Maria Von Ertal, kush ishte gjermania që frymëzoi personazhin e Borëbardhës
A mund të ishte ajo Borëbardha e vërtetë? Shumë shpesh, mend...
Nga Kate Brown ?The Washington Post?
Më shumë se tre dekada më parë, në Çernobil, në ish-republikën sovjetike të Ukrainës, shpërtheu një reaktor bërthamor. Zjarri që ra vazhdoi për 2 javë, duke çliruar në atmosferë gazra të shumta radioaktivë, që u përhapën në mbarë Evropën, dhe më gjerë.
Kjo ngjarje është mbuluar gjerësisht, dhe historianët dhe mediat, i rikthehen herë pas here.
Por mbi të ka edhe shumë pasaktësi, të cilat me kalimin e kohës kanë fituar statusin e miteve.
Ja cilat janë 5 nga këto mite, që për arsyet e renditura më poshtë, nuk janë fakte të vërteta:
Miti nr.1:Shpërthimi shkaktoi pak viktima
Raportet zyrtare mbi të vdekurit dhe të plagosurit nga ai incident, kanë qenë çuditërisht modeste. Dy njerëz gjetën vdekjen menjëherë. 29 të tjerë vdiqën në spital, dhe shumë më vonë, 15 fëmijë vdiqën si pasojë e tumorit të tiroideve, të shkaktuar nga rrezatimi i reaktorit të Çernobilit.
Edhe vlerësimet zyrtare të efekteve të mëvonshme mbi shëndetin e njerëzve, janë gjithashtu të ulta:Në vitin 2006, studiuesit e Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkimet mbi Tumorin, vlerësuan se kanceret e shkaktuara nga Çernobili deri në vitin 2065 do të jenë gjithsej 41.000, krahasuar me disa qindra milionë tumore, të shkaktuara nga shkaqe të tjera.
Madje revista ?Forbes?, prentendon se ?vetëm frika nga rrezatimi vrau disa njerëz, jashtë zonës më të afërt?, si pasojë e rritjes së nivelit të alkoolizmit dhe depresionit. Por shifrat e dëmeve, mund të jenë shumë më të larta. Fatkeqësisht, Bjellorusia, Rusia dhe Ukraina nuk kanë të dhëna të përditësuara, mbi efektet e atij aksidenti të tmerrshëm.
Por të dhëna të tjera, na japin një ide të përafërt të numrit të njerëzve të prekur nga katastrofa me kalimin e kohës. Për shembull, në janarin e vitit 2016, qeveria ukrainase tha se 1.961.904 njerëz në Ukrainë, ishin zyrtarisht viktima të katastrofës së Çernobilit.
Kievi paguan rregullisht pensione speciale për 35.000 njerëz, bashkëshortët e të cilëve vdiqën nga problemet shëndetësore të lidhura me reaktorin. Dhe këto shifra nuk përfshijnë Rusinë apo Bjellorusinë, ku vlerësimet për të prekurit me tumore dhe vdekjet e shkaktuara prej tyre, variojnë në qindra mijëra.
Miti nr.2:Aksidenti pati vetëm pasoja rajonale
Një një artikull revista amerikane ?Newsweek?, thote se ?një re radioaktive, u shpërnda në qytetet dhe fshatrat pranë reaktorit?. Por raport i OKB, vëren se katastrofa preku Bjellorusinë, Ukrainën dhe Rusinë, teksa lideri sovjetik i kohës Mikhail Gorbaçov, deklaronte se rrezatimi do të përhapej deri në Gjermaninë Lindore.
Në fakt, pasojat e këtij aksidenti u përhapën shumë më larg. Të parët që raportuan incidentin ishin shkencëtarët suedezë, që kishin pajisje të sakta për zbulimin e rrezatimit. Në vitin 1986, 7 mijë fermerë në Anglinë e Veriut dhe Skocinë e Jugut, u detyruan të groposnin delet e tyre, për shkak të rrezatimit nga Çernobili.
Dy dekada më vonë, më shumë se 350 fermerë në Britani, përballeshin ende me kufizime për lëvizjen e kafshëve, apo shitjen e mishit të tyre. Disa vjet më parë, Franca ndaloi një dërgesë të madhe me kërpudha radioaktive nga Bjellorusia. Ndërkohë manaferrat e ndotura nga Çernibili udhëtojnë rregullisht nga Ukraina në tregjet evropiane, dhe disa prej tyre importohen edhe nga Shtetet e Bashkuara.
Miti nr.3:Rreth reaktorit, po lulëzon sërish bimësia dhe jeta e gjallë
Disa kanë paralajmëruar ?lajmin e mirë?, se ekosistemi rreth Çernibolit ka nisur të gjallërohet. Një kompani që ofron për turistët e huaj ture për të vëzhguar zogjtë në zonën e ndaluar, e përshkruan atë si një ?park aksidental?, që u mëson njerëzve ?se si jeta e egër nuk ka nevojë për ta?. Shkencëtarët kanë vërejtur një rritje me 7 herë të pranisë së disa gjitarëve të mëdhenj.
Ata konstatuan se ndonëse rrezatimi nuk u bën mirë kafshëve, njerëzit kanë një efekt edhe më të dëmshëm. Por realiteti është ndryshe. Biologët që studiojnë kafshët e vogla si minjtë dhe zogjtë, raportojnë raste të mutacioneve më të shpeshta, deformime fizike dhe një popullatë të zvogëluar. Probleme të tilla mund të prekin edhe gjitarët e mëdhenj, megjithëse ato nuk mund të zbulohen dot nga fotografimet satelitore.
Miti nr.4:Çernobili, ishte katastrofa më e rëndë bërthamore që ka ndodhur ndonjëherë
Aksidenti i Çernobilit, lëshoi në atmosferë 50-200 milionë kyri radioaktivitet. Ndërkohë reaktorët e para bërthamorë me plutonium të Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, lëshonin në çdo ditë pune rreth 200 milionë kyri mbetje radioaktive në ambjentin përreth.
Deri kur hyri në fuqi Traktati i Ndalimit të Testeve Bërthamore në vitin 1963, fuqitë bërthamore, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik, shpërthyen 520 armë bërthamore në atmosphere në formën e testimeve, duke shkaktuar emetime radioaktive afatgjata në miliarda kyri.
Çernobili lëshoi në atmoferë rreth 45 milionë kyri jod radioaktiv (midis elementëve të tjerë) – që kur thithet nga tiroidet e njeëzve, mund të shkaktojë sëmundje të tiroideve dhe tumore. Ndërkohë testet e bombave bërthamore amerikane dhe sovjetike gjatë viteve 1945-1962, lëshuan në atmosferë rreth 20 miliardë kyri jod radioaktiv.
Miti nr.5:Çernobili, tregoi paaftësinë e autoriteve sovjetike
Në fakt, reagimi i sovjetikëve ndaj asaj katastrofe ishte mbresëlënës. Moska është kritikuar shpesh, se priti 3 ditë, para se të informonte publikun për aksidentin. Dhe kjo fshehje, bëri që qytetarët në vendet fqinje, si për shembull në Poloni, të merrnin masa mbrojtëse, shumë më vonë sesa është e rekomandueshme.
Gjithsesi, udhëheqësit sovjetikë vepruan në mbrojtje të qytetarëve të tyre. Brenda 36 orësh, zhvendosën 50 mijë banorë të qytetit të Pripiatit që ndodhej aty ngjitur, dhe hartoi plane për
të evakuuar nga banorët një territor të madh përreth reaktorit. Sa për krahasim, qeveria japoneze priti 2 muaj, para se të pranonte shkrirjen e 3 reaktorëve në termocentralin e Fukushimas, pas termetit të fortë të marsit 2011.
A mund të ishte ajo Borëbardha e vërtetë? Shumë shpesh, mend...
Në Japoni policia ka arrestuar babain për të cilin pretendoh...
Në pamundësi që t’i mbajnë nxënësit e tyre nën kontroll duke...
Besë me Atdheun dhe FlamurinNë kalendarin Europian Marsi ës...
Fundvitin e kaluar, Ambasadori i SHBA, në Tiranë, zoti Donal...
Nga Ramiz LUSHAJ“Azem Hajdari dhe Tropoja”, album monografik...
Hiljana Biba është një gjimaziste në shkollën Petro Nini Lua...
Vlerësimi i cilësisë në bazë të ekonomisë së tregut në arsim...
Nga Julian Hoxhaj *Prej ditësh, tashmë është krijuar një sit...
Haberet e Mitros/ Nga Mitro ÇelaVIDHET BIÇIKLETA E KOZMA DUS...
-Refleksione në 10-të Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë-17 ...
“La Mafia fa chifo”“Çdo kohë ka mafien e saj ashtu si çdo ma...
Dr. Bledar KURTI–Qeveria dhe qytetari“Qeveria nuk është zgji...
Aurela Hoxha është një ndër modelet më të komentuara për for...
Luginën e Preshevës edhe zgjedhjet presidenciale të Serbis...
Nga Hasan MetukuA është qytetari Shqiptar: 1. Njeriu i Ri li...
Nga Armando BrahoVite te fundit shume banore te zones se Pog...
Nga Zef ZefiJam një kundërshtar Yti i mirë,(tani i papajtues...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...