Tronditet Venezuela/ Dy tërmete të fuqishme godasin vendin, 32 viktima dhe mbi 700 të plagosur
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Fredi Overstegen ishte vetëm 14 vjeçe, kur iu bashkua Rezistencës Hollandeze gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vetëm pak kohë më vonë, ajo u bë një nga atentatoret e saj më të shquara. Bashkë me motrën e saj – dhe më vonë, me një grua e re të quajtur Hani Shaft – ajo joshte dhe më pas vriste nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre holandezë.
Fredi dhe motra e saj Trus, që ishte 2 vjet më e madhe, u lindën dhe rritën në qytetin e Harlemit. E ëma u mësoi vajzave të saj rëndësinë e luftimit të padrejtësive në jetë. Kur Evropa ishte në prag të luftës në vitin 1939, ajo pranoi disa refugjatë hebrenj në shtëpinë e saj.
Përmes shembullit të nënës së tyre, Fredi dhe Trus ?mësuan se nëse duhet të ndihmosh dikë, siç janë edhe refugjatët, duhet të bësh sakrifica për veten tënde. Pastaj në majin e vitit 1940, nazistët pushtuan Hollandën, një pushtim që zgjati deri në fundin e luftës.
Në kundërpërgjigje, vajzat iu bashkuan nënës së tyre në shpërndarjen e gazetave dhe pamfleteve anti-naziste që botonte Rezistenca. ?Ne ngjismi gjithashtu paralajmërime mbi posterat gjermanë në rrugë, të cilat u bënin thirrje holandezëve të shkonin të punonin në Gjermani?- kujtonte më vonë Fredi në intervistat që ajo dhe e motra thanë për antropologun Elis Jonker, dhe që u përmblodhën në librin ?Nën zjarr: Gratë dhe Lufta e Dytë Botërore?.
?Më pas ne nxitonim të largoheshim me biçikletat tona?- theksoi ajo. Këto akte nuk ishin thjesht subversive, por edhe tepër të rrezikshme. Nëse nazistët apo policia holandeze do t?i kishin kapur, me siguri që do t?i kishin ekzekutuar. Gjithsesi, fakti që ato të dyja ishin vajza të reja – dhe Fredi dukej edhe më e re kur i lidhte flokët gërshet – bënte që zyrtarët të dyshonin më pak tek ato si pjesëtare të Rezistencës.
Kjo mund të jetë njëra nga arsyet pse në vitin 1941, një komandant i Rezistencës në Harlem, vizitoi një ditë shtëpinë e tyre, duke pyetur nënën e tyre nëse mund të rekrutonte në lëvizje 2 vajzat e saj. E ëma ra dakord, dhe vetë motrat pranuan të bashkëpunonin.
?Vetëm më vonë, ai na tha se çfarë duhet të bënim:të sabotonim urat dhe linjat hekurudhore. Dhe të mësonim të qëllonim mbi nazistët?- kujton e motra Trus. Në të paktën një rast, Trus joshi një oficer SS të shkonte më të në një pyll, në mënyrë që dikush nga rezistenca të mund ta vriste. Fredi dhe Trus mësuan gradualisht të përdornin armët, dhe të merrnin pjesë në atentate. ?Ato ishin vajza të pazakonta?- thotë Bas von Benda-Bekman, një ish-studiues në Institutin Hollandez për Luftën, Holokaustin dhe Studimet e Gjenocidit.?Në Rezistencë ishin përfshirë shumë gra, por jo me qasjen që kishin këto vajza?- thekson ajo.
Në këto misione, Fredi ishte veçanërisht e aftë në ndjekjen e një objektivi, apo ruajtjen e përqëndrimit maksimal gjatë misioneve, edhe pse në pamje të parë dukej kaq e re dhe e pasigurt. Të dyja motrat qëllonin për të vrarë. Por ato nuk zbuluan kurrë numrin e saktë të nazistëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre holandezë, ekzekutuan në realitet.
