Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Besë me Atdheun dhe Flamurin
Në kalendarin Europian Marsi është muaji i tretë i vitit, Perëndi e Luftës për romakët e lashtë . Dita e Sulltan Novruzit apo ditëlindja e Imam Aliut në botë. Në këtë ditë ?do gjë rigjallërohet, lind shpresë, ringjallje për gjithë njerëzimin. Novruz do të thotë ditë e re, është festa e Bektashizmit, e dekretuar si festë zyrtare në vitin 1996 në Shqipëri.
22 Marsi, Ditëlindja e Imam Aliut, është dhe Dita e fitores së PD-së, Partisë Misionare të Kombit Shqiptar, që shembi diktaturën më të egër, komunizmin në Shqipëri.
Marsi është për Shqiptarët muaji i ngjarjeve dhe personazheve të mëdha, të cilat shndritin fort dhe përgjithmonë në qiellin Shqiptar. Në krye të vendit qëndron natyrshëm 2 marsi I vitit 1444 i Besëlidhjes së Lezhës , vepra e parë e pavdekshme e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Nëse Shqiptarët Historia i ka qortuar shpesh për vonesë e përgjumje, muaji i parë i pranverës i ka gjetur përherë në këmbë në kuvende e beteja të mëdha për mbrojtjen e lirisë dhe trojeve etnike.
Betejat e përgjakshme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit .
Kryengritja e Malësisë së Madhe, e udhëhequr nga Dedë Gjon Luli, që filloi më 25 mars 1911.
?Epopeja e Jasharëve?, mw 5-6-7 mars 1998-të dhe e Haradinajve, më 24 mars 1998.
Rënia heroike e Njazi Azemit, më 26 mars 2001, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë e që janë finalizimi i protestave.
Në Prishtinë, në marsin e vitit 1981 dhe 1999, jehuan krismat e para të pushkëve të lirisë në Kalanë e Tetovës gjatë protestave të shqiptarëve në Tetovë.
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Rambujesë nga delegacionet shqiptare-angleze dhe amerikane, më 18 mars 1999-tës, që i hapte rrugë qëllimit të bombardimit të NATO-s mbi Serbinë, më datë 24 mars 1999, na kujtojnë se pa marsin nuk do të kishte liri për Shqiptarët.
7 marsi 1887?ës, Ditëlindja e Shkollës së Parë Shqipe, na sjell në kujtesën tonë historike devizën e madhe të rilindasve mendjendritur me pushkë e penë për Mëmëdhenë.
Alfabeti dhe shkronjat shqipe janë po aq të rëndësishme sa pushka dhe baruti i trimave që i dolën për zot Atdheut dhe u flijuan për Lirinë.
Ky muaj i heroizmit, i patriotizmit dhe i vizionit të shqiptarëve për liri, na sjell në kujtesën kolektive figurat e mëdha të Popullit Shqiptar në një shtrirje kohore 600 vje?are. Skënderbeun e madh, Ali Pashë Gucinë, Bajram Currin, Idriz Seferin, Dedë Gjon Lulin, Preng Calin, Adem Jasharin dhe familjen e tij martire, familjen Haradinaj e Njazi Azemin.
Marsi i 1444-ës mbeti flakadani i lirisë i pashuar në shekuj. Ashtu si në Greqinë e lashtë, trimat e Shqipërisë morën flakën Olimpike për ta shpërndarë në ?do cep të trojeve amtare e për të ngritur peshë zemrat e shqiptarëve përballë armiqve të egër dhe të armatosur deri në dhëmbë.
Më 14 mars 1847 lindi dhe 25 mars 1927 ndërroi jetë udhëheqësi i kryengritjeve të Shqiptarëve, Idriz Seferi, i cilësuar si kalorësi i Karadakut nga shkrimtari Ibrahim Kadriu. Historiani Ali Riza Selmani thotë se:- Idriz Seferi ishte organizator i zoti që frymëzoi, motivoi dhe udhëhoqi shumë kryengritje në Anomarovë, Kosovën Juglindore dhe trojet e tjera shqiptare. Nuk ishte vetëm prijës popullor dhe luftëtar i lirw, por dhe strateg ushtarak, që udhëhoqi popullin e tij në luftëra e beteja për ?lirim.
Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë me kufij të cunguar, ndonëse ishte në moshë të shtyrë, luftoi kundër serbëve e bullgarëve.
Idriz Seferi luajti një rol të rëndësishëm në organizimin dhe mbrojtjen në Kuvendin e Ferizajt gjatë korrikut të vitit 1908, i cili rezultoi me ngadhwnjimin e Revolucionit Xhonturk. Në Luftën e Parë Ballkanike, së bashku me vullnetarët e tij, luftoi heroikisht në mbrojtje të Atdheut.
Më datë 29 mars të 1925 ra Heroi i Popullit, Bajram Curri. Prijësi popullor tribuni i lirisë mori pjesë në betejat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit , për mbrojtjen e trojeve etnike nga Konferencat dhe Traktatet që kërkonin copëtimin e tyre. Bajram Curri ishte një nga organizatorët e Lidhjes së Pejës ?Besa?Besë?,të udhëhequr nga Haxhi Zekë Byberi mw 1899-1900-të. Ai ishte një nga prijësit kryesorë të Kuvendit të Ferizajt . Mbështeti kryengritjen e armatosur të Malsisë Madhe në vitin 1911-të të udhëhequr nga Dedë Gjo?Luli. Mbështeti Platformën e Hasan Prishtinës në Kuvendin e Junikut, mw 21-25 maj 1912, ku u hartua Platforma e Kryengritjes të Përgjithshme të vitit 1912, që do të çonte në ?lirimin e Shkupit, në gusht 1912-tës dhe nw Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjen e Flamurit në Vlorë më 1912?ën nga plaku i urtë, Ismail Qemali.
Më 5 mars 1888 ndërroi jetë Ali Pashë Gucia nga plagët e marra në një atentat , një ndër misionarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe një nga figurat e dalluara të Këshillit Kombëtar të saj. Ali Pashë Gucia ishte një nga udhëheqësit kryesorë të rrymës centriste, që hartoi luftën kundër shovinistëve fqinjë për mbrojtjen e tërësisë tokësore të Atdheut. Ai u zgjodh kryetar i Shtabit Ushtarak për Mbrojtjen e Plavë-Gucisë. Veprimtarinë e tij heroike e ka përshkruar bukur Gjergj Fishta.
Betejat legjendare për mbrojtjen e Plavë?Gucisë, tw Hotit dhe Grudës, tw Ulqinit dhe Tivarit nga ushtritë Malazeze.
Kryengritja e Malsisë së Madhe e 1911-ës.
Epopeja e Jasharëve dhe e Haradinajve, iu treguan Fuqive të mbarë Botës se Shqiptarët janë në gjendje të përtërijnë rolin e madh të Gjergj Kastriotit sa herë e thërret liria për të mbrojtur flamurin kuq e zi, nderin, dinjitetin dhe tokën e tyre amtare.
Prijësit e shquar të betejave për liri: Idriz Seferi, Bajram Curri, ndërruan jetë në mars .
Më 25 mars të 1945 komunistët pushkatuan Heroin e mbrojtjes së tokave etnike shqiptare, ?Robin Hudin Shqiptar?, Prenk Calin.
Epopeja e këtyre trimave është e denjë për një Iliadë Shqiptare.
Ali Pashë Gucia e Jakup Ferri t?i kujtojnë Kreshnikët e Jutbinës.
Beteja 3 ditore e Adem?Hamz-Shaban Jasharit,Vraninën e Oso Kukën dhe heroizmin e Zhuj Selmanit.
Në epikën historike shqiptare kanë mbetur të pavdekshme vargjet kushtuar Epopesë Marsiane Shqiptare dhe heronjve të tyre.
Ja si përshkruhet beteja legjendare për mbrojtjen e Plavë?Gucisë, ku shqiptarët të udhëhequr nga Ali Pashë Gucia e Jakup Ferri i shpartalluan hordhitë malazeze të Mark Milanit të 12.000 armiqëve:
Mark Milani i Malit të Zi
Ka hyp Marku në Plevi
Çka ka Limi që dirgjet zi
Haj medet vojnikët e mi?!
Jakup Ferri, ?Leonidha Shqiptar?, luftonte me shpatën zhveshur si Akili në muret e Trojës. Kënga e lahuta shqiptare i skalitën një monument të pavdekshëm:
Me të kallzue ty nanë t?vjen seri:
30 burra i ka pré nji njeri.
Nja lypsh emnin: Jakup Ferri.
Shtimja, Kaçaniku , Cerrnaleva, Hoti e Gruda, Ulqini, Plava e Gucia u bënë kala të pavdekshme të qëndresës shqiptare duke i detyruar pushtuesit turko-sllavë, e Fuqitë e Mëdha të mos bëjnë hesapet pa hanxhinë, si? thotë populli ynë.
Emisarët e Sulltanit e të Knjaz Nikollës pasi u shpartalluan keqas në fushëbeteja me shqiptarët tentuan disa herë të blejnë prijësit e tyre historikë duke i peshuar me ar , por morën atë përgjigje që dinë të japin kapedanët e maleve: ?As Sulltani, as krajlat, nuk kanë para për t?i blerë trojet shqiptare?.
Plisat e Bardhë dhe xhamadanët kuq e zi, trimat legjendarë nuk pranuan të shkëmbenin me kapicat, dallamat malazeze dhe me Shallvaret e turqëve.
Besëlidhja Shqiptare bëri pluhur dhe hi planet e armikut që përmes parullës të famshme ?Përça dhe Sundo? tentuan të fusnin grindje mes shqiptarëve duke shpresuar ndarjet krahinore dhe fetare.
Pasi u shpartalluan në Plavë-Guci, Mali i Zi i kërkoi Portës së Lartë dhe Kongresit të Berlinit t?i jepte si këmbim Hotin dhe Grudën me preteksin se janë katolikë dhe ushtria e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nuk do të bënte rezistencë. Kur mijëra luftëtarë shqiptarë vrapuan në ndihmë të vëllezërve të tyre dhe i shpartalluan ushtritë malazeze , çështja shqiptare në Ballkan u ndërkombwtarizua dhe u vu në rend të ditës në kancelaritë e Fuqive të Mëdha. Shqiptarët ishin të udhëhequr nga postulati i rilindasit Pashko Vasa: ?Feja e shqiptarit është Shqiptaria?
Ja si e konceptonte legjendari Mic Sokoli nderin dhe dinjitetin shqiptar, i rrethuar nga të katër anët nga trupat e Pashait turk, ai thërret në ndihmë trimat e Dukagjinit. Kënga e thotë:
Mic Sokoli I Sokol Ramës,
Fjalë po I çon Mark Lulës Shalës,
A më ndihmon, o dajë i babes,
Më kanë ngreh topat rrethit arës
Rrethit arës, rrethit t?oborrit,
Me shemb kullat Mic Sokolit?
Përballë ushtrive perandorake, të armatosur me topa, mitroloza mortaja, ?Luani i Malësisë? dhe pse me forca të pakta, ishte betuar të luftonte deri në vdekje, siç bëri përpara tij Oso Kuka i Vraninës, Zhuj Selmani e pas tyre Adem Jashari në Prekazin legjendar.
Dashuria për Atdheun, gjuhën, flamurin, doket, zakonet, amanetin, kujtimin e të parëve, janë ADn-ja e burrave që besën e lidhën vetëm me Flamurin e Atdheun e tyre.
Ja si e arsyeton qëndresën e tij ,deri në flijim heroi Mic Sokoli:
Me lëshue trojet poshtë po bie
Me venë ?allmën spo m?ka hije
Se jam nip i Kastriotit
Më mirë gjoksin në grykë të topit.
Në vigjilje të Mijëvjeçarit të Tretë, më 5-6-7 mars të 1999?tës në Prekazin legjendar u shkrue Epopeja e lavdishme e Jasharajve. Komandanti legjendar i UÇK-sw Adem Jashari e Familja e tij i kthyen kullat e tyre në kala të pamposhtura qëndrese.
Në tre ditë u ripërsërit madhërishëm, krenaria , qëndresa shqiptare në shekuj. Ballë për ballë e dhëmbë për dhëmbë, si në Krujë, Shkodër e Sfetigrad e Albulenë kundër hordhive turke Familja e Jasharajve e lau me gjakun e agresorëve oborrin e muret e kullave. ?do frengji e ?ardak u kthye në bedenë kalaje . Muret shembeshin nga predhat e topave e tankeve, e prapë nga gërmadhat dilnin Jasharajt e përgjakur duke qëlluar në drejtim të ushtrisë serbe. Luftuan deri në vdekje për të mbetur të pavdekshëm. Heroizmi i tyre ndryshoi fatet e luftës dhe u bë simbol i betejës për liri.
Më datë 24 mars 1998?tës bisha serbe do të sulmonte një tjetër fole shqiponjash nw Gllogjanin e Haradinajve. Këtu u shkrue me gërma të arta një epokë tjetër e lavdishme e Kombit Shqiptar. Haradinajt trima me në krye Ramushin u dolën zot kullave legjendare, siç thotë kënga epike:
Tunden malet, por nuk tunden kullat.
Në log të mejddanit po maten burrat.
Marsi i trimave, betejave e kuvendeve kujtohet me krenari. Shqipëria dhe shqiptarët janë një kudo ku ata jetojnë në trojet etnike, në Ballkan e Diasporë.
Trinia e shenjtë: Gjuha, Flamuri e Atdheu, është burim frymëzimi i pashuar për ardhmërinë e përbashkët.
Ulqini i Teutës e Balshajve, ku prehen eshtrat e udhëheqësit të Lidhjes së Prizrenit , Ymer Prizreni, u bwnë shumicë dominuese në qytetin e tyre.
Parlamenti i Maqedonisw e shpalli gjuhë zyrtare Gjuhën Shqipe, pra krismat e lirisë në 14 marsin e 2001 të U?K-sw, po finalizojnë ëndrrën tonë. Marsi na thërret të jemi në këmbë e të bashkuar për të nderuar heronjtë tonë kombëtar dhe protagonistët e mëdhenj të historisë tonë, për të vazhduar misionin e tyre për realizimin e ëndrrës shumë shekullore pa harruar Mitrovicën e Bacës Isë, Preshevën e Ridvan Qazimit dhe ?amërinë tonë të shtrenjtë.
Viti i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut është apel për finalizimin zgjidhjes së ?ështjes Kombëtare, Bashkimin e Kombit Shqiptar në një shtet të vetëm. Deviza jonë do të jetë: ?Një Komb, Një Shtet?.
Shteti Komb i Shqiptarëve është domosdoshmëri historike.
Fundvitin e kaluar, Ambasadori i SHBA, në Tiranë, zoti Donal...
Nga Ramiz LUSHAJ“Azem Hajdari dhe Tropoja”, album monografik...
Hiljana Biba është një gjimaziste në shkollën Petro Nini Lua...
Vlerësimi i cilësisë në bazë të ekonomisë së tregut në arsim...
Nga Julian Hoxhaj *Prej ditësh, tashmë është krijuar një sit...
Haberet e Mitros/ Nga Mitro ÇelaVIDHET BIÇIKLETA E KOZMA DUS...
-Refleksione në 10-të Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë-17 ...
“La Mafia fa chifo”“Çdo kohë ka mafien e saj ashtu si çdo ma...
Dr. Bledar KURTI–Qeveria dhe qytetari“Qeveria nuk është zgji...
Aurela Hoxha është një ndër modelet më të komentuara për for...
Luginën e Preshevës edhe zgjedhjet presidenciale të Serbis...
Nga Hasan MetukuA është qytetari Shqiptar: 1. Njeriu i Ri li...
Nga Armando BrahoVite te fundit shume banore te zones se Pog...
Nga Zef ZefiJam një kundërshtar Yti i mirë,(tani i papajtues...
Protesta e 18 shkurtit, e cila në thelb ishte një sinergji v...
Partia Demokratike ftoi gjithe Shqiperine te ngrihet ne prot...
Nga Eni BitrakuShqipëria e dergjur në kalvarin e sindromit “...
Nga Alban DaciShen Valentini eshte kthyer si feste e te dash...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...