Çështja "Berisha"/ Braho, këshilla opozitës: Nëse pretendoni se i janë shkelur të drejtat drejtohuni gjykatave
Kreu i SPAK-ut Klodjan Braho është përballur me pyetjet e ...
Kreu i SPAK-ut Klodjan Braho është përballur me pyetjet e ...
Nga Victor David Hanson ?National Riview?
Kryeministri britanik, Boris Xhonson, mezi pret që ta përkthejë votën e shumicës së britanikëve në referendimin e qershorit 2016 mbi largimin e vendit nga Bashkimi Evropian, në një Brexit konkret. Por kjo çështje, është në fakt shumë më e vjetër dhe më e rëndësishme, sesa verdikti i 52 përqind të qytetarëve britanikë, që në mënyrë të kuptueshme, ishin të mërzitur nga një BE gjithnjë e më anti-demokratike, dhe e kontrolluar nga Gjermania.
Anglia është një ishull. Në rrafshin historik, politik dhe gjuhësor, ajo nuk është integruar asnjëherë në mënyrë të përhershme apo plotësisht në kulturën dhe traditat evropiane. Historia
e Britanisë, ka qenë kryesisht ajo e luftërave me Francën, Gjermaninë ose Spanjën.
Dominimi i Marinës Mbretërore, bëri që diktatorët evropianë, nga Napoleoni deri te Hitleri, të mos shkelnin dot kurrë truallin britanik. Iluminizmi britanik dhe ai skocez i shekullit XVIII-të i Edmund Burkes, Dejvid Hjimit, Xhon Lokut dhe Adam Smithit, e vuri theksin tek individualizmi dhe liria shumë më tepër sesa barazia e garantuar nga qeveria, që mbështetej nga mendimtarët francezë të Iluminizmit si Zhan-Zhak Ruso.
Nuk është një rastësi, që Revolucioni Amerikan u themelua mbi idenë e lirisë dhe individualizmit, ndryshe nga përpjekja e dhunshme e Revolucionit Francez për të rishpërndarë të ardhurat, dhe privuar ?armiqtë e popullit? nga të drejtat e tyre, dhe madje edhe jeta e tyre.
Franca prodhoi Napoleonin, Italia Musolinin, ndërsa Gjermania i dha botës Hitlerit. Është e vështirë të gjesh në historinë britanike një figurë të krahasueshme diktatoriale, që të synonte dominimin kontinental.
Natyrisht, britanikët nuk kanë qenë shenjtorë. Ata e kontrolluan perandorinë e tyre globale, me anë të bindjes, apo edhe përdorimit të forcës brutale, kur ishte e nevojshme. Por sërish imperializmi britanik, ishte i një lloji tjetër krahasuar me kolonializmin belg, francez, gjerman, portugez apo spanjoll.
Ish-kolonitë britanike si Amerika, Australia, Kanadaja, India dhe Zelanda e Re, janë prej kohësh demokratike, ndërsa pjesa më e madhe e Amerikës Latine, sa për të marrë një shembull, nuk ka qenë e tillë deri vonë. Në Luftën e Parë Botërore, Britanikët humbën gati 1 milionë ushtarë, në përpjekje për të shpëtuar Francën dhe Belgjikën.
Ndërkohë në Luftën e Dytë Botërore, Anglia ishte kombi i vetëm që luftoi kundër Boshtit gjatë gjithë luftës (nga shtatori 1939, deri në shtatorin e 1945-ës), dhe ishte fuqia e vetme aleate që luftoi ndaj Boshtit tërësisht e vetme (për rreth 1 vit nga mesi i vitit 1940, deri në mesin e vitit 1941), dhe e vetmja fuqi e madhe aleate që hyri në luftë kundër Gjermanisë pa u sulmuar direkt prej saj (I erdhi në ndihmë të aleates së saj Polonisë).
Historikisht, Britania e Madhe ka patur në shumë në mendje detet dhe Botën e Re, sesa lindjen drejt Evropës. Në këtë kuptim transatlantik, një kanadez apo amerikan, kishte zakonisht më shumë të përbashkëta me një anglez sesa një gjerman apo grek.
