Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Nga Don Murray ?CBC News?
* Presidenti francez Emanuel Makron, i shpëtoi paq fundosjes nga opinioni publik, që kishte rrëzuar tashmë 2 paraardhësit e tij. Dhe pasi e kaloi momentin e vështirë, ai ka nisur të bëjë atë që di më mirë:të thyejë tabutë politike. Por së pari bën përshtypje të thellë ?ringjallja? e tij politike.
Vetëm 10 muaj më parë, në nëntorin e vitit 2018, Makron u gjend në një pozitë tejet delikate nga Jelekët e Verdhë, qytetarët e zemëruar francezë që bllokuan masivisht rrugët në Francën rurale. Ata ishin të zemëruar nga një taksë e re e qeverisë mbi naftën. Protestat u shtrinë në mbarë vendin, dhe nisën të bëhen gradualisht të dhunshme.
Ndërsa turma rritej, po kështu ndodhi edhe me listën e kërkesave të saj. Njerëzit po protestonin se ishin lënë në harresë dhe përçmuar nga elita politike e Parisit, e udhëhequr nga Makron. Zemërimi i tyre ishte personal. ?Unë e urrej tani atë, ndonëse e kam votuar dikur!?- tha një pensioniste 65-vjeçare me emrin Zhoset në dhjetorin e 2018-ës.
?Ajo që nuk duroj dot është buzëqeshja e tij e përhershme. Makron ngjan si një mallkim për ne?- theksoi Antoni, një punonjës 24-vjeçar në një supermarket. Popullariteti i Makron ra ndjeshëm. Në fillim të këtij viti, vetëm 21 për qind e francezëve, kishin një vlerësim pozitiv për të.
Paraardhësit e tij, Fransua Holond dhe Nikolas Sarkozi, përjetuan të njëjtën rënie të popullaritetit që në muajt e tyre të parë në detyrë. Dhe nuk e rimorrën asnjëherë veten plotësisht nga ajo rënie. Që të dy u larguan nga detyra e presidentit pas vetëm një mandati.
Makron duhet të reagonte. Njeriu që ishtë zgjedhur president duke predikuar politikën e tij menaxheriale, pati një qasje ndryshe. Ai do të provomonte demokracinë bazike. Në fillim, Makron e pezulloi rritjen e taksës së naftës, më pas shpalli një Debat të Madh Kombëtar.
Drejtuesit e Jelekëve të Verdhë, e përbuzën nismën e tij. Por shumë të tjerë jo.
Gjatë muajve janar-prill, u organizuan më shumë se 10.000 mbledhje, shumica nga kryetarët e bashkive. Sipas statistikave qeveritare, në to morën pjesë gati 500.000 njerëz, personalisht ose përmes internetit. Pjesëmarrësi kryesor në to ishte vetë Makron. Ai mori pjesë në jo më pak se 16 takime, që të gjitha në televizione.
Disa nga këto debate, ishin maratona që zgjatën 6-7 orë. Makron dëgjonte me vëmendje të tjerët, diskutonte, shprehte pozicionin e tij. Disa analistë e kritikuan këtë nismë si një si një ?Macron Shoë?, të tjerë e quajtën një ?orgji të psikoterapisë politike?. Sidoqoftë, ai debat kombëtar i dha Makronit një rritje të madhe në sondazhe.
Në muajin prill, ai shpalli mbylljen e debatit, dhe prezantoi përfundimet e tij. Njeriu që akuzohej se kishte frikë të dilte nga pallati presidencial, gjatë demonstratave të Jelekëve të Verdhë,s nuk kishte më frikë. Ai kishte mësuar gjëra shumë të vlefshme në ?debate?.
?Unë pyeta veten:A duhet të heqim dorë nga gjithçka që është bërë gjatë 2 viteve të fundit? A kemi marrë një kthesë të gabuar? Unë besoj krejtësisht tek e kundërta?- tha ai. Makron theksoi se dëshiron të rivendosë krenarinë e ?të qënit francez?. Kjo do të përfshijë një fushatë për ta rivendosur frëngjishten, si një ?gjuhë botërore? në Evropë dhe në mbarë botën.
Në shtëpi, do të ishte më e lehtë të organizohen referendumet e qytetarëve. Simboli mashtrues i meritokracisë elitare franceze, Ecole Nationale d?Administration, ku është diplomuar edhe vetë, do të mbyllet. Populistët kishin fituar, dhe ata ishin shpërblyer. Makron njoftoi 7.5 miliardë dollarë ulje taksash për ata me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Deri në fund të verës, numri i votuesve që kishin mendim pozitiv u rrit në mbi 40 përqind. Prandaj, ishte koha për të thyer disa tabu.
