“Vrasja e efektivit duhet të hetohet”/ Berisha akuza Hitës: Në vend të dorëheqjes kërkon të mbrojë karrigen e tij
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
FORUMI PER QYTETIN
Fjala e Doc. Sotir Dhamo, (arkitekt-urbanist)
Edhe une jam mjaft i nderuar të jem pjesë e këtij forumi, mbështes tezat paraprake të shtruara në fillim të takimit nga prof. Aliaj ? njëkohësisht dëshiroj të shtoj edhe disa mendime të miat. Po filloj me një koment në lidhje me intervistën që dëgjuam ne media nga arkitekti italian, i cili drejton ekipin e planit rregullues (planit te përgjithshëm vendor) të Tiranës. Nga kjo interviste si edhe nga materiale të tjera në lidhje me këtë çështje, ajo që bie në sy deri në këtë moment është një lloj përdorimi termash në mënyrë të nxituar e deri edhe kontradiktore në lidhje me atë çfarë pritet të bëhet në qytet ?
Kështu, mbase e mbani mend se në një nga shfaqiet e tij të para në media u tha se ?Tirana ishte një qytet i cili përmbante një pasuri arkitekturore shumë të larmishme, përfshi edhe arkitekturë aziatike! ? Gjë që të gjithë e dëgjuam me shumë çudi dhe filluam të vrasim mendjen se mos gjatë periudhës së miqësisë me Kinën ishin krijuar vërtet arkitektura që kishin lënë gjurmë të forta në fondin e pasurisë arkitektonike shqiptare? (eshte i qarte tashme keqkuptimi i madh: meqenëse Shqipëria ka gjurmë të influences së arkitekturës italiane të periudhës së fashizmit, e po ashtu gjatë fazes së miqësisë me Bashkimin Sovjetik ka influneca të arkitekturës Ruse dhe të disa vendeve tjera të bllokut lindor, është menduar se edhe nga Kina do të kishte influenca të dallueshme ? në fakt, e gjitha kjo tregon vetem per një njohje të shpejtë e të sipërfaqshme të realitetit. Dhe Tirana nuk mund te lexohet nga kullat e Milanos ?).
Në një intervistë tjetër të tij, papritmas shfaqet ideja se ?ndertesat e vjetra në Tiranë duhen rrezuar për t?u ndërtuar të reja … dhe se gjendja e tyre është kaq e degraduar sa nuk do t?ia vlente rregullimi? ? Kjo ide e shembjes ose shkatërrimit (fjala shkatërrim ka një ngjyrim që është edhe më e rrezikshme) justifikohet prej tij me faktin se ato pjesë të qytetit kushtojnë shumë … edhe pse siç pohon vetë arkitekti … të shkatërrosh nuk është gjithmonë gjeja e duhur (por qenkerka për Tiranën). Duket e çuditëshme se si një arkitekt i cili vjen nga një kontekst historik shumë i konsoliduar, flet për shkatërrim ose shembje pa saktësuar më pare se çdo të thotë ?e vjetër?, dhe pa deshmuar asnje ndjeshmeri per tesutin historik lokal ?
Në një kontekst si ky i Tiranës – në lidhje me këtë shprehje – ka disa probleme që e bëjnë situatën edhe më të paqartë ? Për Tiranën nuk është folur asnjëherë seriozisht për historinë e saj në rrafshin urbanistik (madje as nga ne Shqiptarët, të cilët e kemi më kollaj të homogjenizojmë dhe sterilizojmë) … apo për zona të cilat duhen ruajtur për të mbajtur disa gjurmë të origjinës, apo të fazave të ndryshme të rritjeve të saj. A do të vazhdohet akoma me idenë se zona historike e Tiranës përbëhet vetëm nga kompleksi monumental qendror i periudhës së Mbretit Zog dhe periudhës së fashizmit e komunizmit? Ç?ndodh me elementet e tjerë të qytetit … të shpërndarë në pëlhurën e përditshmërisë së tij (jo monumentale … e që nuk bie në sy) dhe që krijojnë esencën dhe lidhjen tonë me vendin që duam ta quajmë ?qyteti im? ??!!!
