Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
“La Mafia fa chifo”
“Çdo kohë ka mafien e saj ashtu si çdo mafie ka gjuhën e vet,-thote ish kryeprokurori antimafia Kazeli. Ai nënvizon se gjatë Republikës së parë italiane vetë mafiozi, po dhe populli nën kontrollin territorial të mafias, ngrinte supet: “Mafia? Ku ka Mafia. Mafia nuk ekziston. Nuk di, nuk kam parë gjë. Askush nuk di gjë… Ndersa sot,-shton ish kryeprokurori, -“mafia fa schifo,” të thotë edhe vetë mafiozi.
Kjo mbas 70 e ca vitesh e rreth 55-56 qeveri të ndërruara. Qytetari i skllavëruar nga mafia nën mbrojtjen e një shteti, jo si yni, evoluoi deri tek mospasja frikë të bëjë konstatimin e guximshëm; “mafia fa schifo”(është e poshtër mafia) që jo domosdoshmërisht shënon ndonjë fitore kundër këtij organizimi shoqëri e shtet-shkatërrues.
“Në Shqipëri po mbillet drogë, Shqipëria plantacion droge. Policia, Parlamenti, institucionet e shtetit të inkriminuara, po rekrutojnë e implikojnë qytetarët në vepra e veprime kriminale. Rilindja po rilindon krimin, eksporton drogë me rrugë tokësore, detare dhe ajrore…, do të blejë zgjedhjet, mediat, qytetarët… do prishë procesin demokratik, po shkatërron ekonominë, po falimenton Shqipërinë…, denoncon opozita, qysh në fillimet e këtij shtet-shkatërrimi e deri më sot.
“Drogë? Ku ka drogë në Shqipërinë që duam? Askush nuk ka parë gjë. Turp të kenë mjeranët opozitarë që nxijnë realitetin. Opozitarët po baltosin Shqipërinë,- kundërakuzonin duke filluar tahirucët e fb, Tahiri i brendshëm, tahiri i jashtëm, gjithë tahirët e Parlamentit, tahirët e klanit, topit e gjithë tope-ve, nderkohë që inkursioni i mafias instalonte metastazat në trupin e shtetit shqiptar.
Ndersa mafiozit italian, apo qytetarit të skllavëruar prej mafias iu deshën më pak se 2/3 e një shekulli ta evoluonin gjuhën, në Shqipëri të dyja “republikat” italiane u “konsumuan” brenda një “dekiku”. Njëlloj si në metamorfimet kafkiane. Aq sa kryeministrit i duhet të ndërrojë poturet, po aq i duhet të bëjë “mut-acionin.”
“Droga? Droga fa schifo…” është e keqe droga, -ngriti gishtin Kryeministri përpara “kazanit,” opinionit, vendas dhe atij ndërkombëtar. Dhe ne, -vazhdon pa pikë turpi,-do jemi heronjtë e shpëtimit të Shqipërisë prej drogës, krimit mafias dhe shkaktarëve te tyre…”
Aty për aty, tahiri i brendshëm, tahiri i jashtëm, tahirët e Kuvendit të fjalës së “zgjedhur” të gjithë tahirët e tope-ve klaneve deri tek tarushkat e fevzushkat, nxituan ta vendosnin Skenderbuçkon në krye të luftës kundër “mushkonjave e gomerëve” që fluturokan vertet, në krye të drejtësisë, mediave, antikrimit, tepsisë dhe “heroizmave gjeopolitike”.
Muta-cionimi politik
Kështu me të ndodhur ky mut-acion kryeministror i “drejtimit të duhur” i rrufeshëm dhe i befasishëm siç qe, të njejtën piruetë me të njejtën koherencë duhej ta bënte edhe establishmenti mediatik klientelistë cilit “grazhdi” i mbërrin i paketuar nga “pallati qeveritar me flutura e bletë punëtore”
Gjithçka do të shkonte vaj, siç shkoi me zgjedhjet (më saktë blerjet) e reja, dhe me progresin e tepsisë, nëse qeverinë fringo nr 2. “paparacët” italianë, nuk do ta fotografonin me zorrët e tahirizmave nëpër këmbë.
Nuk kishte sesi establishmenti ynë lindor, të mos i jepte hapsirë e kohë mediatike një haberi perëndimor. Kjo mori ca kohë, nerva dhe fjalë derisa rilindja e fshehu prap nën fustan malukatin e zi, dmth objektin e paparacëve. Ky shkak me sa duket çoi në rënien e frekuencës së bombardimeve propagandistike e anestezike mbi kokat intelektuale e popullore. Nga ana tjetër portalet armike fituan terren. Rrjedhimisht mjaf mendje filluan të zgjohen nga trallisja e metaforave rilindase.
