web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Çmimi Nobel në Letërsi, është tashmë një shaka e madhe

12 Tetor 2019, 07:29, Blog CNA

Nga Alex Shephard ?New Republic?

* Pas një mungesë 1-vjeçare, për shkak të një një skandali të shëmtuar dhe të ndërlikuar të abuzimit seksual dhe shpërdorimeve financiare, çmimi Nobel në Letërsi u rikthye në vitin 2019 me një lloj sharmi tërheqës. Komiteti Nobel i Akademisë Suedeze, njoftoi se do të jepte jo një, por dy çmime, për të kompensuar mungesën e çmimeve vitin e kaluar.

Dhe premtoi, pas një periudhe vetë-reflektimi intensiv të imponuar nga skandali, se gjithçka do të ndryshonte. Në përpjekje për të rifituar besimin e publikut, Komiteti njoftoi në fillim të këtij viti se do të ishte më transparent. I akuzuar shpesh për eurocentrizëm, ai u zotua të zgjeronte gjeografinë, për të përfshirë shkrimtarë më të mirë edhe nga pjesa tjetër e botës.

?Ne kemi nevojë të zgjerojmë fushëpamjen tonë?- u shpreh Anders Olsson, kreu i ri i komitetit.  Por kur Olson shpalli fituesit e çmimit Nobel për vitin 2018 dhe 2019, u bë e qartë se Akademia Suedeze do të ndizte më tej, dhe jo zbuste kritikat ndaj saj.

Fituesja e çmimit Nobel për vitin 2018 ishte Olga Tokarçuk, një romanciere polake, vepra ambicioze dhe thellësisht politike e të cilës, e ka shndërruar në një armike të hapur të nacionalistëve në vendin e saj. Nobeli për vitin 2019 u fitua nga austriaku Peter Handke, një nga romancierët më të mëdhenj të brezit të tij, por që sot është më i famshëm për lavdet që i ka thurrur Sllobodan Milosheviçit, udhëheqësit ushtarak serb që vdiq në Hagë, teksa ishte duke u gjykuar për krime.

Pra kjo ishte çdo gjë, veçse jo një shkëputje nga e shkuara e afërt problematike e Akademisë. Përkundrazi, siç më tha gazetari suedez dhe njohësi i mirë i këtyre çmimeve, Jens Liljestrand, ?çmimet pasqyrojnë krizën e identitetit të Akademisë?. Handke ka të ngjarë të jetë ?një lloj lëshimi për gardën e vjetër të Akademisë?, ndërsa Tokarçuk përfaqëson llojin e zërit të ri që Olson tha se synon të promovojë.

Dhe që të dyja çmimet, tregojnë se megjithë ambiciet e saj globale të pranuara nga shumëkush, Çmimi Nobel në Letërsi, sillet ende vetëm rreth Evropës. Sot është e vështirë të dallosh se çfarë përfaqëson tashmë ky çmim, përveç polemikave që shkakton në muajin tetor të çdo viti.

Tokarçuk është një shkrimtare e talentuar në zhvillim, që ka fituar çmimin ?Man Booker Prize? në vitin 2018. Vepra e saj sfidon mitet nacionaliste, që ushqehen dhe shfrytëzohen nga një numër despotësh në rritje në mbarë Evropën, përfshirë këtu edhe në Poloninë e saj.

Me romanin historik 1000 faqësh ?Librat e Jakobit?, i vendosur në Evropën në shekullin XVIII, ajo fitoi çmimin ?Nike?, çmimin kryesor letrar në Poloni në vitin 2015, gjë që shkaktoi shumë debate. ?Me këtë libër Olga synon të luftojë ksenofobinë, që ndeshet sot kudo me shumicë?- thotë Xhenifer Kroft, që aktualisht është duke e përkthyer librin e saj në gjuhën angleze.

?Romani tregon se në Epokën e saj të Artë, Polonia ishte vërtet shumë e ndryshme. Portreti i një kombi të larmishëm polak, zemëroi shumë njerëz. Shumë njerëz i kërkuar të largohet nga vendi, pasi ishte një ?tradhtare? e kombit. Reagimet kundër janë zbehur disi, por jam i sigurt se me fitimin e këtij çmimi, sulmet ndaj saj do të rinisin?- shton Kroft.

Fitorja e Tokarçuk, është një përkujtesë se çmimet e së kaluarës për shkrimtarë si turku Orhan Pamuk, një shfaqje solidariteti me ata që i rezistojnë drejt autoritarizmit dhe persekutimit në vendin e tyre. Ky çmim ishte, në përputhje me ndryshimet që Akademia Suedeze u zotua të kryejë pasi skandalit të vjetshëm.

