PS në kerkim të dëshpëruar të shumicës
Nga Alban DaciLSI duke pasur parim kryesor qendrim e perhers...
A po e cënon ambasadori i ShBA-së sovranitetin e Shqipërisë?! Ka pasur kohët e fundit një debat herë me zë e herë të heshtur nëse insistimi me kaq forcë i ambasadorit amerikan zotit Lu, për reformën në drejtësi ka kaluar kufinjtë e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.
Në fakt si shqiptar, besoj se jo vetëm unë, nuk ndjehem edhe aq mirë kur shoh se si një ambasador i huaj, qoftë ky edhe një populli kurdoherë mik, përzihet kaq hapur në ato që në një demokraci normale konsiderohen si punët e brendshme të një shteti. Por, “çuditërisht” ndërhyrja e kësaj rradhe as nuk më shqetëson si qytetar i Shqipërisë. Përkundrazi.
Jam thuajse i gatshëm të shkoj para derës së ambasadës amerikane e të bërtas me zë “të lutem, zoti ambasador ndërhy Ti, sepse këta politikanët tanë as që e kanë ndërmend të bëjnë diçka të mirë për këtë vend”. Për t’iu përgjigjur modestisht atyre që mendojnë se na shkelet sovraniteti, pavarësia, nderi, integriteti, morali etj., duhet t’iu them që nuk është faji i ambasadorit. Aspak.
Ai po kryen detyrën, i udhëzuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, plotësisht në përputhje me interesat e vendit të tij që për momentin konvenojnë edhe me interesat e kombit tonë. Zoti Lu nuk e ka fshehur. Në një letër drejtuar deputetëve shprehet tekstualisht se është në interesin kombëtar të ShBA që Shqipëria si aleate dhe vend i NATO-s të ketë një demokraci funksionale.
E pra, ambasadori po i shërben me korrektësi këtyre interesave, që janë njëkohësisht edhe interesat e qytetarëve shqiptarë. Prandaj, e quaj ose të pandershme ose hipokrite, nëse e them me fjalë të buta, naive faktin që disave po ju bën përshtypje të madhe ndërhyrja e Donald Lu.
Do kisha një sugjerim për punën në vazhdim të perëndimorëve, duke supozuar gjithmonë se duan veçse të mirën. Nëse realisht duan që ky shtet i vjetëruar, jo në moshë, por për nga mendësia me të cilën është drejtuar prej shumë vjetësh, të zhvillohet e të ecë krah vendeve europiane, ambasadorët apo ndërkombëtarët duhet të punojnë në dy korsi.
Së pari, ajo që po bëjnë, bashkëpunimi me institucionet e përfaqësuesit e tyre për të arritur produktin final. Së dyti, që nuk i kemi parë fare ta bëjnë, të mbështesin forcimin e medias së lirë dhe shoqërisë civile. Jam i sigurt se po të kishim një zë të fuqishëm qytetar, puna për reformën në drejtësi do të kishte ecur shumë më shpejt.
Po të ish’ nga njëra anë presioni ndërkombëtar, mediat e lira dhe shoqëria civile që bashkëpunojnë për të njëjtin qëllim, politikanët tanë tashmë nuk do të kishin tjetër rrugëzgjidhje veçse t’i jepnin vendit reformën aq shumë të dëshiruar në drejtësi.
Nga Alban DaciLSI duke pasur parim kryesor qendrim e perhers...
Nga Aleksander RenaElvis Roshi do të gjykohet në arrest shtë...
Nga Suzana TahiriNdeshja e parë e Kombëtares së Shqipërisë m...
Prof. dr. Bardhosh GaçeVeçmas gjatë periudhës së Rilindjes s...
Nga Demokrat NelaSa te cuditshem jemi ne te vdekshmit! Te gj...
Nga Alban DaciReforma në drejtësi është togfjalëshi i ditës ...
Nga Alban DaciEdi Rama shquhet për menefregizëm, por këtë he...
Nga Alban DaciSot, shqiptarët përballen me një fenomen të tm...
Nga Marinel Laçi…Ishte 3 maji i vitit 2016 kur unë duhet të ...
Nga Ermal ShehuGuxoi në 90-ën rinia shqiptare të ndërmerrte...
Eni BITRAKUKjo eshte Shqiperia qe dime dhe na i kane thene. ...
Mbrëmë ndoqa me shokët një emision që nxjerr në dritë të pae...
Nga Alban DaciProcesi i reformave e ne vecanti dekriminalizi...
Nga Alban DaciKoco Kokedhima besohej se do te ishte nje ment...
Nga Andrea Danglli Një shi me llumë vijon të lerë vulën e ti...
Nga Eni BitrakuI vetmi ushqim per popullin e varfer ,qe me t...
Nga: Ervin Goci,Lektor, Departamenti i Gazetarise dhe Komuni...
Nga Av.Spiro VasoRitja e numrin te degeve nga 53 ne 67, bene...
FORUMI PER QYTETINFjala e Doc. Sotir Dhamo, (arkitekt-urbani...
Nga Gëzim LlojdiaDisa të pathëna nga mediumet e huaja për Ma...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...