ne po mësojmë më shumë mbi veten në këto kohëra të vështira. Dallimet partiake nuk duken aq të mprehta në sallat e urgjencave nëpër spitale, por pabarazia në botë duket më e turpshme, kur ndryshimi midis të pasurve dhe të varfërve është jeta ose vdekja.
Duke shkruar nga çmenduria e Holokaustit, Viktor Frenkël, na kujtoi se ne nuk zgjedhim sot problemet që hasim në jetë, por jemi të lirë të zgjedhim se si të reagojmë. Domethënia e jetës, argumentoi ai, vjen nga 3 gjëra: puna që ne ofrojmë në kohë krize, dashuria që japim, si dhe aftësia jonë për t?u shfaqur guximtarë përballë vuajtjes.
Kërcënimi mund të jetë nën ose mbinjerëzor, por që të gjithë ne kemi mundësinë të nxjerrim deri në fund në pah dinjitetin tonë. Unë do të shtoja edhe një burim tjetër të kuptimit të kësaj jete. Është historia që do të tregojmë nesër për këtë moment.
Dhe është mënyra se si e lidhim momentin tonë të vuajtjes, në një histori më të madhe të shpërblesës. Është mënyra sesi ne ia dolëm në atë histori. Epidemia është sot është një përbindësh i padukshëm, por ajo po i jep jetë një bote më të mirë.
Sidomos pandemia e fundit, po na godet pikërisht në pikat ku jemi më të dobët, dhe po ekspozon pikërisht ato sëmundje që i kishim toleruar për shkak të përtacisë sonë. Ne jemi tashmë një komb i ndarë, dhe epodemia po na bën të distancohemi nga njëri-tjetri.
Ne e përkufizojmë veten më shumë nga karrierat që kemi, dhe epidemia kërcënon t?i shkatërrojë ato. Ne kemi një kulturë të paartikuluar moralisht, dhe mbi të po ngrihen tani pikëpyetje themelore. Kësisoj, epidemia po kërkon që ne t?i adresojmë problemet tona, në mënyra që nuk ishim të detyruar më parë.
Epidemia po nxit kreativitetin tonë. Shoqëritë janë më pjellore, pikërisht gjatë krizave ekonomike dhe sociale. Tashmë, në këtë botë po vjen një energji e re. Imazhi paradigmatik i kësaj krize, janë të gjitha imazhet në internet të njerëzve që gjejnë mënyra për të kënduar dhe kërcyer së bashku, edhe duke qenë fizikisht të distancuar.
Këto video na kujtojnë atë moment të Eksodit biblik, kur Miriam shpërthen në këngë.?Është vallja, ajo që gjeneron dritën. Gratë prodhojnë një energji, nën dritën e së cilës të gjithë marrin pjesë në mënyrë të barabartë në praninë e Zotit?-shkruan Avivah Zornberg.
Tashmë në botë po ndodh një zhvendosje vlerash. Ne jemi të detyruar të vazhdojmë lidhjet tona njerëzore. Marrëdhëniet midis nesh, po bëhen më të forta nga presioni i frikës së ndërsjellë. Të gjithë synojnë të kenë lidhje më të forta, dhe një kujdes më të madh ndaj njëri-tjetrit.
Ndërkohë në botë po ndërmerret edhe një veprim i ri. Unë zhvillova një leksion online me 3.000 studentë që janë pjesë e Forumit Veritas. Një pyetje endej në mendjen e tyre:Çfarë mund të bëj tani, në këto kushte? Unë pata një komunikim online me 30 endës, dhe secili prej tyre kishte filluar një aktivitet të ri për t?u shërbyer fqinjëve të tyre.
Një zonjë po u shpërdante komshinjve fara perimesh, në mënyrë që familjet të mund të mbjellin perime kopshtet e tyre. Disa njerëz po rivendosin në shtëpitë e tyre dritat e festave të fundvitit, për të përhapur njëfarë gëzimi. Ndërkohë në mbarë botën, po ndodh këto javë një reflektim i thellë.
Me të gjithë që flas këto ditë, dëshirojnë të bëjnë biseda të thelluara, dhe të shtrojnë pyetje nga më themelore:Nëse mushkëritë e tua do të jenë mbushur me ujë pas një jave, a do të ishit i kënaqur me jetën që keni jetuar deri tani? A e dini se ku gjenden burimet tuaja më të besuara shpirtërore dhe të marrëdhënieve? Cila është mënyra specifike, sesi po i shërbeni të tjerëve?
Të gjithë na është caktuar detyra të përballemi me frikën tonë. Unë nuk e di për ju, por qëkur nisi kjo situate, unë kam pasur një lloj stresi që më jep dhimbje në stomak, dhe është një ndjesi që nuk më ka ikur ende.
Por gradualisht zbuloni, ashtu si unë edhe ju besoj, se keni burimet e duhura për t?u përballur me këtë situatë, ndërsa e luftoni frikën përmes bisedave, dhe veprimit të drejtpërdrejtë. Nga grahmat e ankthit të vdekjes, del një vete më e fortë.
Vuajtja mund të jetë vërtetë shpërblyese. Prandaj, kjo e tanishmja është një moment domethënës. Dhe është pikërisht ky kuptim, që do të na frymëzojë dhe do të na mbajë bashkë ndërsa gjërat po përkeqësohen. Në situata të tilla, kuptimi mbi jetën është një ilaç jetik për shpirtin./Përshtatur nga CNA.al
Kriza Corona ka ngjashmëri me ekonomitë e luftës, thotë hist...
Vdekja e Adolf Hitlerit përmes vetëvrasjes më 30 prill 1945,...
Europianët po e paguajnë reagimin e vonuar të qeverive europ...
Nga Jeffrey Kluger “Time”Ndërsa pandemia e koronavirusit, va...
Gjatë Mesjetës së vonë, jeniçerët ishin forca më e fuqishme ...
Egoistë. Budallenj. Të rrezikshëm. Të ligj. Këto janë fjalët...
Ministrat e jashtëm të Bashkimi Evropian, çelën të martën dr...
Nga James Jay Carafano “National Interest”Herët a vonë, bota...
Bashkë me fatkeqësitë natyrore, sëmundjet infektive janë ndë...
Nga Ross Clark “The Spectator”* A ka diçka të veçantë në të ...
Nga Stephen E.Nash “Sapiens”* Bota gjendet sot nën kthetrat ...
Nga Ferdinando Giugliano “Bloomberg View”* Italia po e përsh...
Që Ballkani Perëndimor si kopshti i brendshëm i Europës të j...
Koronavirusi, ka detyruar miliarda njerëz të izolohen në sht...
Rritja dramatike e numrit personave të infektuar me koronavi...
Nga Johann Fortwengel “The Conversation”* Vetëdija se jeta j...
Nga Annalisa Chirico “Il Foglio”* Jan Bremer ndodhej prej nj...
Nga António Guterres “Corriere Della Sera”Shqetësimi i shkak...
Është e mërkura e datës 14 prill 1943. Një mbrëmje pranveror...
Në shekullin e XVII-të, ndodhi spekulimi i parë i madh tregt...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...