Ballkani do paguajë një kosto të madhe për ambiciet globale të Kinës
Nga Karina Barbesino & Kristine Lee “National Interest”– Qëk...
Në mesin e shumë filmave mbi mafian, spikat Kazino i regjizorit Martin Skorcese, dhe veçanërisht për shkak të skenave të dhunës. Robert De Niro, luan rolin e një gangsteri hebre që drejton kazinotë e Las Vegasit për llogari të mafias së Çikagos, së bashku me Xho Peshin që luan rolin e Niki Santoros, vrasësin e dhunshëm të grupit kriminal që e mbron atë.
Në jetën reale, roli i Peshit u frymëzua nga jeta e mafiozit Toni Spilotro. Dhe jeta e këtij të fundit, ishte edhe më e trazuar sesa versioni filmik.
Në fakt, sjellet e dhunshme e bënë Entoni Spilotron, një ndër gangsterët më të frikshëm të viteve 1960-1970. Toni Spilotro u shqua për suksesin e tij, në mbrojtjen nga gjobat të kazinove të Las Vegasit. Por ai e nisi karrierën kriminale si shumë mafiozë të tjerë:si një gangster i nivelit të ulët në Çikago.
Ai lindi aty në vitin 1938. Spilotro u rrit si i katërti i gjashtë djemve të një familjeje italiane. Babai i tij, zotëronte një restorant të njohur italian, që frekuentohej nga mafiozë të njohur si Sem Xhankana. Katër nga pesë djemtë e familjes Spilotro, u mpleksën me disa elementë të krimit. Vetëm një nga vëllezërit ndoqi univeritetin, dhe u bë një mjek i respektuar.
Toni Spilotro sillej vazhdimisht në mënyrë të dhunshme në shkollën e mesme, para se ta braktiste atë. Ai nisi të kryente krime të vogla si grabitje nëpër dyqane, dhe e çantave të kalimtarëve. Ai mori nga shokët nofkën ?Milingona?, për shkak të shtatit të tij të vogël. Dhe në fakt, ai ishte vetëm 1.57 metra i gjatë.
Në moshën 16-vjeçare, u arrestua për herë të parë. Deri në moshën 22-vjeçare, do të arrestohej dhjetëra herë të tjera. Ai tërhoqi vëmendjen e mafiozit Sem Di Stefanos. Ky e mori në grupin e tij, dhe e ngarkoi me detyrën e vrasjeve. Kështu Spilotro pati mundësinë të ishte një anëtar më të drejta të plota i mafias.
Ai pati mundësinë ta tregonte veten në rastin e të ashtuquajturve ?Boys M&M?. Bëhej fjalë për 2 gangsterë të vegjël, Billi Mekarthi dhe Xhimi Miralja, që vranë disa biznesmenë në qytet, pas një debati në gjendje të dehur. Vrasja e biznesmenëve dhe problemet me ligjin në një lagje mafiozësh, nuk tolerohej aspak nga mafia.
Skena e torturës së tyre tek filmi Kazino, është po aq e dhunshme sa edhe historia e vërtetë e vitit 1962. Spilotro dhe miqtë e tij e rrahën keqazi Mekarthin derisa sa ky vdiq. Policia zbuloi trupat e masakruar të Miraljas dhe Mekarthit brenda një makine në anën Jugore të Çikagos.
Mafia e Çikagos, kontrollonte kazinotë e Las Vegasit përmes hebreut Frenk Rozental ?Mëngjerashit? (në film i luajtur nga De Niro), ndërsa Spilotro ishte krahu i dhunshëm, atëherë kur e kërkonte puna.
Në filmin Kazino, temperamenti i keq i Santoros, bënte që t?i ndalohej hyrja në shumicën e kazinove në Las Vegas. Të njëtin problem pati edhe Spilotro. Ai madje u bë xheloz për famën dhe pasurinë e ?Mëngjerashit?. Prandaj vendosi të shkëputej dhe të punonte më vete.
Së bashku me një grup hajdutësh të quajtur ?Gang-in-the-Wall?. Nisën grabitjen e banesave për bizhuteri të çmuara. Spilotro hapi dyqanin e tij ?The Gold Rush?, së bashku me të vëllain Majkëll për të shitur sendet e tij të vjedhura. Në vitin 1974, gazeta ?Los Angeles Times?, raportonte se në Las Vegas po ndodhnin krime më shumë se kurrë më parë. Në këtë kohë, gangsteri i shkujdesur, ishte akuzuar disa herë për vrasje.
Por mes Rozental dhe Spilotros, armiqësia kishte shkuar shumë larg. Rozental ishte martuar me Geri Mekgi, një ish-kamariere e klubit të famshëm ?Tropicana? në Vegas. Pasi fitoi zemrën e tij, Mekgi i vodhi atij miliona dollarë. Në filmin Kazino, rolin e saj e luan me shumë vërtetësi aktorja Sheron Stoun, si Xhinxher Mekena.
Ashtu si në film, Mekgi pati një lidhje të fshehtë e të trazuar me Spilotron. Në një moment në vitin 1982, Spilotro dyshohet se u përpoq të hidhte në erë makinën e Rozental, pas vetëvrasjes së Mekgi. Atentati dështoi, por pasojat e lidhjes së tij me gruan e Rozental, e shqetësuan shumë mafian në Las Vegas.
Ajo ngjarje do të shënonte edhe fundin e Spilotros. Kështu, mafia vendosi të eleminojë Toni Spilotron dhe vëllain e tij, Majkëll. Ata u rrahën për vdekje në vitin 1986. Trupat e tyre u gjetën në një fushë misri në Indiana. Në vitin 2007, 3 mafiozë u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e vëllezërve Spilotro.
Në këtë rast, filmi Kazino përshkruan jetën e vërtetë të mafiozit italo-amerikan, përveç faktit, që ndryshe nga Santoro, Spilotro nuk u varros i gjallë, megjithëse iu nënshtrua një fundi po aq torturues, sa edhe të tjerët patën nga duart e tij./Përshtatur nga CNA.al
Nga Karina Barbesino & Kristine Lee “National Interest”– Qëk...
Nga Leon E. Panetta “The Washington Post”* Muajin e kaluar, ...
Napoleon Bonaparti lindi më 15 gusht 1769 në ishullin france...
Me një shtrirje nga Kanadaja në Australi, por me qendër në K...
Nga Chris Patten “Project Syndicate”* Çfarë është një shtet ...
Groenlanda ndodhet pothuajse në Polin e Veriut dhe Donald Tr...
Nga Peter Kenez* Pakti i nënshkruar nga ministri i Jashtëm s...
Nga Tobias Jones* Italia ka qenë gjithmonë në pararojë të ri...
Amazona po digjet. Brenda 48 orësh – 2500 zjarre të reja. Sa...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kundërshtoi që në fillim ...
Nga Bojan Stojkovski “International Politics and Society”* G...
A ka vende të sigurta në këtë botë, në rastin e një lufte bë...
Nga Jeffrey D.Sachs “Project Syndicate”*Ndërsa Donald Trump ...
Tentativa e grushtit të shtetit të vitit 1991, e njohur ndry...
Pak muaj para Brexit mbeten të pasqaruara disa çështje me rë...
Nga Soner Cagaptay “The Globalist”* Qëkur Partia për Drejtës...
Fjala që po paraqesim më poshtë është fjalimi i mbajtur në p...
Bosët e fuqishëm të mafias, u përhapën gjërësisht në SHBA-në...
Nga Kathryn Salam “Foreign Policy”* Gjatë muajve të fundit, ...
Nga Josh Rogin “The Washington Post”* Shteti Islamik, ka vën...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...