Si po rikthehet ISIS-i
Nga Mike Giglio “The Atlantic”* Prej javësh, Iraku është tro...
Nëse thua ?bunkeri i fundjavës?, shumica e njerëzve do ta imagjinonin një dhomë të mbushur me çanta dhe gjëra të konservuara. Kërcënimi nga asgjësimi global, mund të ndjehet i pranishëm sot ashtu si gjatë Luftës së Ftohtë. Por strehimoret e sigurisë së lartë sot, janë shumë më ndryshe nga homologet e tyre të shekullit XX-të.
Një numër kompanish në mbarë botën, janë duke punuar për të plotësuar një kërkesë në rritje për struktura që të mbrojnë nga çdo rrezik, qoftë kjo një pandemi globale, një asteroid, apo Lufta e Tretë Botërore, ndërsa ofrojnë edhe pajisje luksoze.
?Bunkeri i babait ose i gjyshit tuaj, nuk ishte shumë i rehatshëm?- thotë Robert Viçino, një sipërmarrës i pasurive të patundshme dhe drejtues i ?Vivos?, një kompani që ndërton dhe administron strehimore luksoze në të gjithë botën. ?Ato kishin ngjyrë gri. Ishin prej metali, si një anije ose një pajisje tjetër ushtarake?- shton ai.
Strehimoret e sotme përmbajnë një pishinë dhe një kopsht nëntokësor, me dritë natyrore të simuluar. Shumë nga elitat e botës, bankierët, yjet e sportit, dhe krerët e kompanive të teknologjisë së lartë (thuhet se Bill Gejts ka bunkerë në të gjitha pronat e tij), kanë zgjedhur të porosinin vend-strehimin e tyre sekret, për të strehuar familjet dhe stafin e tyre.
Geri Linç, menaxher i përgjithshëm i kompanisë ?Rising S? me seli në Teksas, thotë se shitjet në vitin 2016 të bunkerëve të nëndheshëm me një luks të madh, u rritën me 700 për qind në krahasim me vitin 2015, ndërsa shitjet në tërësi janë rritur me 300 për qind, që nga zgjedhjet e fundit presidenciale amerikane.
Bunkerët prej çeliku, janë dizenjuar të rezistojnë për disa breza. Ato mund të përmbajnë furnizime ushqimore prej të paktën 1 vit, si dhe t?u rezistojnë tërmeteve. Por ndërsa disa duan të izolojnë veten në një bunker, të tjerët preferojnë ta përjetojnë apokalipsin në një mjedis komunitar, që ofron një përvojë pak më pranë botës reale.
Zhvilluesit e strehimoreve komunitare, kanë blerë dhe përshtatur bunkerë ushtarakë të vjetër, dhe baza të lëshimit të raketave bërthamore në SHBA dhe ish-Bashkimin Sovjetik. Këto janë vend-strehime, ndërtimi i të cilave sot do të kushtonte qindra miliona dollarë. Strukturat e fortifikuara, janë krijuar për t?i bërë ballë një sulmi bërthamor. Ato janë të pajisura me sisteme energjitike, të pastrimit të ujit, dhe filtrimit të ajrit.
Shumica kanë magazine, ku mund të futen furnizime ushqimore për një vit ose më shumë. Kompanitë po punojnë për të krijuar bashkësi të konsoliduara, dhe që të kenë në mesin e tyre njerëz mirë me një sërë aftësish të nevojshme për një mbijetesë afatgjatë, nga mjekët te mësuesit.
Viçino thotë se Vivos ka modifikuar strehimoren ?Vivos xPoint? në Dakotën e Jugut. Ajo përbëhet nga 575 bunkerë ushtarakë, që shërbyen si depo municioni deri në vitin 1967. Aktualisht ajo është duke u shndërruar një strukturë që do të strehojë rreth 5.000 njerëz.
Përshtatja e çdo bunkeri, ka pasur një kosto prej 25.000-200.000 $ secila. Kompleksi do të pajiset me të gjitha komoditetet e një qyteti të vogël, duke përfshirë një teatër, shkollë, klinikë mjekësore, një banjë dhe një palestër.
Për klientët që kërkojnë diçka më të largët dhe më luksoze, kompania ofron ?Vivos Europa One?, që njihet si ?Arka e Noes e ditëve të sotme?, që ka qenë një objekt i ruajtjes së municioneve të epokës së Luftës së Ftohtë në Gjermani. Struktura, ofron 34 rezidenca private, secila me 2.500 metra katrorë, me opsionin për të shtuar një hapësirë të dytë për gjithsej 5.000 metra katrorë.-shkruan CNN.
Kompleksi i madh përfshin një sistem tramvaji për të transportuar banorët në të gjithë strehimin, ku ata mund të vizitojnë restorantet, teatrin, kafenetë, pishinat dhe zonat e lojërave. Nëse preferoni të kaloni vetëm ose me familjen fundin e botës, mund të preferoni të merrni në konsideratë strehimoren ?Oppidum? në Republikën Çeke, që po cilësohet si ?bunkeri më i madh i miliarderëve në botë?.
Ai është fryt i një projekti të përbashkët midis ish-Bashkimit Sovjetik dhe Çekosllovakisë, që kërkoi 10 vjet kohë, duke filluar në vitin 1984. Zona e nëndheshme ka një sipërfaqe totale 77.000 metra katrorë. Ndërsa ndarjet e veçanta do të përshtaten sipas porosisë së pronarit, deri tani aty janë ndërtuar një kopsht nëntokësor, pishinë, banjë, kinema dhe një kantinë vere. Ndërsa shumëkush mund t?i cilësojë si të panevojshme objektet e luksit në këto ambiente, sipërmarrësit thotë se ato tipare janë thelbësore për mbijetesën. ?Këto strehimore mund të përdoren për një kohë të gjatë, një vit ose më shumë?- thotë Viçino. ?Ndaj është më mirë të ndiheni rehat?- përfundon ai./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Mike Giglio “The Atlantic”* Prej javësh, Iraku është tro...
Për shumë njerëz që aspirojnë të bëhen një ditë astronautë, ...
Nga Quassim Cassam “Newstatesman”* Pak orë pasi financieri a...
Bota natyrore, mund të bëjë mrekullira për shëndetin tonë me...
Më 9 tetor 1967, forcat boliviane vranë gjatë një shkëmbimin...
A mendoni se mjeku juaj ka bërë gabuar në diagnostikimin e s...
Një studim i ri, ka studiuar rolin që luan toni i zërit, kur...
Nga James Rogers “The Bulletin”* Më lejoni të “pikturoj” një...
Nga Christiane Hoffmann “Der Spiegel”* Është e natyrshme që ...
Nga Davod Konjikusic “Political Critique”Dy djem 17-vjeçarë,...
Nga Roger Cohen “The New York Times”26 nëntor 2000 – Pavarës...
Kur Lilian Kalderon-Garsiduenas, zbuloi shenjat të bollshme ...
BE e Turqia me marrëveshjen e tyre donin të pengonin fluksin...
Libri i ri i studiuesit serb Zoran Nikoliç “Atlasi i kufijve...
Në Bibël, Luçiferi ishte një nga engjëjt në pozitën e krahut...
Zai Fundon e pushkatuan në mesditën e 23 shtatorit të 1944-s...
Nga Noah Barkin “Foreign Policy”* Në fillim të muajit gusht,...
Më 4 tetor 1957, Bashkimi Sovjetik mahniti mbarë botën me lë...
Fredi Overstegen ishte vetëm 14 vjeçe, kur iu bashkua Rezist...
Nga Shibani Mahtani, Timothy McLaughlin & Tiffany Liang “The...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...