Njëqind ditë për të fikur zjarret/ Faktet tragjike të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në SHBA
Numri i fëmijëve, që humbën të paktën njërin nga prindërit n...
Nga Janusz Bugajski ?Center for European Policy Analysis?
* Emërimi i zv/ndihmëssekretarit të Shtetit, Metju Palmer si Përfaqësues Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, është një vendim i rëndësishëm. Ai ripërtërin përkushtimin e Uashingtonit, ndaj zgjidhjes së konflikteve dhe integrimit ndërkombëtar të rajonit.
Gjithsesi, ndërsa rrit pritshmërinë për efektivitetin e Amerikës, ai mund të jetë i pamjaftueshëm në trajtimin e problemeve më delikate rajonale. I dërguari i ri, do të përballet të paktën me 4 sfida thelbësore, duke filluar me çështjen e mbështetjes së Shtëpisë së Bardhë.
Palmer është një diplomat me përvojë, dhe me njohuri të thella mbi rajonin. Por ai do të duhet të bindë udhëheqësit e vendeve të rajonit, se i është dhënë tashmë një mandat i zgjeruar dhe me një autoritet më të madh, se sa gëzonte në postin e tij si zv/ndihmëssekretar i Shtetit, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor.
Zgjidhja e mosmarrëveshjes greko-maqedonase, e ka nxitur Uashingtonin të përpiqet të kopjojë këtë sukses diplomatik. Megjithatë, ndarjet etno-politike në Bosnje Hercegovinë, dhe mosmarrëveshja Kosovë-Serbi, janë shumë më komplekse, armiqësore dhe ekzistenciale. Palmer mund t?i japë një impuls të ri bisedimeve që kanë ngecur aktualisht, dhe të shtyjë përpara axhendën e normalizimit të raporteve dypalëshe.
Sidoqoftë, rishqyrtimi i konceptit të shkëmbimeve territore, mund të përkeqësojë marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës. Ndërkohë, mund të rriten pritshmëritë që Serbia ta njohë shpejt Kosovën, ashtu si Marrëveshja e Prespës, bëri që Athina të njohë Maqedoninë e Veriut.
Një problem i dytë për Palmerin, është rreziku që ngërçi në Bosnje, mund të përshkallëzohet në një konflikt më të rrezikshëm, në një kohë kur ai është i fokusuar tek mosmarrëveshja Serbi-Kosovë. Do të ishte e vështirë të menaxhohen diplomatikisht dy konflikte të njëkohshme, diçka që liderët separatistë në Republikën Srpska të Bosnjës (RS), mezi e presin. Statuskuoja në Bosnje, nuk është e qëndrueshme, dhe aty janë të pranishme të gjithë ?përbërësit? për një tjetër shpërthim të dhunshëm të krizës.
Në Bosnje nuk ka sot një qeveri qendrore funksionale, Rrepublika Srpska kërcënon të shkëputet nga federata, nacionalistët kroatë po kërkojnë një entitet të tretë, boshnjakët gjenden midis tyre të irrituar, ndërsa ekonomia është në vend-numëro. Në një skenar të mundshëm, udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik, mund të refuzojë reformat kryesore që bashkojnë pjesërisht vendin, siç është formimi i një ushtrie të përbashkët, gjykatave shtetërore dhe agjencisë së policisë.
Ai ka kërcënuar tashmë të tërhiqet nga Marrëveshja e Forcave të Armatosura, dhe të mbajë të ardhurat nga taksat për njësinë e vet federative. Ndërkohë, ai mund të refuzojë funksionimin e gjykatës dhe prokurorisë në nivelin shtetëror në entitetin e Republikës Srpska. Dodik mund të minojë shumë pushtete të tjera, që janë transferuar nga të dyja entitetet në institucione të nivelit shtetëror, që nga Marrëveshjet e Dejtonit të vitit 1995.
Republika Srpska, mund të tërheqë më pas përfaqësuesit e saj nga qeveria qendrore, dhe të shpallë një referendum për pavarësinë. Pavarësisht nëse lëvizje të tilla shkaktojnë akte te reja dhune, ato do të shqetësonin përfaqësuesin special të Uashingtonit, në dëm të vëmendjes ndaj ngërçit Serbi-Kosovë.
Një pengesë e tretë për Palmerin do të jetë Bashkimi Evropian, që ka vendosur të bëjë një pauzë të zgjatur për zgjerimin e tij në Ballkan. Kjo gjë, mund të vinte në lëvizje një seri zhvillimesh negative, në të cilat 6 vendet aspirante përballen me një lënie të gjatë në pritje, që do të dekurajë reformat, do të stimulojë skepticizmin e BE-së, dhe do të forcojë ndjenjat nacionaliste.
