Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Shoqata e Infermierve te Shqiperise
Jam nje punonjes i administrates se nje institucioni shendetesore dhe e njohe pjesen me te madhe te punonjeseve te Urgjences se Tiranes dhe pak ate drejtorin Brataj. Pasi kisha pare emisionin “Stop” ne TV KLAN, ku pashe nje rrebelim te fuqishem te dale nga shpirrti i Infermierit kurajoz Frrok Bardhi me zi prita emisionin ne TV NEWS24 ” Njerez ne fokus”.
Infermierin Bardhi e njoh pak. E pergezoj per kurrajon qe mori per te denoncuar korrupsionin dhe vjedhjet shume te medha ne te gjitha institucionet shendetesore, sidomos ne Urgjencen e Tiranes te cilen e njoh shume mire. Ato qe ka denoncuar me ze dhe figure z.Bardhi jane therime para malit te abuzimeve dhe vjedhjeve ne Urgjencen e Tiranes.
Edhe z.Brataj e njohe shume pak, por nuk arrij te kuptoj pse ka ardhur nga Italia dhe si u fut kaq shpejt ne keto lloje abuzimesh.Kam bindjen e plot se ky bashke me minisrin Beqaj jane pergjegjesite kyesore per shkaterimin e Urgjences se Tiranes, gjendjen skandaloze ne te cilen ndodhet ky sherbim.E ka shperndare personelin e saj si zogjte e korbit.Te shretet ata nuk dine as vete ku ndodhen,nga kush varen.Nuk i del njeri per zot ketij personeli, qe t’i thote se une jam shefi juaj dhe per cdo gje pergjigjet ai.Aty,ne urgjence shtohet personeli,qe nuk dihet se kush i mer ne pune . Aty s’ka autoambulaca per pune per ata qe kane qene dhe me pare, jo me per keta qe vijne pa mbarim.Nje remuje e vertet.Nje corganizim i organizuar dhe i qellimshem me dashakeqesi.
Mbrapa ketyre prapaskenave qendron cifi Beqaj -Brataj dhe ortaket e tyre private (ERA; QVEC,Spitali Amerikan etj).
Emisioni “Njerz ne fokus: me teme: “Urgjenca ne emergjence” ishte nje deshtim i plote, nuk ja arriti qellimit qe priste publiku. Po jap argumenta:
1- Ne prisnim qe me ngacmimin, qe i beri deshtimit te refomes ne sherbimin e urgjences, ne ate emision do te dilnin fakte te reja dhe njerezit me pergjegjesi per kete reforme do te viheshin para pergjegjesise. Ketu e kam fjalen per z. Brataj qe eshte ideatori i kesaj reforme bashke me ministrin Beqaj.
Aty ne vend qe ta pergezonin per kurajon dhe guximin infermierin Bardhi, qe ne keto kohe te veshtira ralle mund te gjesh njerez te tille, filluan t’i kerkojne llogari pse e grisi bluzen e bardhe, sikur ky eshte problemi qe shqeteson sherbimin shendetesore. Po te ishte vetem grisja e bluzes, ky emision nuk do te behej. Megjithe infermieri i shjegoi arsyet e ketij akti, kerkoi ndjese dhe pranonte cdo mase qe do te merrej nga Urdheri i Infermierit per kete akt. Sipas Kryetarit te ketij Urdheri maksimumi ishte nje verejtje, sepse ky veprim nuk ka cenuar jeten e pacienteve. Por koha e diskutimit per kete problem ishte me e madhe se ajo e korrupsionit dhe abuzimeve ne urgjence.
