web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prostitucioni si fatkeqësi dhe luks

9 Shkurt 2017, 12:49, Blog CNA

Si fillim do thoja se prostitutat duhen ndare ne disa kategori. Ka femra qe prostituojne sepse jane te detyruara nga dikush tjeter (Tutori i tyre), femra qe dalin ne rruge dhe shesin trupin e tyre sepse eshte e vetmja alternativ per te mbijetuar dhe per te ushqyer femijet, si dhe ka nga ato femra qe e leshojne trupin e tyre tek shume meshkuj duke e bere kete gje thjesht per kenaqesi vetjake.

Kategoria e pare, pra ato qe jane te detyruara nga dikush tjeter, zen pjesen me te madhe te prostitutave te sotme dhe kjo gje eshte mjaft shqetesuese. Ato kercenohen cdo dite nga bosa dhe kriminel te pafytyre te cilet i zoterojne dhe i perdorin sa here qe kane nevoje per leke. Mirepo nje fenomen i tille eshte shume i veshtire per t’u luftuar sepse ne krye te tij qendron mafja e cila e ushtron kete lloje paligjesie ne cdo vend te botes. Duke qene se mafja eshte fuqizuar shume, ajo tashme e ka shume te lehte qe te korruptoj sherbyesit e shtetit si dhe organet ligjzbatuese dhe kjo gje i jep mundesine asaj qe te veproj mjaft hapur dhe pa u shqetesuar shume nga policia e cila ne te shumten e rasteve ben nje “vesh shurdh dhe nje sy qorr”.

Edhe sikur policia te ishte ne gjendje qe ta shpartallonte mafjen, ajo do pengohej patjeter nga politikanet sepse ata jane te paret qe e duan mafjen per ta perdorur qe te spastrojne kundershtaret e tyre. Pra, per sa kohe do te ekzistoje mafja, prostitucioni i imponuar do jete i pashmangshem.

Kategoria e dyte i perket me shume periudhes para dhe mes dy lufterave boterore. Shume njerez pyesin se perse keto femra zgjedhin prostitucionin si rruge per t’u ushqyer dhe jo per shembull: lypjen e cila eshte mjaft e veshtire por te pakten ne kete menyre do ruanin nderin dhe dinjitetin e tyre. Ne fakt popullsia para shek.XX dhe gjate fillimit te tij ka qene shume e varfer (sidomos ne Shqiperi), dhe duke qene se shumica e popullit ishte ne skamje, veshtir se keto femra mund te arrinin te ushqeheshin duke lypur, madje nuk gjeje dot as nje gjethe laker ne kazanet e mbeturinave.

Pjesa qe ishte e pasur, pra borgjezia, nuk nxirrete nga xhepi sikur edhe verdhushken me te vogel te mundeshme qe t’ia jepte shtreses se mjerueshme por ama dicka e kishin, ishin qeflinj te medhenje. Ata ishin te gatshem te paguanin shuma mjaft te konsiderueshme per te flirtuar me gra dhe vejusha te cilat ishin te detyruara te pranonin sepse nuk kishin mundesi tjeter. Pra, te shtrira ne shtrat dhe me trupin e tyre te ftohte, te gervishtur e te zhveshur, ato mbyllnin syte dhe i dorezoheshin burracakeve te pangopur.
Te treten me mire do e quaja : ” kategoria e lavireve”.

Ketu bejne pjese femrat qe hidhen e perdridhen neper rrugica, kafene, restorante, party dhe hapsira te tjera ku ato ekspozojne shalet dhe gjoksin e tyre ne kerkim te kaloresit te etur per nje nate ndryshe. Femra te tilla ne ditet e sotme ka me shumice dhe i shehe te fokusuara me shume tek makinat luksoze, portofolet e enjtur, vilat qe i shembullejne parajses etj… Ato nuk e ushtrojn kete gje per te mbajtur gjalle frymen e tyre dhe te femijeve, jo, ato i duan sepse kane jeten e qejfit qe i pret kudo neper zgeqet e qytetit gjithckaofrues . Te shumta jane edhe rastet kur ato shkojne me meshkuj pa kerkuar asnje lloj shperblimi material vecse ate te orgazmes se shkaktuar nga termeti i nje mashkulli. Shprehja qe perdorin me shume eshte: ” do beje qejf sa me shume te mundem sepse nje jete kam!”.

Pasi kemi lexuar keto tre kategori, konkluzioni eshte mjaft i trisht. Kemi nje devijim shume te madh te figures se femres e cila fillimet e veta i ka si zonje e ndershme, dashamirese dhe punetore e shtepise, ndersa sot ka arritur deri ne ate pike sa fshesa eshte thyer, shtupa eshte mykur, pjatat jane qelbur ere, shtrati i merimanges eshte bere si litar dhe fjalet: “jam e gatshme ta ushtroj serisht prostitucionin dhe nuk jam e penduar sepse e beje me deshire” jane bere te perditeshme.

Nga Gerald Ramaj





19:26 Blog

PA DETYRA...

Nga Zef ZefiE ndoqa fjalën formale në njoftimin informal për...

21:42 Blog

FUNDI I RAMES…

Nga Edon KuqiDhe Rama ashtu si dhe cdo diktator tjeter,nuk e...

Lajmet e fundit nga