Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Mëngjesi i të hënës së 21 gushtit 1911, nisi si zakonisht në Muzeun e Luvrit në Paris. Vinçenzo Peruxhia nuk kalon nga hyrja kryesore, por nga ajo e përdorur nga punonjësit. Peruxhia e njeh atë pasi e ka kaluar disa herë. Herën e fundit në korrik të po atij viti, kur punonte për prodhuesin e xhamave Gobier, që ishte ngarkuar të prodhonte pllaka qelqi për të ruajtur veprat më të rëndësishme të artit.
Drejtori i Muzeut, Teofil Homol, ishte shumë më i interesuar të mbronte veprat e famshme nga aktet e përsëritura të vandalizmit, sesa nga vjedhjet, të cilat gjithashtu nuk kishin munguar. Në këto rrethana, Peruxhia hyri në muze, mori një pikturë, dhe u largua pa ngjallur asnjë dyshim. Por ajo pikturë nuk ishte dosido, por Mona Liza, kryevepra e Leonardo Da Vinçit.
Peruxhia e çmontoi xhamin mbrojtës dhe kornizën e tabllosë, me lehtësinë e dikujt që e ka kryer shumë herë veprimin e kundërt, hoqi xhaketën, e mbështolli rreth pikturës, e hodhi krahëve dhe doli në rrugë. E la kryeveprën në apartamentin e tij, dhe shkoi në punë në orën 9. U shfajësua për vonesën, me pretendimin se ishte dehur gjatë mbrëmjes të së dielës.
Të nesërmen, më 22 gusht 1911, i pari që vuri re mungesën e pikturës ishte artisti Luis Beru. Ai kishte hyrë në Sallonin Carré për të pikturuar një kopje të kryeveprës së Leonardos. Por do të duhej të kalonte i gjithë mëngjesi, për të konstatuar se piktura ishte vjedhur, dhe nuk ishte transferuar në laboratorin fotografik.
Punonjësit lajmëruan drejtorin që ishte nisur me pushime, dhe policinë. Gjashtëdhjetë xhandarë, kontrolluan imtësisht të gjithë vizitorët, dhe më pas çdo centimetër të muzeut, që do të mbetej i mbyllur për një javë të tërë. Të mërkurën e 23 gushtit, lajmi do të merrte dhenë në të gjitha gazetat.
Disa prej tyre bënin përgjegjës për neglizhencë drejtorin e muzeit, të cilit i kërkuan të jepte dorëheqjen. Kishte nga ata që vunë shpërblime për ata që kishin informacione mbi grabitësit. Apo të tjerë që nisën të tjerin teori komploti, duke hipotetizuar se ajo grabitje, ishte një vepër e armiqve gjermanë.
Policia ndodhej nën një presion të madh. Ajo ndaloi poetin Gijom Apoliner dhe mikun e tij, Pablo Pikaso, asokohe një piktor i panjohur, që dyshoheshin se kishin gisht tek grabitja e famshme.Në kornizën e braktisur në muze, u gjet një gjurmë që mund t?i përkiste autorit të vjedhjes.
Por krahasimi me gjurmët e gishtërinjve të 257 punonjësve të Luvrit, nuk dha asnjë rezultat.
Për disa kohë, Peruxhia u duk sikur ishte lindur me këmishë. Disa javë më vonë, policia ia behu në derën e apartamentit të tij. Por pas pyetjeve standarte, inspektori plotësoi raportin pa zbuluar ndonjë gjë të çuditshme.
Si për ironi, ai e përpiloi raportin i mbështetur në tryezën e vogël, poshtë të cilës fshihej kryevepra e Leonardos. Nuk dihet me saktësi se çfarë ndodhi në dy vitet në vazhdim. Por më 9 dhjetor 1913, Peruxhia kaloi kufirin në trenin e linjës Paris-Milano. Në bagazhin e tij, mbështjellë me një pëlhurë të kuqe, dhe e fshehur në fundin e dyfishtë të valixhes, ndodhej Mona Liza.