? Në këto kushte, pa marrë disa vendime të kësaj natyre dhe pa saktësuar qartë se çdo të thotë ?e vjetër? ? duket shumë e rrezikshme të flitet për barazimin e historisë së qytetit me kosto shumë të larta mirëmbajtje. Ose në rastin më të mire puna nuk fillon këtej ? Theksoj se Tirana ka shansin e fundit të ruajë disa pjesë të saj me rrugicat ku ende gjenden gjurmët kur qyteti kalonte nga një zonë bujqësore drejt strukturës së konsoliduar urbane, ku ende gjenden dhe dëgjohen jehonat e hapave në kalldrëme, ku aroma e luleve të partokalleve dhe gjetheve të freskta vjen nga thellësia e oborreve, ku akoma ekzistojnë ekzemëplarët prej qerpiçi, ku ende duket se fëmijët mund të fillojnë lojën ?kukamçefti?? etj, etj.
Theksoj gjithashtu se me ruajtje nuk kam parasysh ?ballsamosjen? e këtyre zonave, por futjen e tyre në rrjedhat e reja të jetës që ka marrë kryeqyteti ? dhe pse jo, edhe përdorimin e këtyre pronave në dobi të pronarëve të tyre, duke rritur vlerën e tyre, por jo domosdoshmërisht duke ndërtuar mbi to sikurse rutrina, mungesa e fantazisë dhe verbëria e deritanishme na detyron. E gjitha kjo, natyrisht që nuk ka të bëjë me fjalën shkatërrim. Me shprehjen ?e vjetër? arkitekti Italian mund të ketë patur ndërmend edhe vjetërsirat që kemi krijuar këto 25 vjet, apo ato që ne i vjetërsojmë me dashje për t?i lënë drejt degradimit dhe vetë-shembjes e pastaj të bëjmë çfarë të duam me ato pjesë të qytetit. Shembuj të tillë kemi gjithashtu mjaftueshëm për t?u shqetësuar ? banesa historike, ish-zona industriale, shkolla, ?
Mbase ideja e shkatërrimit ka të bëjë me hapjen e disa vakumeve, në mënyrë që të krijohen volume ndërtimesh dhe më tej të rishpërndahen, ose të ?zhvendosen të drejtat vëllimore? ku mund të ndërtohet edhe më shumë, për të përdorur shprehjen e vet arkitektit. Një trajtim i qytetit në këtë mënyrë (që ne fillesë) të kujton akullsinë e dikujt që bëhet gati të ?presë? prehën e ta ndajë në copa për ata që duhet të hanë! Kjo është trishtuese …! përpara se të arrijmë tek shpërndarja e volumeve do të duhej të shihnim se si arkitekti ka kuptuar qytetin në të gjitha nervaturat dhe ndjesitë e tij … jo përmes ?afreskeve? te servilizmit kontraktual, por përmes të vertetës së vetë qytetit. Duke mos patur asgjë kundra këtyre rregullave (të shpërndarjes së volumeve mbi parimin e barazisë) të cilat tashme prej disa vitesh janë pjesë e legjislacionit tone (pra nuk është një risi e sjellë nga plani) ? nuk mendoj se është rruga më e mire për të filluar pikërisht nga ideja e shkatërrimit pa menduar më pare se çfarë duhet të ruaj.
Më tutje vërehet se ky personazh është shumë i famshëm për kopshtet vertikale dhe për strategjinë e ndjekur me këto kopshte vertikale mbi beton edhe në qytete të tjera. Madje ai thotë që me strategji të tilla do të rrisim me 20 here me shume se sipërfaqet e gjelbra në Parisit edhe ne Tirane, duke filluar nga tarracat e bashkisë, të shkollava, të ndërtesave publike ? Por, krahasimet janë krejt të pangjashme dhe të pareferueshme me Tiranën. Flasim për qytete evropiane shumë të konsoliduara, ku më pare është siguruar hapësira e gjelbër publike (parqe, lulishte) në nivelin e tokës (11,5 m2/banor kundrejt me pak se 3 m2/banor në Tiranë) dhe për më tepër kjo hapësirë në nivelin e tokës është tashmë e sanksionuar dhe e patjetërsueshme.
