“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Nga Noah Barkin ?Foreign Policy?
* Në fillim të muajit gusht, teksa po shtoheshin spekulimet se ushtria kineze po përgatitet të shtypë me dhunë protestat pro-demokracisë në Hong Kong, presidenti amerikan Donald Trump u pyet nëse ishte i shqetësuar për situatën atje. ?Hong Kongu, është një pjesë e Kinës. Ata duhet të merren vetë me zgjidhjen e situatës atje?- u tha ai gazetarëve nga kopshti i Shtëpisë së Bardhë.
Ky qëndrim i Trump, habiti shumë politikanë në kryeqytetet evropiane, që po ndiqnin me vëmendje ngjarjet në Hong Kong. Udhëheqësi i supozuar i botës së lirë, i dha Pekinit jo vetëm ?dritën jeshile? për të bërë atë që do, por me atë qasje, ai shtoi presionin ndaj Bashkimit Evropian dhe vendeve të saj anëtare të saj, për t?u pozicionuar qartë mbi këtë çështje.
Evropa e ndjeu se duhej të denonconte shkeljet e të drejtave të njeriut, dhe të pozocionohej në krah të demokracisë. E megjithatë, BE-së iu deshën gati dy javë, që të dilte me një deklaratë të shkurtër mbi situatën. Dhe larg një deklarate të fortë denoncuese, Brukseli i nxiste që të dy palët të tregoheshin të përmbajtura.
Për protestuesit, ky qëndrim i BE-së ishte si një dush i ftohtë. Traktatet themeltare të unionit, e rendisin promovimin dhe mbrojtjen e demokracisë, si brenda Evropës ashtu edhe përtej kufijve të saj, si një nga misionet kryesore. Shtatë vjet më parë, BE fitoi çmimin Nobel pikërisht për përparimin e paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut brenda unionit.
Para ardhjes së Trump në Shtëpinë e Bardhë, BE mund të qëndronte qetësisht në rradhën e dytë, e sigurt se Uashingtoni nuk do të ngurronte të mbështeste i pari lëvizjet demokratike nëpër botë, dhe të përdorte fuqinë e ashpër që nevojitej, për të mbështetur kërkesat e tyre.
Në fakt, SHBA-ja financon ende programet e ndihmës pro-demokracisë. Dhe disa anëtarë të administratës Trump dhe Kongresit, po vazhdojnë të flasin në favor të demokracisë. Por sot, me protestat e ashpra në Hong Kong, si dhe në vende autokratike si Algjeria dhe Egjipti, dhe me forcat antidemokratike që po shumohen në të gjithë botën, BE-ja po përballet me një presion më të madh për të folur me zë të lartë për vlerat demokratike liberale, që pretendon se i ka të shenjta. Nëse këtë nuk e bën Evropa, atëherë kush?
?Ajo që ne kemi parë në Evropë gjatë dekadës së kaluar, është një forcim i konsiderueshëm i retorikës mbi demokracinë?- thotë Roza Balfur, anëtare e ?German Marshall Fund?, një think-tank i njohur evropian. ?Në nivelet më të larta politike, ndaj kësaj qasje ka shumë kujdes. Kërkohet që BE-ja të flasë me zë të lartë. Por kjo nuk po ndodh?- thekson ajo.
Dhe mos harroni se 30 vjet më parë, situata ishte shumë ndryshe. Rënia e Murit të Berlinit, dhe shembja pasuese e Bashkimit Sovjetik, ndezën një lloj vrulli demokratik në mbarë kontinentin, duke i hapur rrugën një epokë të re të zgjerimit të BE-së. Pastaj në vitin 2008, shpërtheu kriza financiare globale.
Erdhën paketat financiare të shpëtimit, që e përçanë eurozonën, zhgënjimi me kryengritjet e Pranverës Arabe, aneksimi i Krimesë nga Rusia, kriza e refugjatëve në Evropë dhe votimi i Britanisë për të dalë nga BE. Rrugës Evropa pësoi një degradim të demokracisë, sidomos në Hungari dhe Poloni, teksa nisi të ketë probleme me populizmin e djathtë.
Me vendin kandidat më të madh, Turqinë, që po i largohet Perëndimit nën udhëheqjen autoritare të Rexhep Tajip Erdoganit, zgjerimi i BE-së u la në harresë. Sipas ?Freedom House?, liritë janë qenë në tërheqje në mbarë botën që nga viti 2005, nga demokracitë e vjetra si Shtetet e Bashkuara, deri tek regjimet si Kina dhe Rusia.
Një studim i prillit 2019 nga Qendra Kërkimore Pew, solli një lajm po aq shqetësues:në 27 vende, mbi 51 për qind e të anketuarve, janë të pakënaqur me mënyrën se si po funksiononte demokracia në vendin e tyre. Në këto kushte, a është realiste të presësh që një Evropë, e dobësuar dhe e përçarë nga një dekadë krizë, ta frenojë këtë ?baticë? në rritje?
