Mbajtja e një qeni, zvogëlon rrezikun e vdekjes tek personat me probleme në zemër
Një studim i kohëve të fundit i kryer në Suedi, zbuloi se rr...
Nga Jacob Heilbrunn ?National Interest?
* Po bëhet gjithnjë e më e qartë, pse Donald Trump nuk kërkoi ndjekjen penale për Hilari Klintonin pas presidencialeve të vitit 2016. Ai nuk donte që ta ?vriste? atë politikisht. Përkundrazi, ai duket se dëshiron që të garojë sërish kundër saj në zgjedhjet e 2020-ës.
Në atë që po interpretohet si një lutje për një përballje tjetër, Trump përmendi në një postim të fundit në Tëitter zonjën Klinton, teksa shprehu pakënaqësinë e hapur ndaj rivales potenciale demokrate Elizabet Uorren.
?Unë mendoj se Hilari Klinton duhet të hyjë në garë, për të provuar edhe njëherë, dhe për të mposhtur brenda partisë majtisten ekstremiste Elizabet Uorren. Por vetëm me një kusht. Ajo duhet të shpjegojë para publikut të gjitha krimet dhe sjelljet e saj antiligjore, përfshirë edhe arsyen pse fshiu 33.000 e-mailet e postës së saj elektronike?- shkruante Trump.
Pak orë më vonë, Klinton reagoi duke iu përgjigjur:?Mos më tundoni. Bëni punën tuaj!?. Po sa i madh është tundimi i zonjës Klinton? Ajo nuk është pajtuar asnjëherë me humbjen e saj. Mundësia për t?u bërë presidentja e parë grua në SHBA duhet të jetë tërheqëse.
Sidomos kur Klinton po e sheh se Uorren, një politikane e rritur nën ndikimin e saj, mund të bëhet kandidatja zyrtare e Partisë Demokratike. Pastaj është joshja e madhe e një revanshi ndaj Trumpit, njeriu që përkundër të gjitha shanseve, u zgjodh president i SHBA-së, duke sabotuar jo vetëm shfaqjen e saj të madhe plot fishekzjarre natën e zgjedhjeve buzë lumit Hadson, por edhe në aspiratat politike.
Një sondazh i publikuar të hënën, sugjeron se ajo dhe Trump do të merrnin secili 45 për qind të votave nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin brenda pak ditësh. Kur është fjala për Trump dhe Klinton, një psikolog mund të arrijë në përfundimin se ata të dy kanë një marrëdhënie të fortë varësie nga njëri-tjetri.
Asnjeri nuk mund të ekzistojë realisht pa tjetrin, të paktën në sferën politike. Ndërsa përballet me impeachment-in, Trump e di se askush nuk mund të shërbejë më mirë si një ?kamardare shpëtimi? sesa zonja Klinton. Është Hilari, mendon ai, më e neveritshme për amerikanët, dhe jo unë.
Atashimi i emrit të tij me të sajin, i siguron atij një lloj mburoje për çdo sjellje të gabuar që mund të ketë kryer. Megjithatë, perspektiva që Hilari të rikandidojë për presidente janë thuajse zero. Partia Demokratike po sheh përpara. Sipas ?Rasmussen Reports?, vetëm 18 përqind e demokratëve, duan që ajo të kandidojë sërish, dhe Hilari e di këtë.
Siç deklaroi vetë në muajin mars të këtij viti:?Unë nuk do të kandidoj, por do të vazhdoj të punoj, të flas dhe mbroj vlerat që besoj?. Pra me këtë mënyrë, ajo synon që të dëmtojë më tej figurën e Trumpit. Nëse aktiviteti i saj i fundit mund të cilësohet një lloj sinjali, atëherë mund të thuhet se po bëhet më agresive në përdorimin e mediumit të preferuar të Trump, Tëitter-it, kundër tij.