Duhet thënë se tendenca për të joshur banorët e Tiranës me plane urbanistike që ?parashikojnë? tarraca të gjelbra filloi që me planin e vitit 2012. Që me këtë plan gati-gati të krijohej ideja se sa më shumë të shtonim/ndërtonim sipërfaqe prej betoni aq më shumë sipërfaqe tarracash të gjelbëruara do të kishim … dhe aq me shumë gjelbërim do të përfitonim ? një thirrje e ngjashme kjo me dehjen që të josh nëpër shopping-molle e që të thotë se sa më shumë të shpenzosh aq më shumë do të kursesh … Në fakt, vetëm kur del nga ky qerthull e kupton se vëretet ke shpëtuar. Por as në rastin e planit të vitit 2012 dhe as në këtë që po përgatitet nuk është dhënë asnjë sqarim se si këto parqe prej betoni (në tarraca dhe ballkone individuale, apo në hapësira të një komuniteti të caktuar) do të rrisin gjelberimin publik! Sa të aksesueshme do të jenë; çfarë kostoje shtesë për ndërtim dhe mirëmbajtje do të kenë për banorët e tyre ? tek e fundit, kush do të mund të blejë këto apartamente-park te tipit ?green-wash? (të admirueshme nga jashte, por ne thelb asgje ndryshe nga betoni perditshem).
Për më tepër parqet mbi beton do të tingëllonin më të besueshme në kushtet e emergjencës urbane ? rajonale … apo edhe planetare … mbase duhet të na thonë se në cilën nga këto emergjenca ndodhemi?! Apo mbase ?parqet prej betoni? janë një prelud ndjellës për zhdukjen tërësore të ?parqeve tokësore? nga Tirana? Apo mbase ?Tirana vertikale? e parqeve prej betoni është tallja e rradhes, njësoj sikur këtu të mos kuptonte asnjeri asgje! ? Zhargon propagandistik i beton-parkut është ofendues per Tiranen, dhe shqiptaret ne teresi. Ai gati mban nota racizmi!
Më tutje flitet për ?demineralizim?? përsëri një shprehje shumë e bukur ? e që mund të krijojë mjaft efekt public, por përsëri nuk ndihet as e nevojshme të mendohet se si do të bëhet ky ri-mineralizim i tarracave të cilat janë të mbuluara me depozita uji, dhe me nuk e di se me çfarë do përdoren për nevojat jetike të përditshme të banorëve?
Më tej flitet për ? ?një Tiranë me shumë qendra? ? dhe shpërndarje intensistetesh ? në fakt këto shprehje janë një zhargon i përdorur dhe i konsumuar që prej disa dekadash në planet e hartuara për Tiranën ? nga studimi që i kemi bërë historisë së planeve të Tiranës duke filluar nga to të periudhës së Mbretit Zog, të fashizmit, atyre të periudhës së komunizmit e deri edhe atyre të dhjete-vjeçarit të fundit, është interesante të vëmë re se duke filluar që nga Plani i vitit ?39-?43, flitet për shpërndarje të intensiteteve dhe krijimin e shumë qendrave, madje Tirana e parashikuar në ato vite është shumë më policentrike në raport me sipërfaqen dhe popullsinë se sa ajo e sotmja ?në mënyra të ngjashme u bënë përpjekje edhe në planet e viteve ?85-?89, apo atë të vitit 2001, etj. ? E rëndësishme këtu është të kuptohet çfarë nuk ka funksionuar që këto vizione deri tani kanë prodhur një Tiranë thellësisht monocentrike ? ku gjithshka është e koncentruar në qendër ? Shkurt ideja e Tiranes me shume qendra eshte jo vetem e vonuar por edhe shume e vjeter! E meqenëse jemi tek ideja e koncentrimit të gjithshkaje në qendër mendoj se do të ishte me vlere të ndalesha pak edhe në një nga ndërhyrjet e fundit që ka filluar në Tiranë: Unaza e qendrës dhe Sheshi ?Skenderbej? ? e para dhe më e çuditshmja brenda kontekstit që flasim ka të bëjë me faktin se bashkia është në një proces plani rregullues që pritet të mbarojë së shpejti ? pra është marrë një vendim për qendrën pa u përfunduar plani (!!!) ?