2- Z. Brataj ne kete emision tregoi se ishte i paafte per detyren qe ka mare persiper. Me ato qe pame aty puna e tij ka deshtuar. Nuk tregoi se po sjelle nje pervoje te mire nga Italia dhe nje kulture perendimore. Tregoi se eshte nje populist, mediatik, frrikacak dhe pa kurrajo qytetare. Po sjelle argumentat e mia:
a – N.q.s. ai nuk eshte i perfshire ne keto afera korruptive dhe abuzime per te cilat akuzohet nga vete punjonjesi i tij , nga deputetet e opozites, nga media; ai duhet ta falenderonte ate infermierin dhe t’i kerkonte bashkepunim per t’i vajtur ketij problemi deri ne fund, qe ne Shqiperi eshte shume i perhapur.
b- Nuk mundet qe nje drejtor i ketij rangu te lart ta kercenoj punonjesin e vete ne emision me budalleqe si: pse nuk erdhe ne trajnim, se une te mora ne telefon. Pse drejtori i lajmeron punonjesit me celurare per trajnim. Ato lajmerohen nga shefi i tyre me njoftim me shkrim per te gjithe punonjesit dhe jo per cdo individ. Tha dhe dicka tjeter, qe ky infermier nuk eshte punonjesi i tij. Atehere pse i kerkon llogari ketij dhe jo shefit te urgjences.
c- Po ky drejtor i drejtohet ketij infermieri ne studio: a di ta perdor Defibrilatorin. Kjo pyetje nuk behet ne studio. Kjo behet ne pune dhe n.q.s. i ke trajnuar pyet gjithe personelin dhe jo vetem Frrokun. Kjo eshte pyetje tendncioze dhe e pahijshme per ju. Perdorimi i Defibrilatorit nuk eshte detyra e pare e infermierit, por e mjekut.
d- Pse keni vendosur flamujt kombetare ne autoambulance? Pyetje kot. Ai nuk ka vendosur flamurin serbe, por flamurin kombetare. Kjo eshte krenaria jone.
2- Zoti Brataj i emeruar nga ministri nuk ka asnje te drejt te ofendoje Deputeten e Kuvendit te zgjedhur nga populli, duke ja tundur para kameras CV e saj: duke u mburur se CV e tij eshte me mire. Tregoi se eshte nga Vlora. Deputetet e Kuvendit as nga organet e drejtesise nuk mund te preken pa lejen e Parlamentit. Por ajo deputete ka ditut t’ja tregoj vendn edhe ministrit Beqaj, e kryeministrit Rama, dhe jo me ty. Ata te dy burra i beri t’i kerkojne falje publikisht ne Parlament para medias. Nuk e dime se si mund te veproje me ty .Ate e di vete ajo. Ajo eshte deputete malesore dhe kurajoze.
3- Ne fund te emisionit perdore 2 video propagandistike sic bene ministri yt. E para: Per luksin ne Qendren e Komandimit e cila ka disa vite qe ka filluar nga ndertimi dhe nuk po fillon nga funksioni. Qytetareve nuk i duhet se ku shkojne zilet e telefonave per ndihme mjekesore ,per i duhet t’i shkoj autoambulanca me te gjitha pajisjet mjekesore dhe ilacet e nevojshme. Ju duhet te jepnit llogari pse i keni harxhuar te gjitha leket ne kete ndertese dhe tani genjeni do do t’ju fale autoambulanca Turqia. Kur dhe sa nuk nuk e dini. T’i kishit blere me pare autoambulancat e reja te kompletuara,te trajnonit personelin dhe n.q.s. kishit leke mund ta kishit bere dhe ate ndertese. Por ministri juaj po ne ate studio para nje viti ka thene se kete qender komandimi do t’ja jap privatit. Hapeni arkiven dhe shikojeni kete emision. Me keto: investimi per kete ndertese dhe mosblerja e autoambulancave do te thote se ju jeni gati duke ja dhene kete sherbim privatit.
5- Pse nxituat ta shperndanit ne 4 pika urgjencen me 1 Shkurt pa gjetur ambientete e pershtatshme per personelin? Ngelet duke bredhur se kerkuari dhoma neper Spitale , Maternitete dhe Qendra Shendetesore dhe s’ju varre njeri, se jeni pa autoritet. Dhe ju vjen rende te pranoni ate qe denoncon infermieri Bardhi ne TV me ze dhe figure. Dhe nuk keni turp ku poi katandisni koleget tuaj. Ne ato ambiente as endecaket nuk do te pranonin te rinin. Por me keq eshte dhoma ne QSUT, ku personeli pranon te rri jashte, se sa te futet ne ato biruca. Turp per ju.Sa per ate dhomen ne Kombinat qe i beni reklame ju bashke me ministrin do t’ju them se eshte e vetmja dhome qe i hapet dera direkt jashte(pa koridor) ne ate poliklinike. Pse e detyruat dhe ate drejtorin e shkret te kesaj ambulance te flase ne emer te Urgjences se Tiranes, kur ate se lidh asgje me kete sherbim, vecse n.q.s. kete dhome e quan prone te veten dhe ja dha kolegeve te vete per meshire, qe te mos rrine jashte.