Peruxhia zhvilloi një takim me Alfredo Gerin, një tregtar i veprave të artit, me të cilin kishte kontaktuar disa ditë më parë. Nuk është e qartë pse ai priti aq gjatë, për ta hequr qafe tabllonë e famshme. Ndoshta nuk dinte vërtet se çfarë të bënte me të. Mbase thjesht dëshironte të qetësoheshin ujërat. Ose me gjasë e pati të vështirë, të gjente një tregtar të gatshëm të jepte një pazar të mirë.
Geri u takua me Peruxhian në Hotel Tripolitania në Firence, i shoqëruar nga Xhovani Poxhi, drejtor i galerisë ?Uffizi?. Të dy prisnin të përballeshin me një mitoman. Por ata u habitën kur vepra që iu ekspozua ishte origjinali i pikturuar nga Leonardo. Ata kërkuan kohë për disa shqyrtime të mëtejshme, duke i premtuar Peruxhias se ditën tjetër do t?i jepnin plot 500 mijë franga.
Por në takimin e nesërm u paraqit policia italiane. Në komisariat, Peruxhia pretendoi se e kishte vjedhur Mona Lizën, për t?i rikthyer Italisë një nga kryeveprat e shumta, që ishin marrë dikur me forcë nga Napoleoni. Shkurt, qe një gjest patriotik. Në fakt, Xhokonda ishte çuar në Francë me dëshirën e vetë Leonardos.
Gjyqi u mbajt në Firence në qershorin e vitit 1914. Peruxhia fitoi menjëherë simpatinë e opinionit publik dhe gazetave. Dënimi ishte i butë:1 vit e 15 ditë, që pastaj u reduktua në 7 muaj e 8 ditë. Ndërkohë, pasi u shfaq për publikun në Firence, Romë dhe Milano, më 31 dhjetor 1913, tablloja e rikuperuar mbërriti me tren në Paris, dhe u vendos në kornizën e saj të vjetër.
Pasi mori pjesë në Luftën e Parë Botërore, Vinçenzo Peruxhia u martua dhe u kthye në Paris, ku lindi edhe vajza e tij Çelestina. Vetëm një vit më vonë, më 8 tetor 1925, ai vdiq nga një sulm në zemër, pikërisht në ditëlindjen e tij të 44-të./ Përshtatur nga CNA.al.
Nga Giuseppe Scognamiglio “EastWest”* Mëngjesin e 29 tetorit...
Vepra e fuqishme e Ema Lazarus, u ndikua shumë nga historia ...
Nga Harry J. Kazianis ”Fox News”* Konflikti më vdekjeprurës ...
Natën e 31 gushtit 1997, ndodhi diçka e tmerrshme që trondit...
Nga Dov S.Zakheim “The Hill”* Gjatë fjalimit të tij vjetor p...
Në Turqi një burrë vret ish-gruan në publik. Mijëra njerëz d...
Gjatë Luftës së Vietnamit, ushtarët amerikanë nuk kishin mbë...
Nga Rachel Donadio “The Atlantic”* Italia është një vend i r...
Josif Stalini, mbetet padyshim një nga diktatorët më famëkeq...
Nga Yasmeen Serha, Helen Lewis & Tom Mctague* Kur kanë mbetu...
Vdekja e Majkëll Xheksonit në moshën 50 vjeçare nga një arre...
Nga Leonid Bershidsky “Bloomberg”* Në korrik të këtij viti, ...
Në mesin e shumë filmave mbi mafian, spikat Kazino i regjizo...
Nga Karina Barbesino & Kristine Lee “National Interest”– Qëk...
Nga Leon E. Panetta “The Washington Post”* Muajin e kaluar, ...
Napoleon Bonaparti lindi më 15 gusht 1769 në ishullin france...
Me një shtrirje nga Kanadaja në Australi, por me qendër në K...
Nga Chris Patten “Project Syndicate”* Çfarë është një shtet ...
Groenlanda ndodhet pothuajse në Polin e Veriut dhe Donald Tr...
Nga Peter Kenez* Pakti i nënshkruar nga ministri i Jashtëm s...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...