Perse gjithe ky nxitim? Këto ndërhyrje të pakoordinuara me planin mund të krijojnë mospërputhje serioze dhe kosto ne lidhje me vendime apo çështje të tjera që lidhen me qytetin apo funksionimin e tij. Përsëri, nga studimi i historisë së planeve në nivel qyteti vihet re se ideja e unazës së qendrës i referohet planit të vitit ?85 ? Është interesante ta analizojmë këtu se ky plan i hartuar gjatë periudhës së komunizmit, dhe i miratuar në vitin ?89 parashikonte një Tiranë me pesë nivele unazash apo gjysmë-unazash dhe me tre parqe periferike. Pra, me një zbritje të intensitetit të trafikut qendër-synues, nga unazat më të mëdha, në drejtim të unazës së vogël drejt qendrës. Ndërsa flukset e banorëve për të kaluar kohën e lirë do të shpërndaheshin në tre drejtime kryesore sipas tre parqeve të parashikuar: parku i Liqenit, i Paskuqanit dhe i Farkës (pra jo vetëm drejt një parku që kemi sot).
Dhe kjo nuk mjafton ? Tirana në atë kohë kishte rreth 250 mije banorë dhe mbi të gjitha perdorimi i makinës private ishte i ndaluar (!!!) Pra në këto kushte edhe mund të bënte kuptim që mendimi i pare që të të vinte në mendje ishte këmbësorizimi i të vetmes qendër. Duket absurde që sot, në kushte krejtësisht të tjera, e gjithe sforcoja e administrimit të qytetit përqëndrohet në ripërcaktimin e qendrës gjeometrike të qytetit dhe kthimin e saj në kembësore. Shtrohet pyetja: pasi kemi arritur në qendër çfarë do të behet aty? Cfare gjeje e jashtezakonshme do te ndodhe ne shesh qe po gjeometrizohemi me kaq nxitim?
Mbase edukimi i aftësive admiruese të ?qendrës së botës? mund të ishte një qëllim. Një përpjekje e tille duket se ia kalon edhe orvatjeve inkuizitore të mentalitetit para-Kopernikan, i cili përpiqej të fiskonte idenë se toka ishte në qendër të universit. Përse në një Tiranë tejet të rënduar me trafik dhe flukse (të panevojshme) qendërsynuese duhet të theksojme realitetin monocentrik edhe më tej përmes kembësorizimit të sforcuar të qendrës gjeometrike që do të tërheqë edhe më shumë fluks? Ky koncept i trajtuar si i izoluar dhe i palidhur me pjesët e tjera të qytetit mund të quhej i tejkaluar tashmë. A nuk do të ishte më mirë që këmbsorizimin ta shihnim në fluiditetin rur-urban, brenda-jashtë, mundësisht ta shihnim edhe si mjet të nxitjes së mënyrave të tjera të transportit si biçikleta përgjatë rripave të gjelbër? Por natyrisht një vendim i tillë merret në planin rregullues të përgjithshëm të qytetit, të cilin duket qartë se duam ta përdorim vetëm si një mjet për të justifikuar ndërtimin dhe jo për të përmirësuar jetesën tone në qytet.
Nga Gëzim LlojdiaDisa të pathëna nga mediumet e huaja për Ma...
Nga Sokol GjoniI rikthyer pas 80 vitesh si formësim i një id...
Nga Eni BitrakuI ashtëquajturi problem internacional. Bima e...
Ketu ne vendin tone vertet çuditesh me te gjithe dhe gjithçk...
Nga Bedri BlloshmiKjo humnerë është rrethuar nga të gjitha a...
Nga Alban DaciShqiptarët në Itali janë komuniteti i dytë më ...
Nga Alban DaciShqiptarët në Itali janë komuniteti i dytë më ...
Dikur, ne vitet ’80 e vetmja dritare me ajer ndryshe per shq...
Nga Kryetari i Organizatës “REAGO” Leonard DEDEJ.I nderuar Z...
Suzana Tahiri 7 vjet më parë dhe pikërisht në vitin 2009, Sh...
Ke zbritur nga avioni në Hithrou. Sapo ke marrë trenin për a...
Futbollisti Lonel Messi është një nga emrat e përfshirë në s...
Gëzim Llojdia1. Analisti David Palombo, thotë:Para së gjith...
Suzana TahiriTashmë kur nuk e kemi më midis nesh, kujtohet m...
Po vazhduan skenat e dhunes në TV-të nga rrahjet te Parku i ...
Mentor KikiaKjo harmonia fetare, apo bashkëjetesa, ka bërë q...
Nga Alban DaciNgjarjet e sotme në Bruksel janë një vazhdimës...
Nga Novruz LimajJam një socialist, këtu e 26 vjet më parë, i...
Nga Mati NdojMë falni që nuk i shkruaj çdo ditë e nuk i bej ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...