6- Se dyti: Cfare ishte ajo reklame qe nxoret me Defibrilatore te ri ne autoambulance. Njelloj si antimitingjet e Hysni Milloshit ne vitet ’90.
Ishte me teper antireklame per ju. Ajo autoambulance bashke me shoferin e saj ishte me zhule se autoambulanca qe tregonte Bardhi ne kamera. Dukej se ishte stisur keq. Prapa Defibrilatorit te ri ishte nje Defibrilator i vjeter. Ne ate autoambulance ishin edhe dhe 2 canta te kuqe qe personeli mjekesore i urgjences nuk i ka pare asnjehere. Qe jane 3 Defibrilatire per trajnim e dime,por dime qe keni dhene urdher te vendosen ne autoambulanca se mos vjen ndonje televizion per filmim. Ju vete e dini se baterite e Monitorit nuk mbajne me shume se 6 ore. Po ashtu ju e dini se keto autoambulanca te vjetra nuk kane priza per karrikim. Pse i zbulove ne ekran njerezit me besnik ndaj te gjitha shefave dhe ndaj jush. Shoferi i asaj autoambulance eshte spiuni dhe servili me i uryer per kolektivin e urgjences. I ka bere pabesine me te madhe per ta hequr nga puna mjekut qe i shpetoi jeten. Infermieri i asj autoambulance ka punuar me kohe te plote si infermier ne Rrugen e Kombit dhe tani vazhdon te punoj tek TAP dhe ka mare rroge te plote ne te dy vendet e punes, si tek privait dhe tek urgjenca ne nje kohe. Bile ka mare dhe dhurata si infermier i dalluar. Mjeku i asaj autoambulance punon dhe prane QVEC te Nebiut dhe te stomatogut, qe punon ne urgjence Grej Malo. Ne vere punon per 3 muajt e sezonit te plazhit ne qendrat shendetesore te bregdetit ne sherbim te pushueseve dhe merr page edhe aty ,edhe ne urgjence. Po ky mjek eshte i pari bashke me shefin qe ka vajtur ne Turqi per trajnim.Po me paret e shtetit ka vajtur per trajnim 1 muaj ne Kore te Jugut.Te gjitha kete mund te vini t’i kontrolloni ne dokumentacionin e institucionit perkates.
I prishe pune ketyre personave, por edhe keta nuk duhet te pranonin te perdoreshin nga ju kunder kolegut te tyre, qe ka dale ne mbrojtje te te drejtave te personelit te urgjences. Turp per ata. Turp dhe per te gjithe kolektivin e urgjences, qe nuk i dolen ne krah kolegut te tyre, qe po perballet me shtetaret mafioz dhe hajdut per te drejta e tyre. Ai per vete i kishte ne regull punet, ashtu sic mendoni dhe ju. Ai nuk beson se kjo gjendje do te vazhdoj keshtu me keta drejtuese te babezitur. Ju gjithe i keni dhene te drejt kolegut tuaj dhe nga brenda urroni qe ai te fitoj ne te drejten e tij dhe me kete rast do te fitoni dhe ju. Ai vetem nuk mund ta mund kete shtet te korruptuar dhe mafioz. Pasi ta humbas kete beteje, ju keni per ta mohuar dhe sharre. Aq frrikecake jeni sa keni frike ta merni ne telefon. Sinqerisht keqardhje per ju si kolektiv. Zoti ju misherrofte.
Megjithe respektin qe kam per deputeten znj.Albina, ne ate emison mu duk sikur ishte ne Komisionin Parlamentar te Shendetesise dhe bente lufte politike me poziten. Ketu kishte nje mjek, nje drejtues teknicien te cilin duhet ta vinte me shpatulla per murri me fakte. Detyra qe ka dhe ligji ja lejon asaj te gjeje fakte dhe ta denoncoj ne organet kopedente kete drejtor fodull bashke me ministrin e vet.