Makron nisi bisedimet me udhëheqësit e Iranit, duke rrezikuar zemërimin e Donald Trump. Ai e ftoi presidentin rus Vladimir Putin në rezidencën e tij verore, dhe dërgoi në Moskë ministrat e tij të punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes. Atje, ata diskutuan mbi kontrollin e armëve, por edhe mbi Krimenë, dhe luftën e mbështetur nga Moska në Ukrainën Lindore.
Kjo lëvizje rrezikoi të mërzisë edhe partnerët evropianë. Pastaj, më 16 shtator, ai hapi ?Kutinë e Pandorës?. Ishte koha, tha ai, për të pasur një qëndrim edhe më të ashpër ndaj emigracionit. ?Ne duhet ta përgatisim vendin tonë për sfidat moderne që shkaktojnë frikë. Për dekada të tëra,
e majta as që dëshironte ta trajtonte këtë problem. Prandaj, klasa punëtore kaloi me të djathtën ekstreme. Ne jemi si 3 majmunët. S? duam ta shohim realitetin në sy!?.
Ajo ishte një retorikë nxitëse dhe e qëllimshme. Dhe zëdhënësja e Makron, Sibet Ndiaje, shtoi:?Ne duhet të armatosim vendin tonë!?. Me sa duket, ky ishte një nga leksionet kryesore që mësoi Makron nga ?debatet? e tij të shumta. Kanë ikur kohët kur ai duartrokiti Angela Merkelin, që lejoi hyrjen në Gjermani të qindra mijëra refugjatëve sirianë në vitin 2015.
Asgjë e ngjashme nuk do të ndodhë në Francën e Makronit. Presidenti francez i sheh pasigurinë dhe emigracionin, si ?kuajt? kryesore të betejës kundër Tubimit Kombëtaretë ekstremit të djathtë, të udhëhequr nga Marin Lë Pen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022. Asnjë parti tjetër nuk do të jetë pretendente në garë.
Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në muajin maj, Tubimi Kombëtar përfundoi i pari, me 24 përqind, 1 përqind më shumë se partia e Makron. Dhe analiza e tij, është se për të mposhtur Lë Penin në zgjedhjet presidenciale, ai duhet të jetë edhe më i ashpër në qëndrime sesa ajo.
Fjalët e tij, shqetësojnë shumë njerëz në partinë e tij, përfshirë kryeministrin e tij, Eduard Filip. ?Kjo është një zonë ku Eduard beson tek fjalët e buta dhe veprimet e forta?- i tha njërit prej ndihmësve të tij gazetës ?Le Monde?. Megjithatë, me Makronin, retorika dhe masat do të jenë të ashpra.
Emigrantët e paligjshëm do të dëbohen nga Franca, dhe dëbimi i tyre, do të bëhet në disa raste shumë publikisht. Makron është një lider që e kërkon me ngulm pushtetin. Dhjetë muaj më parë, ai e pa që pushteti po i rrëshqiste nga duart. Dhe ai do të bëjë gjithçka që duhet për ta mbajtur atë./ Përshtatur nga CNA.al
Juan Manuel Santos, Lech Walesa, David Trimble, Jody William...
Nga Bojan Stojkovski “Foreign Policy”Mosmarrëveshjet histori...
Fridays for Future po pushton botën. Në Gjermani qeveria e k...
Nga Edion Petriti« Ana vriste mendjen se pse dorëshkrimet, l...
Një nga gjetjet më interesante në psikologjinë evolucionare,...
Protestat po trondisin prej disa muajsh Hong Kongun. Nga 31 ...
Nga Yavuz Baydar “Middle East Online”* Çdo ditë që kalon, du...
Kush është Matthew Palmer, i ngakuari i posaçëm amerikan për...
Nga Kelly Oakes “BBC”* Kur Rubi Jangz, u veçua nga të tjerët...
Ne nuk kemi emrin e shpikësit të tij, edhe pse në çdo rast p...
Nga Ciaran Mcgrath “Express.co.uk”* Euroskeptikët më të njoh...
Zemra e saj kishte pushuar së rrahuri, dhe ajo nuk po merrte...
Edhe pas 230 vitesh nga rënia e fortesës së Bastijës, Revolu...
Nga Tony Fabijančić “The Globe Post”* Një thënie e vjetër në...
Nga Bernd Riegert/DW– Socialdemokratët u ndanë. Çfarë do të ...
Nga Anthony Medford, James W Vaupel & Kaare Christensen* Nje...
Nënkoloneli i SS, Oto Skorzeni, ishte një ushtarak i jashtëz...
Nga Simon Tisdall “The Guardian”* Kriza në Gjirin Persik, po...
Ne dimë shumë (ose mendojmë se dimë) për Robin Hudin, shigje...
Nga Joseph Dresen “The Hill”* Megjithë përpjekjet e mëdha të...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...