web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qokat e Qeverisë dhe servilët e ‘’paguar keqas’’…!

10 Shkurt 2017, 18:16, Blog CNA

Nga Hamza HATIKA

Prezantimi i studimit të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), i cili paraqiti gjetjet e sondazhit ?Besimi në Qeverisje? për vitin 2016, i kryer gjatë periudhës 12-24 dhjetor 2016 në të 61 bashkitë e Shqipërisë, me rreth 1460 të anketuar ishte dështimi dhe manipulimi i radhës.

Sikur të ftuarit në sallën e luksit t?i kishin pyetur apo edhe ti kishin marrë me vete për këtë studim, pse jo edhe të ishin prezent në këtë anketim, si do të ishin përfundimet vallë ?

Natyrishit që të ftuarit do të ishin të tepërt, por as të pranishmit që e kundërshtuan këtë studim pasi u larguan mediat, Ambasadorja e BE-SË, Vlahutin, apo edhe Ministria Harito nuk u pasqyruan fare nga masmedia?

U thanë shifrat që deshën, media e mori të gatshme menunë e radhës dhe e prezantoi si sukses modelin Qeverisës nga 1500 të anketuarit, e Gjyqësori mbetet përsëri në Top listën e zezë, ku Vetingu mbetet si Varka e Nojes për ne shqiptarët pas insistimit të USA-BE.

Ligjëruan të gjithë me letër, por oponenca nga paneli i shoqërisë civile që u bë pa letër dhe  me analiza brilante e reale, në atë sallë asnjë nuk i kundërshtoi dot.

Kë duhet të besoj unë, të anketuarit anonimë, apo intelektualët që kontribuojnë në masmedia dhe politikë prej 20 e më shumë vjetësh dhe paraqitën realitetin pa droje dhe censure ?

Ky është viti i katërt radhazi për IDM (2013-2016) që ofron këtë Sondazh dhe  Opinion e që kryhet duke u bazuar në metodologji, instrument dhe mbulim kombëtar të ngjashëm, por kush e përgatit pyetësorin dhe kush i pyeste këta në 61 Bashkitë, kjo nuk u tregua aspak me foto-video të paktën.

Personalisht besoj tek raportet e Institucioneve Ndërkombëtare pa bashkpunimin me shqiptarët, ato që na telendisin dhe na rendisin të fundit, ose të parët për rekordë negative, madje edhe në Evropë apo rajon.

Pas Ukrainës për vetvrasje, apo me mbi 4-mijë tentativa në vit, me mbi 160-mijë azilkërkues sipas Eurostat për dy vjet, pra të dytët pas Sirisë, apo edhe me 38-mijë të burgosur nuk e dij se përse shërben ku studim në prag fushate dhe kush do ta besojë ketë lajm të keqgatuar, madje edhe  ndihmën e PNUD-it…?!

Jam gabim apo jo, por të gjithë dridhemi kur këto institucionë serioze bëjnë bilancin e fundvitit dhe rezolutat e Komisioneve të Parlamentit Evropian, apo të Freedom House,  ku vendi ynë pësoi përsëri rënie në renditje, pra për çfarë lirie fjale flasim këto anketime dhe kush i beson këto modele përveç atyre që i bëjnë ?

Kjo më habit dhe me trishton tek besimi dhe guximi në grup për të vazhduar manipulimin e opinionit në emër të lirisë së shprehjes dhe të progresit dhe të besimit tek Qeveria, ku policia renditet si institucioni me rritje të besimit qytetar.

Por, si për dreq, paralel me Studimin pompoz, Qafa e Grabitësve të Bankave, 4-herë deri më tani regjistroi suksesin e radhës dhe dështimin e policisë që arrestoi vetëm 5 rojet private që edeh e telefonuan atë, apo edhe lokalizoi tymin e makinave të djegura.

Dhe kjo nuk habit më askërkënd, që policia bën kronoligjinë dhe grabitësit largohen në drejtim të paditur…

Këta të  1500 të anketurave që  askush nuk i pa dhe i dëgjoi, a dëgjojnë gjë për vrasjet, grabitjet, tritolet, shantazhet, gjobat apo përdhunimet apo janë jashtë informacionit ditor ?

Po një vështrim në rrjetet sociale që gëlojnë nga mllefi dhe varfëria e ulur këmbëkryq, me burgjet plot, me dhunën policore ndaj grave apo pensionisteve me tezgat e Migjenit ndër duar që dhunohen nga policia, a nuk do të përbënin studim më të besuar ?

Në fjalën e tij, Afrim Krasniqi, Drejtor i Institutit të Studimeve Politike, u shpreh se; brezi i ri 18-25 vjeç është më kritiku ndaj sistemit politik, parlamentit, partive politike, kurse për brezin mbi 60% vjeç dhe nëpunësit publikë janë më të kënaqur me qeverisjen.

Reformat e ndërmara sa sukses mund të kenë ato nëse zhgënjejnë brezin e ri, pak rëndësi ka ?!

Pra e besojnë Qeverinë ata që u edukuan dhe u formuan para 90-ës dhe që janë aktualisht përfitues të qeverisjes si me punësimet personale apo edhe familiare.

Një tjetër diskutim ishte edhe  ai i kodit elektoral që u shty edhe me një muaj nga Partia Socialiste, i cili u jep mundesi partive politike të përfitojnë kohë falas nga mediat.

Këtë kohë falas mediave ju zbritet nga detyrimet tatimore në fund të vitit.

Pra kemi një efekt “parajse fiskale” ku përfitojnë masmediat në prag fushate  të sanksionuar me ligj.

Organizata AIS, ka propozuar shfuqizim të nenit, pasi ky nen është i vështirë të monitorohet në zbatim të tij, plus krijohet një mardhënie interesi direkte mes dy pushteteve atij mediatik dhe atij partiak.

Në diskutim u mor modeli i kasetave të nisura copy paste nga Kryebashkiaku Veliaj nën kurimin e grupit masiv mediatik që ai ka nën vartësi, ku sot nuk raporton media dhe gazetarët në terren, por institucionet me forcën e pushtetit, u shpreh analisti Lutfi Dervishi.

Kjo e largon realitetin dhe opozitën mediatike, duke intimiduar dhe ofruar vetëm atë që Ai kërkon të paraqesë në opinion duke u kthyer më pas lajmin në një Opium populist duke mbizotëruar vetëm ai realitet i imponuar nga forca e tenderave që kanë kapur median me buxhetin e madh të Bashkisë së Tiranës.

Të gjithë i lanë duart si Pilati para mediave që u larguan sapo mbylli fjalën Ambasadorja Vlahutin dhe Ministria Harito, por zërat kundër me argumentat e prezantuara mbetën vetëm aty, brenda sallës duke pritur një tjetër sondazh pozitiv në prag zgjedhjesh nga të mirpaguarit e pushtetit.





19:26 Blog

PA DETYRA...

Nga Zef ZefiE ndoqa fjalën formale në njoftimin informal për...

21:42 Blog

FUNDI I RAMES…

Nga Edon KuqiDhe Rama ashtu si dhe cdo diktator tjeter,nuk e...

Lajmet e fundit nga