Protesta masive pertej parashikimeve e fundJanarit të vetëshpallurin “hero” të shpëtimit të Shqipërisë nga falimentimi, nga droga nga korrupsioni, nga mafia, nga braktisja e vendit, e tregoi me gisht jo si shpëtimtar, po shkaktar.
“Nëse rinia fillon e dënon mafian,-thoshte heroi i antimafias italiane Borselino, -edhe mafia më e pushtetshme zhduket, si një makth”.
Zgjimi i Oktapodit dhe arresti kafkian i opozitës
-Makthi duhet ti kalohet palës kundërshtare,” mbërriti me ambasador telegrami direkt nga “oktapodi”
I gjithë konteksti ishte: Protesta, po sidomos pasprotesta i ka prishur qetësinë “Atij”. Mbasi ca tentakula në USA dhe në Europë janë dëmtuar rëndë, në Ballkan e sidomos në Shqipëri situata do të mbahet me çdo çmim nën kontroll. Një pjesë e mirë e rinisë, intelektualëve, paskeshin shpëtuar pa dozën e duhur të anestezisë.
Duhej rifilluar “spektakli” dmth “procesi” në të gjithë “tubat katodikë”, ndersa Josef K…/kryopozitari të thirret tek “shoqëria e hapur” e studjos…, ky është urdhër.
Aty të jetë roja nr.1 “kozmopoliti” dhe roja nr.2 Vasiliçka. Të tjerët figurantë…si punë veli-nash.
Rruga e vetme dhe dy stratagjemat janë po ato.
Rruga është lodhja, raskapitja, pastaj fundi dmth demolimi i Josef K/opozitarit ashtu si qen… Njëlloj si tek romani parabolik “Procesi”i Franc Kafkës.
Stratagjema nr. 1; Ju duhet ta bindni K/opozitarin se të gjithë janë njëlloj, “para ligjit” si ata që e instaluan atë që ju i thoni “mafia” dhe që dikush tjetër i thotë “drejtimi i duhur” ashtu dhe ju.
Sigurisht ai nuk do ta pranojë këtë. Atëhere kujtoi shprehjen: “…kush prej jush është pa mëkat të hedhë gurin e parë kundër…” Ky është kurthi. Josef K…/opozitari, do ngrejë zërin, humbë arsyen, në këtë rast ai është më i dobët se kurrë…, mos e mbysni. Na duhet i gjallë.
Stratagjema e dytë, po nuk i ndenji kësaj fabule, futeni në kurthin diskreditimit. Dmth detyrojeni që ai ti bëjë thirrje publike per konflikt civil. Dmth për vetëvrasje. Nuk do ta bëjë. Pak kush ka këllqe për këtë. Pas kësaj Josef K/opozitari, ose shpresa siç thuhet në terminologjinë politike është brenda makinerisë tonë dmth të “procesit”.
Nga Zef Zefi
Dr. Bledar KURTI–Qeveria dhe qytetari“Qeveria nuk është zgji...
Aurela Hoxha është një ndër modelet më të komentuara për for...
Luginën e Preshevës edhe zgjedhjet presidenciale të Serbis...
Nga Hasan MetukuA është qytetari Shqiptar: 1. Njeriu i Ri li...
Nga Armando BrahoVite te fundit shume banore te zones se Pog...
Nga Zef ZefiJam një kundërshtar Yti i mirë,(tani i papajtues...
Protesta e 18 shkurtit, e cila në thelb ishte një sinergji v...
Partia Demokratike ftoi gjithe Shqiperine te ngrihet ne prot...
Nga Eni BitrakuShqipëria e dergjur në kalvarin e sindromit “...
Nga Alban DaciShen Valentini eshte kthyer si feste e te dash...
Shoqata e Infermierve te ShqiperiseJam nje punonjes i admini...
Dibra eshte nje nder trevat qe ka qene gjithmone vendimtare ...
Nga Denisa MahmutajTashmë kuptohet qartë që marrëdhëniet mid...
Nga Hamza HATIKAPrezantimi i studimit të Institutit për Demo...
Si fillim do thoja se prostitutat duhen ndare ne disa katego...
Muri në Mitrovicë, veçmas këto 2 javët e fundit, gjithënj...
Mbaj mend ditën që PS zyrtarizoi kualicionin me Lsi-në 2013 ...
Lushnja dhe gjithë Shqipëria festojnë sot 97-vjetorin e Kong...
Nga Petrit KuçanaU këndellën edhe njëherë shqiptarët në këtë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...