Nga ana tjetër, kjo do të sigurojë ?municion? për politikanët e BE-së, që të kundërshtojnë zgjerimin e mëtejshëm të unionit. Bashkimit Evropian ka shtyrë deri në tetor, vendimin nëse
do të hapë apo jo bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke pasur parasysh rezistencën e fortë nga disa anëtarë të unionit, sidomos Franca dhe Hollanda.
Qasja ?thellim i integrimit, para zgjerimit të radhës? e presidentit francez Emanuel Makron, mund të vonojë zgjerimin për një kohë të pacaktuar. Megjithëse disa udhëheqës rajonalë, pohojnë se Mali i Zi dhe Serbia (që kanë filluar bisedimet e pranimit në BE), mund të anëtarësohen në BE brenda vitit 2025, një synim ky tepër ambicioz.
Samiti i Këshillit Evropian i qershorit të këtij viti, nuk dha ndonjë vit të caktuar edhe për shtetet më të kualifikuara. Mandati i Palmerit, përfshin një ?përqëndrim tek integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore?. Problemi është se Uashingtoni nuk ka asnjë rol në procesin e zgjerimit të BE.
Edhe nëse përfaqësuesi special, mund të jetë i aftë të inkurajojë reformat e nevojshme në mesin e aspirantëve, veçanërisht në sundimin e ligjit, ai nuk do të ketë ndikim brenda BE-së, në rast se rritet skepticizmi mbi zgjerimin. Edhe integrimi i mëtejshëm në NATO, ka një perspektivë të kufizuar në Ballkanin Perëndimor, pasi vetëm 3 shtete do të mbeten jashtë aleancës, kur të pranohet në aleancë Maqedonia e Veriut në vitin 2020.
Serbia nuk synon anëtarësimin e saj në NATO, Kosova duhet të ndërtojë një sektor të sigurisë dhe forcë ushtarake në mënyrë që të kualifikohet për t?u bërë pjesë e aleancës, dhe anëtarësimi i Bosnjes do të mbetet i bllokuar nga Republika Srpska. Problemi i katërt i vazhdueshëm për Palmer, do të jetë vendosmëria e Moskës për të minuar stabilitetin rajonal, dhe parandaluar integrimin perëndimor.
Diplomatët rusë, agjentët lokalë dhe aktivistët e dezinformatave, do të vazhdojnë të përfshihen në provokime të ndryshme, komplote dhe operacione ndikuese. Ata do të inkurajojnë rezistencën e nacionalistëve në Beograd dhe Banja Luka (kryeqyteti i Republikës Srpska), ndërsa do të kërkojnë mundësi të reja për të krijuar përçarje, testuar vendosmërinë e Uashingtonit, dhe diskreditituar të dërguarin kryesor të Amerikës në Ballkan./ Përshtatur nga CNA.al
Numri i fëmijëve, që humbën të paktën njërin nga prindërit n...
Nga Andrew C.Mccarthy “National Riview”* “Talibanët, nuk jan...
I ngarkuari i ri BE-së për Politikën e Jashtme, pasuesi i Fe...
Nga Jacopo Barigazzi “Politico.eu”* Betejat më të mëdha të E...
Kulla Eifel, një nga atraksionet kryesore turistike sot në P...
Vetëvrasja është një plagë sociale, që mund të prekë çdo nje...
Më 9 Shtator 1976, ndërroi jetë në Pekin udhëheqësi komunist...
Do ta injorojë Boris Johnson ligjin kundër një Brexiti pa ma...
Më 7 shtator 1978, Georgi Markov, një disident dhe shkrimtar...
Nga Will Hutton “The Guardian”Nëse demokracitë na kanë mësua...
Nga Maxim Samorukov “Carnegie Russia”* Rusia është bërë shum...
Nga Nicholas Kristof “The New York Times”Nëse Shtetet e Bash...
Kush ishte në të vërtetë Juda Iskarioti:një tradhtar apo një...
Nga Gwynne Dyer “Internazionale”* A po përjetojmë kulmin e f...
Nga Roland QafokuPër shqiptarët, mjeshtria e tregtisë në kus...
Alkatraz, ka qenë njëri nga burgjet më të frikshëm të Shtete...
Presidenti amerikan Frenklin Ruzvelt, bëri shumë shpejt armi...
Nga Emma Graham-HarrisonDublin- Më shumë se 3 vite më parë, ...
Nga Masimo AmanitiPsikanalist dhe Profesor në Universitetin ...
Nga Alberto Nardelli, Christo Grozev, Tanya Kozyreva & Roman...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...