?Olga ka mbrojtur prej kohësh kauzat dhe shqetësimet e grave. Ajo është një shkrimtare e shkëlqyer e romaneve polifonike, që japin një larmi këndvështrimesh?- shprehet Kroft.

Në një farë mënyrë Handke, është një laureat më tradicional i Nobelit.

Ai u bë i njohur si në fillim dramaturg, më pas spikati si një romanicier, duke shkruar një varg kryeveprash autobiografike, ku mund të përmendet ?Një trishtim përtej ëndrrave?  ku flet mbi vetëvrasjen e nënës së tij, ?Përsëritja? (që ka të bëjë me kërkimin e tij për identitetin në ish-Jugosllavi), dhe libri 1 mijë faqësh ?Viti im në gjirin e askushit? .

Pas vitit 1972, ai nisi një bashkëpunim të gjatë me regjisorin Vim Venders, që solli realizimin e një sërë filmash. Nëse do të kishte fituar Nobelin të themi në vitin 1994, ai do të shihej si një laureat shembullor. Por gjatë 2 dekadave të fundit, politika e Handke e ka kompromentuar veprën e tij letrare.

Duke filluar nga fundi i viteve 1990, ai ka qenë qartazi në mbrojtje të nacionalizmit serb, duke argumentuar se serbët ishin viktimat e vërteta të Luftërave Ballkanike. Në traktin i tij pro-serb ?Një udhëtim nëpër lumenj:Drejtësi për Serbinë?, ai pretendon se masakra më e madhe që ka ndodhur në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, ajo e Srebrenicës, ishte një lloj operacioni i ?inskenuar? nga myslimanët boshnjakë, megjithë provat kokëforta dhe konsensusin ndërkombëtar, se ajo u krye nga serbët.

Sikurse u shpre Majkëll Mekdonald i ?The American Scbholar?s?, Handke vazhdoi ?të ushqejë mitin kryesor të Milosheviçit mbi vuajtjet serbe?. Ai i krahasoi serbët me hebrenjtë gjatë Holokaustit, megjithëse më vonë kërkoi falje. Ndërsa në vitin 2006, mbajti një fjalim në funeralin e Millosheviçit, duke thënë: ?Unë nuk e di të vërtetën. Por unë shoh, dëgjoj dhe ndiej. Dhe më kujtohet. Kjo është arsyeja pse jam këtu sot, pranë Jugosllavisë, pranë Serbisë, pranë Sllobodan Millosheviçit!?.

?Ka një pikëpamje, sipas së cilës çmimi Nobel për letërsi i shkon shpesh dikujt, qëndrimi politik i të cilit është simpatik në një moment të caktuar?- shkruajti Alen Xhenkins në shtojcën letrare të revistës ?Times?, kur çmimin e fitoi shkrimtari britanik Harold Pinter në vitin 2005. Në atë kohë, shumëkush besoi se ai po shpërblehej për qëndrimin e tij agresiv kundër Luftës së Irakut.

Por vendimi për Handken, sugjeron që Komiteti Nobel ka marrë një qasje të kundërt. Ai mund të interpretohet edhe si një deklaratë:Nuk do të vërë me re korrektësinë politike. Do të shpërblejë cilido që dëshiron. Ekziston ndërkohë edhe një mundësi tjetër. Kriza gjithëpërfshirëse e Çmimit Nobel nuk është unike.

Dikur arbitri i fundmë i letërsisë së madhe, Nobel është përpjekur të mbetet sot i rëndësishëm, pikërisht në epoën e një fragmentimi kulturor. Ai nuk mund të vazhdonte më në rrjedhën e vet historike – duke ia dhënë çmimin shkrimtarëve të panjohur evropianë, të cilët nuk do të ngjallnin ndonjë zemërim në media (dhe mediat socialet)- dhe të mbetej i rëndësishëm.

Në vitin 2016, Komiteti i Nobelit hodhi një hap të guximshëm dhe të diskutueshëm, duke ia dhënë çmimin Nobel për Letërsi muzikantit Bob Dilan, dhe leksioni që u mësua prej saj duket se është i vjetër:Nuk ka publicitetet të keq.

Dhënia e këtij çmimit Handkes, pas një sqarimi paraprak se Akademia synon të bindë se po ndryshon mënyrat e saj të përzgjedhjes, mund të përjetohet vetëm si shokuese. Ndoshta misioni kryesor i Komitetit Nobel këto ditë, nuk është të diversifikojë mënyrën e përzgjedhjes ose evoluojë, por të tallet më çmimin që jep./Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga