Bojë sepjesh, ose një mistifikim i pafajshëm letrar
Nga Edion Petriti« Ana vriste mendjen se pse dorëshkrimet, l...
Fridays for Future po pushton botën. Në Gjermani qeveria e koalicionit ra dakord të premten për një paketë masash në mbrojtje të klimës. Por shumë pas kërkesave që vërtet duhet të bëhen realitet, mendon Martin Muno.
Që ky planet është baza e jetës sonë, e që ne nuk kemi një të dytë rezervë, ka qenë slogan politik i aktivistëve të mjedisit. Sot kjo është e pranuar nga të gjithë, e përsëritur mijëra herë nga shkencëtarët dhe politikanët. Po aq sa është mohuar hapur nga ideologë si Donald Trump, Jair Bolsonaro, Alexander Gauland teoria e ndryshimit të klimës nga dora e njeriut ? pra një rritje e temperaturës globale si pasojë e rritjes së emetimeve të gazit karbonik, CO2.
Në rastin më të keq kërcënon një reaksion zinxhir: Toka mund të ngrohet në 4-5 Gradë, niveli i detit rritet shumë, pjesë të tëra të planetit bëhen të pabanueshme. Duke pasur parasysh skenarë të tillë apokaliptikë, Konferenca Botërore e Klimës në Paris vendosi që të bëhet gjithçka që të kufizohet rritja e temperaturës globale, më së miri nën 2 Gradë. Sepse sahati troket: Për ta arritur qëllimin për ngrohjen globale deri 1,5 Gradë ne mund të emetojmë vetëm 8 vjet një sasi të tillë gazi karbonik. Më pas nuk lejohet emetimi i asnjë grami CO2. Që rëndësia e këtyre shifrave ka ndërgjegjësuar shumë njerëz, këtë e tregojnë qartë edhe demonstratat e ?Friday for Future”.
Greta dhe kancelarja e klimës
?Unë nuk dua që ju të bini në panik”, thotë aktivistja më e njohur e klimës, Greta Thunberg. ?Dua që ju të veproni, sikur po digjej shtëpia juaj, sepse vërtet po digjet.” E çfarë bën qeveria gjermane? Qeveria e drejtuar nga një e vetë emëruar ?kancelare e klimës”? Që i pranon të gjitha prognozat e përmendura më lart?
Për të mbetur tek metafora e Gretës: Kancelarja ofron disa kusi me ujë. Po, e vërtetë, shumë nga masat e miratuara për klimën në Gjermani shkojnë në drejtimin e duhur. Shtrenjtimin e fluturimeve dhe përdorimit të automjeteve, uljen e çmimit të biletave të trenave, nxitjen e elektromobilitetit, modernizimin e sistemeve të ngrohjes me vaj. Por në tërësi paketa e klimës është hezituese, e vonuar dhe e copëzuar në hapa të vegjël. Në këtë paketë kuptohet qëllimi, që duam të bëjmë atë që mundemi, por pa marrë borxhe të reja, pa humbur votues, në vend që të bëhet ajo që kërkohet në kontekstin e kërcënimit global të ndryshimeve klimaterike. Sepse subvencionet dëmtuese për klimën ende do të vazhdojnë: Asnjë ndryshim tek avantazhi tatimor për makinat me naftë, kerozina mbetet e patatuar, si edhe kuota e faljes tatimore për punonjësit që duhet të udhëtojnë larg në vendin e punës. Nga ana tjetër ngec zgjerimi i energjive të rigjenerueshme, miniera e fundit e qymyrit do të dalë nga përdorimi pas 20 vjetësh.
Në vend të këtyre hapave të vegjël nevojitet një plan i qartë veprimi, se si duhet të ulen emetimet e gazit karbonik në vitet e ardhshme. Se si mund të veprohet, e tregon bota e financave, që dihet nuk e ka imazhin shumë të mirë. Para samitit të OKB-së për klimën javën e ardhshme, 500 investitorë nga dega e financave në të gjithë botën kërkojnë që qeveritë të ndërmarrin hapa që i tejkalojnë objektivat e Konferencës së Klimës në Paris. Kështu kërkohet shtrenjtimi drastik i emetimit të gazit karbonik, CO2, të ndërpriten në të gjithë botën subvencionet për lëndët djegëse fosile dhe të nxiten investimet për energjitë e rigjenerueshme apo me emetim të ulët të CO2. E gjitha një paketë që kushton disa bilionë dollarë në vit.
Investitorët sigurisht nuk veprojnë pa interes: Ata kanë frikë për rreziqet e mëdha që e kërcënojnë ekonominë botërore nga ndryshimi i klimës, shohin nga ana tjetër potencial të madh investimesh tek kthesa energjitike. Qeveria gjermane do të bënte mirë të kishte një horizont kaë të gjerë, të paktën deri në ditën e ardhshme të zgjedhjeve.
Por, kush tregon me gisht të tjerët, drejton njëkohësisht tre gishta nga vetja – kjo vlen edhe për autorin e këtyre rreshtave. Po, qeveritë, e jo vetëm ajo gjermane, duhet të përdorin fuqinë vendimmarrëse që kanë për të bërë një politikë pro klimës. Por edhe ne si qytetarë e konsumatorë kemi përgjegjësi. Më duhet mua një makinë fuoristradë? Më duhet të ndërmarr çdo vit një udhëtim të largët? Duhet të ha përditë mish? Cilat janë mundësitë e mia që gjurma ime e emetimit të CO2 të reduktohet? Ndryshimi i klimës është një sfidë edhe për rehatinë e stilit tonë të jetesës. Por për fëmijët e nipërit tanë ai mund të kthehet në një krizë ekzistenciale./ DW
Nga Edion Petriti« Ana vriste mendjen se pse dorëshkrimet, l...
Një nga gjetjet më interesante në psikologjinë evolucionare,...
Protestat po trondisin prej disa muajsh Hong Kongun. Nga 31 ...
Nga Yavuz Baydar “Middle East Online”* Çdo ditë që kalon, du...
Kush është Matthew Palmer, i ngakuari i posaçëm amerikan për...
Nga Kelly Oakes “BBC”* Kur Rubi Jangz, u veçua nga të tjerët...
Ne nuk kemi emrin e shpikësit të tij, edhe pse në çdo rast p...
Nga Ciaran Mcgrath “Express.co.uk”* Euroskeptikët më të njoh...
Zemra e saj kishte pushuar së rrahuri, dhe ajo nuk po merrte...
Edhe pas 230 vitesh nga rënia e fortesës së Bastijës, Revolu...
Nga Tony Fabijančić “The Globe Post”* Një thënie e vjetër në...
Nga Bernd Riegert/DW– Socialdemokratët u ndanë. Çfarë do të ...
Nga Anthony Medford, James W Vaupel & Kaare Christensen* Nje...
Nënkoloneli i SS, Oto Skorzeni, ishte një ushtarak i jashtëz...
Nga Simon Tisdall “The Guardian”* Kriza në Gjirin Persik, po...
Ne dimë shumë (ose mendojmë se dimë) për Robin Hudin, shigje...
Nga Joseph Dresen “The Hill”* Megjithë përpjekjet e mëdha të...
Nga Victor David Hanson “National Riview”Kryeministri britan...
Ky muaj, shënon 80 vjetorin vjetorin e sulmit të Gjermanisë ...
Gati një gysmë ore zgjati “ekskursioni” i Angela Merkelt nëp...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...