Njerëzve që e pyesnin, Fredi u thoshte se ajo dhe motra e saj ishin ushtarë, dhe ushtarët nuk tregojnë. Për pasojë, sot nuk kemi shumë detaje se si ndodhin ?likuidimet? e tyre, siç i quanin ato. Benda-Bekman, thotë se nganjëherë motrat do ta ndiqnin objektivin deri në shtëpinë e tij për ta vrarë, ose i zinin pritë me biçikletat e tyre.
Detyrat e tyre të tjera në Grupin e Rezistencës së Harlemit, përfshinin fshehjen e hebrenjve, ndihmën në spitalin e fshehtë në Ensshede, dhe hedhjen në erë të linjës hekurudhore midis Ijmuiden dhe Haarlem. Në vitin 1943, atyre iu bashkua një vajzë tjetër, Hani Shaft.
Ajo ishte ish-studente universitare, që u përjashtua pasi refuzoi të nënshkruajë një dokument ku zotohej për besnikëri ndaj Gjermanisë. Të treja vajzat, formuan një celulë sabotimi dhe atentatesh. Hani u bë shoqja e tyre më e mire, dhe motrat u dërrmuan shpirtërisht kur nazistët e arrestuan dhe e ekzekutuan atë në 1945, vetëm 3 javë para se të mbaronte lufta në Evropë.
Pas luftës, motrat u përballën me traumën e vrasjes së njerëzve, si dhe humbjes së mikeshës së tyre më të mirë. Trus krijoi skulptura, dhe shkroi më vonë për kohën e rezistencës. Fredi u përball me makthet, duke u martuar dhe lindur fëmijët, sikurse pohoi për ?VICE Holland? në vitin 2016.
Por përvoja e luftës, i shkaktoi vazhdimisht probleme me gjumin. Që të dyja gratë vdiqën në moshën 92 vjeçare, Trus në vitin 2016, dhe Fredi më 5 shtator 2018, një ditë para se të mbushte 93 vjeçe. Në vitin 2014, ato u nderuan me ?Kryqin e Mobilizimit në Luftë?, për shërbimin ndaj vendit të tyre./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Shibani Mahtani, Timothy McLaughlin & Tiffany Liang “The...
Pse plakemi ? Kjo është një pyetje që i ka munduar shkencëta...
Këto dy figura historike, nuk mund të ishin më të kundërta s...
Nga Patrick Quirk & David Shullman “The Hill”* Shtetet e Bas...
Nëse do të shihnit një të panjohur, që futet në mes të natës...
Më 26 gusht 1978, Kardinali Albino Luçiani u zgjodh Papë vet...
Nga Verna Yu “The Guardian”* Në vitin 1949, Hi Janling ishte...
Ndriçim i dobët, cilësi e dobët e tonit, një fjali jo e plot...
Nga Joshua Jackson & Michele Gelfand “The Conversation”*Dy p...
Nga Taulant Kopliku* Pagesa e marrezise, nje denim i (pa)mer...
Ecja, vrapimi, noti, çdo lloj sporti apo aktiviteti fizik, i...
Nga Sarah Chayes “The Atlantic”* Skandali i fundit Trump-Zel...
Më 28 Shtator 1918, ka ndodhur një nga misteret më të mëdha ...
Nga Sally Weale “The Guardian”Është mesditë, dhe ndodhem në ...
Nga Hal Brands “Bloomberg View”Evropa ka qenë thuajse në qen...
Për dekada të tëra, studiuesit e ndjenjës aq të shumëpërfolu...
Bob Marli, është një legjendë e muzikës në të gjithë botën. ...
Nga Stephen Collinson & Caitlin Hu “CNN”* Kudo që ndodheni n...
Mëngjesin e 26 shtatorit, Xhon Kenedi ishte një senator rela...
Nga Frank Chung/news.comPak më shumë se 13 muaj më parë, një...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...