Në fakt, teksa Trump po konsumohet gjithnjë e me shumë nga perspektiva e impeachment-it, dhe lavdëron ?mençurinë e tij të madhe dhe të pakrahasueshme?, slogani ?bëj punën tënde? mund të përdoret kundër tij në një mënyrë efektive. Fakt është se Trumpi, që po i gëzohet mandatit të presidentit, nuk ka punuar asnjëherë aq shumë sa paraardhësit e tij.
Shumë ditë Trump i ka kaluar duke luajtur golf. Dhe akuza më e rëndë që ai mund të artikulonte kundër Xho Bajdenit, ishte se ai luan golf me një biznesmen ukrainas (një akuzë që rezulton të jetë e pasaktë). Një faqe e internetit që merret enkas me matjen e kohës së veprimtarisë së tij si president, raportoi se deri më 5 tetor të këtij viti, Trump ka luajtur golf 237 herë, dhe se ka kaluar ?gati 22 përqind të ditëve të tij në detyrë, në një nga fushat e tij të golfit dhe për një pjesë të mirë të ditës?.
Ndërkohë, fushat e tij të golfit në Skoci humbën 14.3 milionë dollarë në vitin 2018. Sipas së përditshmes ?The Ëashington Post?, ?këto të dhëna shtojnë më tej presionin mbi 2 investimet kryesore të presidentit Trump jashtë SHBA-së, në një kohë kur kompania po përballet me reagime në shumë fronte, përfshirë shumë klientë që po shmangin frekuentimin e biznesit familjar të presidentit për arsye politike, dhe kur të apasionuarit pas golfit, janë të mërzitur nga planet e kompanisë për të ndërtuar aty qindra shtëpi të reja.
Në këto kushte, askush nuk duhet të habitet pse Trumpi kërkon të shmangë vëmendjen nga telashet e tij të shumta. Por Klintoni nuk do të shërbejë si ?kamardarja? e tij, duke garuar në zgjedhjet e vitit 2020. Që të dalë nga kurthi politik që i ka ngritur vetes, Trump nuk mund të varë më shpresat tek të tjerët. Ai duhet të dalë vetë nga kjo situatë e vështirë./ Përshtatur nga CNA.al
Një studim i kohëve të fundit i kryer në Suedi, zbuloi se rr...
Nëse thua “bunkeri i fundjavës”, shumica e njerëzve do ta im...
Nga Mike Giglio “The Atlantic”* Prej javësh, Iraku është tro...
Për shumë njerëz që aspirojnë të bëhen një ditë astronautë, ...
Nga Quassim Cassam “Newstatesman”* Pak orë pasi financieri a...
Bota natyrore, mund të bëjë mrekullira për shëndetin tonë me...
Më 9 tetor 1967, forcat boliviane vranë gjatë një shkëmbimin...
A mendoni se mjeku juaj ka bërë gabuar në diagnostikimin e s...
Një studim i ri, ka studiuar rolin që luan toni i zërit, kur...
Nga James Rogers “The Bulletin”* Më lejoni të “pikturoj” një...
Nga Christiane Hoffmann “Der Spiegel”* Është e natyrshme që ...
Nga Davod Konjikusic “Political Critique”Dy djem 17-vjeçarë,...
Nga Roger Cohen “The New York Times”26 nëntor 2000 – Pavarës...
Kur Lilian Kalderon-Garsiduenas, zbuloi shenjat të bollshme ...
BE e Turqia me marrëveshjen e tyre donin të pengonin fluksin...
Libri i ri i studiuesit serb Zoran Nikoliç “Atlasi i kufijve...
Në Bibël, Luçiferi ishte një nga engjëjt në pozitën e krahut...
Zai Fundon e pushkatuan në mesditën e 23 shtatorit të 1944-s...
Nga Noah Barkin “Foreign Policy”* Në fillim të muajit gusht,...
Më 4 tetor 1957, Bashkimi Sovjetik mahniti mbarë botën me lë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...