web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sot Brukseli, terrorizmi islamik dhe Europa nesër

22 Mars 2016, 22:47, Blog CNA

Nga Alban Daci

Ngjarjet e sotme në Bruksel janë një vazhdimësi e akteve të fundit terroriste të pranuar e të targuara nga ISIS, pra terrorizëm të themi i natyrës islamike. Debate të mëdha janë hapur në këto momente që lidhen me sigurinë e Europës, me emigrantët dhe për raporte e <botës islamike> dhe <botës perëndimore>. Bota perëndimore dhe ajo islamike janë të destinuara , ditë pas dite të takohen gjithnjë e më shumë sa bashku, të bashkojnë gjithnjë e më shumë institucionet dhe të kenë gjithnjë e më shumë edhe interesa ekonomike. Atetantet e 11 shtatorit të 2001, lufta në Afganistan, Irak, Libi dhe Siri kanë krijuar realitete të reja ndërkombetare e sidomos mes Perëndimit dhe Islamit. Kjo ka bërë që marrëdhëniet dhe raportet mes Perëndimit dhe Islamit të mos jenë të limituara, por përkundrazi duhet të zhvillohen në forma më të gjera të shkëmbimeve politike, ekonomike dhe dëshirë për integracion reciprok social. Kjo mund të arrihet vetëm nëse kapërcehet koncepti i vjetër, sipas të cilit këto dy botë nuk mund të arrinë të bashkëpunojnë e të shkëmbehen së bashku.

Ndarja mes këtyre dy botëve, apo civilizimeve edhe pse duket shumë e qartë, në të vërtetë nuk është ashtu, sepse historia e këtyre dy botëve ka qenë gjithmonë e ndërlidhur dhe ndërthurur në periudha të ndryshme historike. Myslimanët në dallim me perëndimorët, flasin thuajse të gjithë një gjuhë, falen njëlloj dhe në të njëjtën kohë. Pra, mund të themi se janë më solid mes vetës dhe kanë thuajse të njëjtën strategji dhe të njëjtën optikë për ngjarjet që ndodhin në Botë. Europa vazhdon të ketë probleme në lidhje me sigurinë, sepse ajo nuk po punon për të pasur një politikë të përbashkët të sigurisë. Çështja e terrorizmit islamik nuk luftohet duke shpallur luftë apo edhe duke u tërhequr, sepse terrorizmi i sotëm nuk është terrorizëm shtetëror, por një terrorizëm në nivel individual i shprehur në formën e aksioneve kamikaze. Çfarë do të thotë kjo? Nëse në version absurdë dhe jo real, Europa t?i shpallte luftë gjithë botës islamike, do të arrite në versionin makabër të ?shfaroste? shumicën e tyre, mjaftojnë të mbijetojnë edhe 100 apo 1000 mysliman që si kamikaz t?? turren Europës dhe kjo e fundit do të mbytej në gjak. Europa po ndjek një politikë të gabuar në nivel ndërkombëtar, sepse vazhdon të jetë pasive në proceset e rëndësishme e sidomos në proceset e transformimit të botës islamike. Europa duhet të rikthehet protagoniste fillimisht në Mesdhe, në zemrën e krijimit dhe të përplasjes së civilizimeve kryesore të Botës. Europa ka mundësi të mund terrorizmin islamik vetëm nëse jep kontribute konkrete në konsolidimin e demokracive të vendeve europiane. Po ashtu Europa duhet të jetë nismëtare për të fuqizuar qeveritë aktuale të vendeve arabe të cilat nuk e përfaqësojnë terrorizmin islamik e vazhdojnë të ke probleme edhe të brendshme nga ky fenomen. BE duhet të krijoi një strategji afatgjate në lidhje me marrëdhëniet dhe me qëndrimet që duhet të ketë me qeveritë tranzitore të vendeve arabe që prodhojnë terrorizëm dhe që në të njëjtën kohë duhet të marr masa për të kontrolluar me sukses dhe efikasitet Mesdheun dhe hapësirën kontinentale. Europa mbetet laboratori më i madh i integrimit dhe mikpritjes së myslimanëve e kjo për faktin se lidhjet dhe ndërthurjet janë të hershme sa vetë historia e këtyre dy civilizimeve. Po ashtu BE duhet te rishikojë mënyrën e punësimit dhe të integrimit të myslimanëve të ardhur nga bota arabe. Deri më sot, punësimi dhe integrimi i tyre nuk është uniformë siç duhet të jetë në nivel BE, por është sporadik dhe në kompetencë të plotë të vendeve anëtare të BE. Kjo nuk mund të funksionoi në Europë që herë na paraqitet si e unifikuar dhe herë si një vend me sovranitet akoma të forta. Procesi, mënyra e integrimit dhe punësimit të myslimanëve apo të ?huajve? duhet të jetë uniformë në gjithë kontinentin. Një hap tjetër i rëndësishëm që deri më sot është lënë pas dore, është krijimi i një agjencie inteligjence europiane e cila duhet të ketë prioritet sigurinë e gjithë Kontinentit, pa u bazuar në interesa apo në detaje sovraniteti. Gjithashtu, Europa vazhdon të dëshmoi se e vetme nuk mund të sfidoj problemet dhe çështjet e aktualitetit.

Pra, Europa vazhdon të mbetet një vend me politika të ndërlikuara, por pa suksese të përbashkëta dhe të fuqishme. Për këtë arsye, Europa e konkretisht BE duhet të bashkëpunojnë fuqishëm e sinqerisht me SHBA e në limitet e lejuara edhe me Rusinë apo faktorë të tjerë, sepse terrorizmi i sotëm sfidon modelin e shtetit nacional-kombë e për këtë arsye tenton të ndryshoi komplet sistemin dhe rendin botëror, duke nxjerrë individimin përpara proceseve disa shekullore të natyrës shtetërore. Kjo duhet të jetë Europa nesër, por sot Brukseli ka pikëlluar zemrat e miliona njerëzve e mes tyre edhe të shumë myslimanëve që duan të jetojnë në paqe me civilizimet e tjera siç kanë bërë ndër shekuj. Fotografia e djaloshit nga kampet e Greqisë që i kërkon të falur ?Perëndimit? për atentatin e Brukselit është mesazhi më i mirë dhe më i qartë për të gjithë ne. Mesazhi është se terrorizmi mund të sfidohet duke vepruar së bashku dhe me strategji konkrete që forcon demokracinë dhe mbështet qeveritë aktuale tranzitore të shumë vendeve arabe.





22:55 Blog

Kokëdhim(bj)a!

Sokol GjoniMajko, deklaroi dje se PS-ja është spektakël i de...

22:25 Blog

Tjetrizmi‏

Eni BitrakuLufta me e madhe qe behet sot ne bote per tjetrin...

Lajmet e fundit nga