Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë/ Humb jetën një person, plagosen tre të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Nga Kathryn Salam ?Foreign Policy?
* Gjatë muajve të fundit, protestuesit në Hong Kong kanë organizuar protesta gjithnjë e më të shpeshta, kundër një projektligji të diskutueshëm, që do të lejonte përballjen e qytetarëve të Hong Kongut me akuza penale, dhe ekstradimin e tyre në territorin e Kinës.
Edhe pse qeveria lokale e Hong Kongut e ka pezulluar ligjin, protestat kanë vazhduar duke parashtruar një seri ankesash të tjera, përfshirë natyrën e marrëdhënieve të këtij rajoni me Pekinin. Ndërsa trazirat vazhdojnë, të gjithë po hamendësojnë se çfarë do të ndodhë më tej me Hong Kongun.
Edhe para prezantimit të këtij projektligji këtë pranverë, ishte tashmë e qartë se Kina dhe Hong Kongu, po shkonin drejt një përplasje mes tyre. ?Presidenti kinez Xi Jinping, e ka përqendruar pushtetin në duart e tij, dhe ka shtypur çdo lloj kundërshtimi në territorin e Kinës, si asnjë udhëheqës tjetër që nga Mao Ce Dunit?-shkruante Ben Blend i Institutit Loui.
Nga ana tjetër, ?gjatë 3 viteve të fundit, qeveria e Hong Kongut, e cila është emëruar nga Pekini, ka ndërmarrë shumë hapa represive, të papara më herët?, shpjegon Blend. Ajo ka skualifikuar ligjvënësit e zgjedhur, ka ndaluar garimin e aktivistëve të rinj, ka nxjerrë jashtë ligjit një parti politike, ka burgosur udhëheqësit e protestës pro-demokracisë, ka dëbuar një gazetar të huaj, ndërsa ka bërë një sy qorr, kur Pekini rrëmbeu kundërshtarët e tij politikë në Hong Kong?.
Ndërkohë Xhejms Tajger i organizatës ?PEN America?, shkruan se botuesit atje janë përballur me ngacmime dhe burgosje. Një represion i tillë, thekson shkrimtari me banim në Hong Kong, Entoni Dapiran, erdhi pas Lëvizjes së Umbrellës së vitit 2014, protesta pro-demokracisë në Hong Kong, e cila u shua pa u përmbushur asnjë nga kërkesat e protestuesve.
Nën këtë sfond ngjarjesh, kur qeveria e Hong Kongut prezantoi ligjin e ri të ekstradimit, publiku shpërtheu menjëherë. Edhe shtresa e biznesit në këtë rajon, ?zakonisht një grupim konservator i kujdesshëm?, u përfshi në protestat që nisën në qershor. Më shumë se 1 mijë biznese lokale, morën pjesë në grevën e parë të përgjithshme të qytetit që nga vitet 1960.
Nga ana e saj, shefja ekzekutive e rajonit, Kerri Lam, gjendet në një pozitë aspak komode. Siç raporton gazetarja Hilton Jip, ?dëshira e Lam për të miratuar këtë projektligj është e kuptueshme, duke pasur parasysh se ajo ia detyron statusin e saj qeverisë së Pekinit.
Krerët e Hong Kongut, duhet ta ?duan vendin e tyre?, ndaj ata miratohen nga një komitet ku Pekini ka një ndikim të madh. Bazuar në doktrinën ?një vend, dy sisteme?, thotë analisti Xhejms Palmer, Hong Kongu mendosej se ishte në gjendje ta ?ruante sistemin e vet unik juridik, kufijtë dhe qeverinë e tij deri në vitin 2047, kur mund të përfshihej plotësisht në Republikën Popullore të Kinës?.
Por ky sistem ka filluar të prishet që tani, dhe gjithnjë e më shumë banorë të Hong Kongut, janë të bindur se qeveria kineze nuk dëshiron të presë edhe 28 vjet të tjera, për të ushtruar kontrollin e saj të plotë. Edhe nëse vendos të presë, Kina nuk dëshiron sigurisht që Hong Kongu të vazhdojë të mbetet një bastion i protestës kundër Pekinit.
Dhe as që marrëveshja ?një vend, dy sisteme? të përhapet në të gjithë vendin. Siç e thekson Derek Grosman nga think-tanku ?Rand Corp?, situata në Hong Kong ?frymëzon pak besim tek Tajvani fqinj, shenjestra kryesore e mesazheve të Pekinit mbi ?një vend, dy sisteme?.
Ambicia e Pekinit, ka qenë prej kohësh arritja e një ?bashkimi paqësor? me ishullin – një nënshtrim vullnetar nga ana e Tajvanit, nën premtimin se ishulli do të ruajë sistemin e tij ligjor dhe qeveritar. Deri më tani, Pekini ka preferuar të mos e dërgojë ushtrinë në Hong Kong, por siç vëren Palmer, ekziston ende frika e dërgimit të saj, apo forcave paramilitare për të shuar me dhunë lëvizjen, ?gjë që ndoshta do të shkaktojë një Tiananmen të dytë?.