Gjatë 30 viteve të fundit, britanikët gati e harruan këtë fakt, teksa u bënë pjesë e Bashkimit Evropian, duke u zotuar të përvetësojnë vlerat evropiane, në një trajektore të përbashkët drejt utopisë së supozuar. Në masën që Anglia mbeti disi dyshuese ndaj kontinentalizmit të BE-së, duke e refuzuar euron, dhe duke mos përqafuar socializmin evropian, vendi lulëzoi.
Por kur Britania ndoqi shembullin gjerman të kufijve të hapur, ndryshoi reformat e tregut
të Margaret Theçërit, dhe miratoi pacifizmin dhe qasjet e tjera të BE-së, ajo mbeti në vend-numëro.
Përpjekjet e Xhonsonit si kryeministër i ri, synojnë me sa duket të përmbushin vullnetin e popullit britanik, ashtu siç u shpreh në vitin 2016, përkundër dëshirave të burokracisë së Bashkimit Evropian, dhe shumicës së establishmentit britanik.
Pra pas qindra vitesh pavarësi të kompromentuar, çështja ëshët nëse Britania do t?i bashkohet përfundimisht Evropës, apo do të ruajë kulturën e saj të veçantë, duke qenë më pranë vendeve anglishtfolëse që themeloi dikur, të cilat po ecin më mirë sesa shumica e anëtarëve të Bashkimit Evropian.
Evropa është e paarmatosur në një mënyrë alarmuese. Shumica e anëtarëve të NATO-s, refuzojnë të ndërmarrin investimet e tyre të premtuara në mbrojtje. Normat negative të interesit nëpër bankat e Evropë po bëhen një normë. Papunësia mbetet e lartë, edhe në tregjet e punës të karakterizuara nga rregulla të forta.
Vendet e Evropës Jugore, nuk mund të paguajnë dot kurrë plotësisht kreditë e marra nga bankat gjermane. Grupi Disident i Vishegradit, i përbërë nga Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia, synon të krijojë një mini-aleancë brenda BE-së që promovon kufijtë e sigurt, emigrimin e ligjshëm, energjinë bërthamore, vlerat tradicionale dhe Kristianizmin.
Britania ka sot shansin e fundit për të ripërqafuar botën demokratike të tregut të lire, që ndihmoi dikur të krijohej, dhe të distancohet nga statizmi i zymtë që kundërshtonte dikur.
Përshtatur nga CNA.al
Ky muaj, shënon 80 vjetorin vjetorin e sulmit të Gjermanisë ...
Gati një gysmë ore zgjati “ekskursioni” i Angela Merkelt nëp...
Benjamin Salomon, iu bashkua ushtrisë amerikane në vitin 194...
Nga Kemal Derviş “Project Syndicate”* Kur udhëheqësit botëro...
Kryeministri i Britanisë Boris Johnson mohoi prerazi të enjt...
Më 15 korrik 1953, vrasësi serial britanik, Xhon Kristi, ish...
Nga Janusz Bugajski “Center for European Policy Analysis”* E...
Numri i fëmijëve, që humbën të paktën njërin nga prindërit n...
Nga Andrew C.Mccarthy “National Riview”* “Talibanët, nuk jan...
I ngarkuari i ri BE-së për Politikën e Jashtme, pasuesi i Fe...
Nga Jacopo Barigazzi “Politico.eu”* Betejat më të mëdha të E...
Kulla Eifel, një nga atraksionet kryesore turistike sot në P...
Vetëvrasja është një plagë sociale, që mund të prekë çdo nje...
Më 9 Shtator 1976, ndërroi jetë në Pekin udhëheqësi komunist...
Do ta injorojë Boris Johnson ligjin kundër një Brexiti pa ma...
Më 7 shtator 1978, Georgi Markov, një disident dhe shkrimtar...
Nga Will Hutton “The Guardian”Nëse demokracitë na kanë mësua...
Nga Maxim Samorukov “Carnegie Russia”* Rusia është bërë shum...
Nga Nicholas Kristof “The New York Times”Nëse Shtetet e Bash...
Kush ishte në të vërtetë Juda Iskarioti:një tradhtar apo një...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...