Ndoshta jo. Por një studim i fundit nga think-tanku ?Carnegie Europe?, argumenton se unioni mund dhe duhet që të bëjë shumë më tepër. Vitin që vjen, vendet anëtare të BE-së, pritet të zbulojnë një plan të përditësuar veprimi për të mbështetur demokracinë, e cila mund të jetë një mundësi që Evropa të rikthehet në njërën prej vlerave themelore të saj.
Suedia ka shpallur këtë vit fushatën e saj për ?nxitjen e demokracisë?. Hollandezët po ushtrojnë presion që BE të miratojë një ligj të ngjashëm me Aktin Manjicki në SHBA, që do të vendoste sanksione ndaj individëve, të cilat janë fajtorë për abuzimet me të drejtat e njeriut.
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mas, ka promovuar idenë e një ?aleance për multilateralizmin?. Dhe qeveria gjermane, ra dakord muajin e kaluar, për të zgjatur një embargo armësh ndaj Arabisë Saudite, të vendosur pas vrasjes së gazetarit Xhamal Kashoxhi.
Por duke synuar interesa ekonomike dhe strategjike më të gjera, udhëheqësit evropianë kanë mbrojtur shpesh ?bastet? e tyre, kur është fjala fjalë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
Në maj të këtij viti, qeveritë evropiane, përfshirë ato të Gjermanisë dhe Francës, mbështetën rikthimin e Rusisë si anëtare më të drejtë vote në Këshillin e Evropës, organizata kryesore e të drejtave të njeriut në kontinent, megjithë mbështetjen e vazhdueshme që u jep Moska separatistëve në Ukrainën Lindore.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe konservatorët e tjerë, kanë preferuar të mbajnë në gjirin e tyre ?djalin e keq? të BE-së Viktor Orban, në vend se ta ndëshkojnë atë për sulmet ndaj mediave, pakicave dhe sundimit të ligjit në Hungari. Muajin e kaluar, Merkel vizitoi për 2 ditë Kinën, pa përmendur në asnjë rast arrestimin nga Pekini të më shumë se 1 milionë myslimanëve në rajonin perëndimor, Xinjiang.
Hedhër Grejb, drejtore e Institutit Evropian për Politika Evropiane në Fondacionin e Shoqërisë së Hapur me seli në Bruksel, thotë se brenda BE-së ekzistojnë 2 shkolla sa i përket mënyrës së promovimit të demokracisë, në një epokë të udhëheqësve të dorës së fortë si Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping.
?E para është t?i përdorni institucionet për të promovuar në mënyrë aktive demokracinë, dhe të shpresoni ta kaloni këtë periudhë sfiduese. E dyta është ajo që rekomandon tërheqjen, dhe mos të folurit shumë për demokracinë. Ka ardhur koha që Evropa të vendosë, se cilën rrugë dëshiron të ndjekë?- thekson ajo. Me tërheqjen e SHBA-së nga një rol aktiv nën presidentin Trump, lëvizjet demokratike kanë dëshpërimisht shumë nevojë që dikush të zërë vendin e saj./ Përshtatur nga CNA.al
Më 4 tetor 1957, Bashkimi Sovjetik mahniti mbarë botën me lë...
Fredi Overstegen ishte vetëm 14 vjeçe, kur iu bashkua Rezist...
Nga Shibani Mahtani, Timothy McLaughlin & Tiffany Liang “The...
Pse plakemi ? Kjo është një pyetje që i ka munduar shkencëta...
Këto dy figura historike, nuk mund të ishin më të kundërta s...
Nga Patrick Quirk & David Shullman “The Hill”* Shtetet e Bas...
Nëse do të shihnit një të panjohur, që futet në mes të natës...
Më 26 gusht 1978, Kardinali Albino Luçiani u zgjodh Papë vet...
Nga Verna Yu “The Guardian”* Në vitin 1949, Hi Janling ishte...
Ndriçim i dobët, cilësi e dobët e tonit, një fjali jo e plot...
Nga Joshua Jackson & Michele Gelfand “The Conversation”*Dy p...
Nga Taulant Kopliku* Pagesa e marrezise, nje denim i (pa)mer...
Ecja, vrapimi, noti, çdo lloj sporti apo aktiviteti fizik, i...
Nga Sarah Chayes “The Atlantic”* Skandali i fundit Trump-Zel...
Më 28 Shtator 1918, ka ndodhur një nga misteret më të mëdha ...
Nga Sally Weale “The Guardian”Është mesditë, dhe ndodhem në ...
Nga Hal Brands “Bloomberg View”Evropa ka qenë thuajse në qen...
Për dekada të tëra, studiuesit e ndjenjës aq të shumëpërfolu...
Bob Marli, është një legjendë e muzikës në të gjithë botën. ...
Nga Stephen Collinson & Caitlin Hu “CNN”* Kudo që ndodheni n...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...