Aktualisht, forcat paramilitare të Policisë së Armatosur Popullore (PAP), po merren me shumicën e punëve të pista brenda vendit, duke shtypur kundërshtimet e brendshme. Kjo structure, është zyrtarisht e ngarkuar ?me ruajtjen e sigurisë së brendshme, dhe kundër terrorizmit? në Xinjiang dhe Tibet.
Prandaj nuk është për t?u habitur, pse javët e fundit, Pekini e ka shtuar retorikën e tij kundër protestuesve, duke i krahasuar ata me terroristët. Në mungesë të një ndërhyrjeje ushtarake, Pekini është përpjekur t?i sabotojë protestat edhe në mënyra të tjera.
?Ka dëshmi në rritje?- thotë Andreas Fulda, ?që kryengritja popullore e Hong Kongut, e ka nxitur Partinë Komuniste Kineze, të çlirojë ?demonët? e dhunës etnonacionaliste. Banorët e Hong Kongut, janë parë gjithnjë e më shumë nga qendra si një tjetër pakicë problematike, ndaj ata mund t?i nënshtrohen politikës së linjës së ashpër, që po zbatohet në Xinjiang dhe Tibet.
Ndërkohë, Pekini është përpjekur ta përshkruajë lëvizjen si një punë të agjenturave të huaja. Pas marshimit të protestës së gati 2 milionë njerëzve në qershor (një nga protestat më të mëdha në historinë moderne), Kina nxitoi të deklarojë, se pas saj fshihen ?forcat e huaja armiqësore?.
Sigurisht, në mesin e disa drejtuesve të PKK, ekziston një shqetësim real për ndërhyrjen e huaj, që sipas tyre synon rrëzimin e qeverisë kineze.
Por kjo është ndërkohë një propagandë shumë e efektshme ndaj një audience vendase, që ka
qenë e gatshme ta shohë si armiqësore botën e jashtme. Fajësimi i të huajve ? veçanërisht i Shteteve të Bashkuara – është një mjet shumë i mirë për ?skifterët? e politikës së jashtme kineze, thotë Melinda Liu e ?Newsweek?, të cilët po përfshihen gjithnjë e më shumë në një luftë tregtare me Uashingtonin.
Nga ana e tij, Uashingtoni ka paralajmëruar se projektligji i ekstradimit mund të shkelë ligjin amerikan, çka mund të nxisë SHBA-në të heqë dorë nga trajtimi preferencial i Hong Kongut në aspektin tregtar. Sa për atë që mund të ndodhë më pas, gazetarja Karen Çeung paralajmëron se lëvizjet e protestës janë të gjata dhe të vështira.
?Imazhet e protestuesve të rinj paqësorë, janë vlerësuar si fytyrat e luftës mes Davidit dhe Goliatit. Por romantizimi i lëvizjes, është i rrezikshëm për Hong Kongun?- vëren ajo. Ajo thotë se është e rëndësishme të mos harrohet se ?qyteti ka ende përpara një betejë 30-vjeçare, dhe jo çdo protestë mund të jetë e bukur dhe e madhe:pas këtyre skenave, mund të harrohet lehtë tirania represive?.
?Vetëm kur shtypja të luftohet çdo ditë, me banorët e Hong Kongut që ushtrojnë të drejtat e pakta të votës që u janë garantuar, dhe kur mësuesit, avokatët, prindërit, gazetarët dhe të tjerët, do të munden të luajnë rolin e tyre në edukimin e gjeneratës tjetër, atëherë kjo lëvizje mund të mbështesë vetveten?- thekson ajo.-përshtatur nga CNA.al.
Nga Josh Rogin “The Washington Post”* Shteti Islamik, ka vën...
Në vitin 1984, agjentët e shërbimit sekret amerikan, që moni...
Nga Nina L.Khrushcheva ”Project Syndicate”Protestat e vazhdu...
Kur jemi të lumtur, nuk kërkojmë të kemi pranë njerëzit tanë...
Pak njerëz, ia kanë dalë të mbajnë peng një vend të tërë, me...
Nga George Friedman “Geopolitical Futures”Kohët e fundit në ...
Nga Jeffrey Lewis “Foreign Policy”Të enjten më datë 8 gusht,...
Më 12 gusht, Xhorxh Soros mbushi 89-vjeç. E djathta ekstreme...
Nga Dimitri Buffa “L’opinione.it”Të gjithë e njohin tashmë k...
Nga Kate Brown “The Washington Post”Më shumë se tre dekada m...
A mund të ishte ajo Borëbardha e vërtetë? Shumë shpesh, mend...
Në Japoni policia ka arrestuar babain për të cilin pretendoh...
Në pamundësi që t’i mbajnë nxënësit e tyre nën kontroll duke...
Besë me Atdheun dhe FlamurinNë kalendarin Europian Marsi ës...
Fundvitin e kaluar, Ambasadori i SHBA, në Tiranë, zoti Donal...
Nga Ramiz LUSHAJ“Azem Hajdari dhe Tropoja”, album monografik...
Hiljana Biba është një gjimaziste në shkollën Petro Nini Lua...
Vlerësimi i cilësisë në bazë të ekonomisë së tregut në arsim...
Nga Julian Hoxhaj *Prej ditësh, tashmë është krijuar një sit...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...