Respekt per gazetarin e dashur per shqiptaret z. Skendaj. Nje profesionist i zoti. Por prisja me shume prej tij, sepse ai ka shume informacion ne shendetesi, sidomos per korrupsionin e pushtetareve ne shendetesi.
Shume verejtje kam per moderatoren Akgun Hotel Beyazit 4* . Asaj i devijoi emisioni nga qellimi kryesore. Infermieri Bardhi nuk u thire ne kete emision te jape llogari pse grisi bluzen e bardhe, por per te denoncuar kushtet e pune ne urgjencen e Tiranes. Ajo nuk duhet ta lejonte drejtorin Brataj t’ja ulte emisonin e saj ne nje nivel qesharak ,ku i kerkon infermierit llogari pse nuk ka vajtur ne trajnim; di ta perdor Defibrilatorin apo jo. Kush ja dha te drejten Bratajt t’ja tund CV dhe te tallet me deputeten e nderuar te Parlamentit te Shqiperise.
Kronika e autoambulances me Defibrilatore te ri na u duk se ishte futur ndoshta pa dijenin tuaj, se pa dijenin e gazetarit Skendaj po. Ajo ishte nje montash tipik si montazhet e Beqajt qe behet ne zyren e tij, qe i serviren medias. Nuk besoj se z.Skendaj eshte dakort me montazhe propagandistike tipike komuniste. Kjo e uli shume nivelin e ketij emisioni. Prisja qe z. Bardhi te kishte reaguar ndaj ketij skenari te parapregatitur per ta sfiduar ate. Ndoshta nuk kishte kohe te reagonte. Shume gabim bete qe ja nderpret telefonaten Doktorit qe mori nga Italia dhe kritikonte gjendjen katastrofike te sistemit shendetesore ne Shqiperi dhe diskutohet ne kancelarite europiane. Kjo tregoi hapur se ju jeni ne anen e ministrit Beqaj.
Edhe njehere respektin me te madh per kurajon dhe guximin e Infermieri Frrok Bardhi. I them te mos terhiqet para presioneve te pushtetareve , sepse keta i kane ditet te numeruara. Ka dhe njerez te tjere kurajoze si Froku qe mund te dalin per te drejtat e tyre.
Frrokut i urroj shendet ne familje dhe suksese ne punen e tij fisnike.
Dibra eshte nje nder trevat qe ka qene gjithmone vendimtare ...
Nga Denisa MahmutajTashmë kuptohet qartë që marrëdhëniet mid...
Nga Hamza HATIKAPrezantimi i studimit të Institutit për Demo...
Si fillim do thoja se prostitutat duhen ndare ne disa katego...
Muri në Mitrovicë, veçmas këto 2 javët e fundit, gjithënj...
Mbaj mend ditën që PS zyrtarizoi kualicionin me Lsi-në 2013 ...
Lushnja dhe gjithë Shqipëria festojnë sot 97-vjetorin e Kong...
Nga Petrit KuçanaU këndellën edhe njëherë shqiptarët në këtë...
Nga Zef ZefiMediat që i mban për kapistre Kryeministri, shpë...
Nëse ka më trima jo vetëm në Facebook, merruni me hetimin e ...
Nga Armando BrahoDiten e sotme tek po shetisja ne qytet pash...
Nga Zef Zefi (Hipotezë)1-Në mënyrë konçize “Vija e sjelljes,...
Nga Zef ZefiJO-ja Italiane ndaj Kryeministrit të dorëhequr, ...
Nga Zef ZefiE ndoqa fjalën formale në njoftimin informal për...
Nga Edon KuqiDhe Rama ashtu si dhe cdo diktator tjeter,nuk e...
Nga Neritan SeferkolliPropozim per shkrirjen e Ministrise se...
Nga Blendi FevziuNuk kemi pasuri tjetër vec turizmit! E pran...
Para dhe pas varrimit më duhet të isha i fortë. Ashtu si ime...
Shtetit shqiptar iu vendos çipi amerikan dhe europiano-perën...
Kishte kohë që ziente kjo çështje. Ndër të parët që folën pë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...