web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Presidencialet amerikane 1960/ Ja truku i pistë që përdori Kenedi për të mposhtur Niksonin

26 Shtator 2019, 17:32, Blog CNA

Mëngjesin e 26 shtatorit, Xhon Kenedi ishte një senator relativisht i panjohur nga Masaçusetsi. Ai ishte i ri dhe i besimit katolik, aspekte këto që nuk e ndihmonin shumë imazhin e tij, teksa do të përballej me një detyrë të re. Por në fund të asaj mbrëmje, ai ishte shndërruar në një yll të ri të politikës amerikane.

Sot pranohet nga shumë analistë dhe ekspertë, që panë debatin e parë televiziv kombëtar në SHBA, 59 vjet më parë, se Kenedi nuk do të ishte zgjedhur kurrë president. Por përtej garantimit të karrierës së tij presidenciale, dueli 60-minutësh midis senatorit simpatik irlandezo-amerikan dhe zv/presidentit në detyrë Riçard Nikson, ndryshoi rrënjësisht fushatat elektorale, median televizive, dhe historinë politike të Amerikës.

Ajo çka ndodhi kur që të dy kandidatët dolën në skenë, është një diçka e njohur. Niksoni, i zbehtë dhe nënpeshë pas një shtrimi në spital kohët e fundit, u shfaq i lodhur dhe i djersitur, ndërsa Kenedi i qetë, dhe me besim në vetvete. Ata që e dëgjuan debatin në radio, menduan se ai që fitoi ishte Nikson.

Por ata ishin tashmë në pakicë. Që nga viti 1960, 88 për qind e familjeve amerikane kishin televizione në shtëpitë e tyre, 11 për qind më shumë nga një dekadë më parë. Numri i shikuesve televizivë, që e ndoqën atë debat arriti në 74 milionë. Këta të fundit, menduan se fitues ishte qartazi Xhon Kenedi.

Nikson u shfaq më mirë në debatet e mëvonshme. Dhe pas dietës së tij ushqimore që ndoqi, e mori veten dhe fizikisht. Por dëmi ishte bërë. ?Njerëzit e kanë të vështirë të heqin nga mendja e tyre debatin e parë?- thonë ekspertët. Edhe vetë Kenedi ia atribuoi fitoren e tij rolit të veçantë të medias.

Më 12 nëntor 1960, 4 ditë pas fitores së zgjedhjeve me një diferencë të ngushtë, ai tha: ?Televizioni ishte më vendimtar, se sa çdo faktor tjetër?. Pas këtij debati, kandidatët nuk mund ta injoronin më fuqinë ndikuese të televizionit. Debatet mes Niksonit dhe Kenedit, i bënë përballjet televizive mes kandidatëve ndër më të nxehtat gjatë fushatave.

Pas që pas debatit televiziv të 26 shtatorit 1960, për një politikan do të kishin rëndësi të gjitha. Që nga mënyra se si e prezantonte veten në publik, si dukej, çfarë thoshte, dhe nëse kishte kimi më audiencën. Megjithtë përtej dukjes, fakt është që stafi i kandidatit demokrat, përdori disa truke të pista, për të siguruar avantazh ndaj rivalit republikan.

Kështu para debatit të parë të 26 shtatorit 1960, kandidatët kishin rënë dakord të mos përdonin fare grim. Megjithatë, si Kenedi ashtu edhe Niksoni e shkelën këtë pakt, por në mënyra shumë të ndryshme. Kenedi përdori nje shtresë të hollë grimi, të vendosur në mënyrë profesionale pak përpara debatit, ndërsa Niksoni një produkt të quajtur ?Lazy Shave?, për të fshehur disa shenja në fytyrë.

Stafi i Niskonit e dinte që kandidati i tyre djersiste, pasi vuante nga ?hipedrosis?. Prandaj ata vendosën një termostat, në mënyrë që studioja televizive të mbetej e freskët. Por edhe ekipi i Kenedit, ishte në dijeni të problemit që kishte zv/presidenti i kohës. Ndaj njëri nga pjesëtarët e stafit, e ngriti fshehurazi temperaturën e studios me disa gradë.

Kur kamera filloi të zhvendoset, diferenca mes kandidatëve ishte mbresëlënëse për audiencën që ndiqte debatin nga shtëpia. Kenedi dukej rinor dhe i relaksuar, ndërsa Niksoni, edhe pse vetëm 4 vite më i madh se rivali i tij, djersiste papushim, dhe fshinte vazhdimisht fytyrën me një shami.

Politologët debatojnë ende sot mbi ndikimin e atij debati. Por duke pasur parasysh se Xhon Kenedi i fitoi zgjedhjet me pak më shumë se 100 mijë vota, pak gradë më pak në atë termostat mund të kishin bërë diferencën./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga