Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Jacopo Barigazzi ?Politico.eu?
* Betejat më të mëdha të Evropës, nuk kanë të bëjnë vetëm me politikat, por me vetë identitetin e Bashkimit Evropian. Po cilat janë sfidat kryesore. Le t?i shohim me radhë.
Liberalizmi dhe tregtia
Disa thonë se BE-ja, është në thelb një ?perandori liberale?, legjitimiteti i së cilës mbështetet në vlerat e saj themelore:demokracinë liberale, qeverisja kushtetuese dhe liria individuale. Atëherë, çfarë ndodh kur ky sistem sfidohet, jo vetëm nga kampionët e ?demokracisë jo-liberale? si udhëheqësi hungarez Viktor Orban, por edhe nga vendet me peshë të madhe si Franca dhe Gjermania?
Kjo është ajo që ndodhi kur Parisi dhe Berlini, nxitën bashkimin e 2 prej kompanive më të mëdha në rrjetin hekurudhor tregtar të Evropës, Siemens dhe Alstom, për të rivalizuar kompaninë kineze CRRC. Nisma u kundërshtua në shkurt nga Autoriteti i Konkurrencës i Komisionit Evropian, që zbuloi se ky bashkimi ?do të kishte dëmtuar konkurrencën?, dhe ?do të sillte çmime më të larta në treg?.
Ndërsa Kina po rritet, dhe modeli i saj politik jo-liberal dëshmohet të jetë ekonomikisht i suksesshëm, BE-ja përballet me një dilemë:A duhet të kompromentojë ?shpirtin? e saj të tregut të lire, për të mbrojtur veten nga Pekini?
Kriza e emigracionit, dhe rreziku i fundit të tregut të përbashkët
Sfida më e madhe, është përpjekja për të reformuar të ashtuquajturën Rregullore të Dublinit,
që përcakton se vendi ku mbërrin një azilkërkues, duhet të marrë përgjegjësinë për t?i dhënë atij azil dhe mbrojtje. Kjo politikë, ka vendosur nën një presion të madh vendet kufitare si Greqia dhe Italia, që kërkojnë me ngulmojnë që azilkërkuesit të rishpërndahen në të gjithë bllokun.
A mundet BE të detyrojë një vend tjetër, që të tregojë ?solidaritet? duke pranuar refugjatët? Deri
më tani, të gjitha përpjekjet për konsensus kanë dështuar. Në përgjigje ndaj krizës së vitit 2015, Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia rivendosën kontrollet kufitare në kufijtë e tyre të brendshëm. Nëse do të ketë një tjetër krizë refugjatësh, në kushtet e mospasjes së asnjë mekanizmi për të rishpërndarë azilkërkuesit, ka të ngjarë që një numër më i madh vendesh të rikthejnë sërish kontrollet kufitare.
Nëse kjo ndodh, zona Shengen mund të shembet plotësisht. Kjo do t?i jepte fund tregut të përbashkët siç e njohim deri më sot. Dhe do të kishte një kosto shumë të madhe për vendet anëtare. Sipas Bankës Qendrore Evropiane, nëse rivendosen barrierat tregtare brenda Evropës, PBB-ja në Gjermani do të binte 8 për qind, ndërsa në Itali 7 për qind.
Tregjet financiare: Makron dhe monedha e përbashkët
Kriza e borxhit që goditi Evropën në fillim të kësaj dekade, na mësoi se ruajtja e stabilitetit të çmimeve – synimi i BQE – nuk mjafton për të parandaluar falimentimin e bankave në mbarë kontinentin. Planet e presidentit francez Emanuel Makron për të reformuar eurozonën, synojnë rregullimin e disa anomalive të BE-së, përfshirë faktin që eurozona nuk ka ende një Ministri të Financave.
Kur i prezantoi idetë e tij në një fjalim në Universitetin e Sorbonës gati 2 vjet më parë, Makron shpresonte të kishte mbështetjen e Gjermanisë. Berlini ishte dikur nxistësi i një integrimi më të madh evropian, dhe Franca ishte partnerja hezituese. Tani rolet e tyre janë ndërruar, teksa gjermanët po bllokojnë përpjekjet për të krijuar një buxhet të përbashkët.
Kujdesi shëndetësor dhe votuesit e zemëruar
Evropa po plaket shpejt. Numri i personave 65 vjeç e lart, si përqindje ndaj popullsisë në moshë pune, pritet të rritet nga 30 përqind në 2016, në rreth 52 përqind deri në vitin 2070, sipas vlerësimeve nga Eurostat. Shtojini kësaj çmimet e larta për shumë ilaçe, dhe ja ku keni një kombinim vdekjeprurës.
Sistemi i kujdesi shëndetësor, po shndërrohet shpejt në një ?patate të nxehtë? politike në mbarë bllokun. Për ta përballuar këtë sfidë, disa vende si Belgjika, Hollanda, Luksemburgu, Austria dhe Irlanda, janë bërë bashkë për të negociuar blerjen e ilaçeve më të lira. Projekti është ende në fazat e tij fillestare, por ka frymëzuar vendet e tjera të ecin në të njëjtin drejtim.
Në lojë, është një pjesë e mirë e identitetit të BE-së. Blloku përbën vetëm 7 përqind të popullsisë së botës, dhe jep 25 përqind të PBB-së, por është gjithashtu burimi i 50 për qind të mirëqenies së tij. Nëse BE-ja nuk do të mund të gjejë mënyra për të ulur kostot, votuesit mund të shohin edhe një arsye tjetër, për t?iu drejtuar politikanëve euroskeptikë apo nacionalistë, duke premtuar të gjejnë mënyra për të mbrojtur më mirë qytetarët.
Mbrojtja evropane
Nëse do të ndodhej nën një sulm ushtarak, Evropa nuk do të ishte në gjendje të mbrohej vetë pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara. Për të rritur aftësitë e saj mbrojtëse, BE miratoi një pakt të ri ushtarak të njohur si PESCO, dhe ngriti një fond të ri shumëvjeçar, Fondin Evropian të Mbrojtjes, që do të japë 13 miliardë euro në buxhetin e ardhshëm afatgjatë të BE-së, për
rritjen e aftësisë ushtarake të bllokut, për të qenë më i pavarur nga mbështetja amerikane.
Në realitet, nxitja për një ?autonomi strategjike?, ka të bëjë me diçka tjetër:ringjalljen e idesë së Evropës si një projekt industrial. BE hodhi hapat e saj të pare, si një grupim vendesh që dëshironin një treg të përbashkët për të blerë dhe shitur çelik dhe qymyr./ Përshtatur nga CNA.al
Kulla Eifel, një nga atraksionet kryesore turistike sot në P...
Vetëvrasja është një plagë sociale, që mund të prekë çdo nje...
Më 9 Shtator 1976, ndërroi jetë në Pekin udhëheqësi komunist...
Do ta injorojë Boris Johnson ligjin kundër një Brexiti pa ma...
Më 7 shtator 1978, Georgi Markov, një disident dhe shkrimtar...
Nga Will Hutton “The Guardian”Nëse demokracitë na kanë mësua...
Nga Maxim Samorukov “Carnegie Russia”* Rusia është bërë shum...
Nga Nicholas Kristof “The New York Times”Nëse Shtetet e Bash...
Kush ishte në të vërtetë Juda Iskarioti:një tradhtar apo një...
Nga Gwynne Dyer “Internazionale”* A po përjetojmë kulmin e f...
Nga Roland QafokuPër shqiptarët, mjeshtria e tregtisë në kus...
Alkatraz, ka qenë njëri nga burgjet më të frikshëm të Shtete...
Presidenti amerikan Frenklin Ruzvelt, bëri shumë shpejt armi...
Nga Emma Graham-HarrisonDublin- Më shumë se 3 vite më parë, ...
Nga Masimo AmanitiPsikanalist dhe Profesor në Universitetin ...
Nga Alberto Nardelli, Christo Grozev, Tanya Kozyreva & Roman...
Mëngjesi i të hënës së 21 gushtit 1911, nisi si zakonisht në...
Nga Giuseppe Scognamiglio “EastWest”* Mëngjesin e 29 tetorit...
Vepra e fuqishme e Ema Lazarus, u ndikua shumë nga historia ...
Nga Harry J. Kazianis ”Fox News”* Konflikti më vdekjeprurës ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...