Zgjedhjet e parakohshme janë marrëzi!
Alban DaciKrejt pa kuptuar dhe pa arsyetim logjik, edhe disa...
Sokol Gjoni
Majko, deklaroi dje se PS-ja është spektakël i demokracisë !!! Natyrisht, brenda këtij karnavalo-spektakli Pandi mbetet gaztori që përpiqet të argëtojë palët me zhonglimet dhe xhufkat gjuhësore ”Blushi ka të drejtë, por unë jam me Ramën ”. I improvizuar për rolin bufon të karnavalo-spektaklokracisë së PS-së, Majko, krahas miratimit që i jep oligarkisë si referencë dhe model drejtimi, bëhet dhe mentori i kësaj kllonuade të pështirosur. Zhvillimet e denatyrshme brenda PS, me sfond ”partia mbi gjithçka”, vjen e artikuluar si pikëpamje dis-harmonike brenda gjeneratave, klaneve, bandave, pashallëqeve, feudeve, bajraqeve, etërve, bijve, etj, etj, por asnjëherë e fokusuar në problematikat reale të vendit. Gjë krejt e zakontë, pasi në radhë të parë kemi partinë, pastaj…le të shohim…ndoshta Shqipërinë!!! Përtej këtij tragjikomizmi që mbart deklarata eksitante e këtij profili politikanësh që jargëzohen si veshtullorë, duke zgjedhur partinë para Shqipërisë, të lë një shije të idhët e gjithë thagma e kësaj butaforie që serviret mediatikisht për konsumizëm publik, duke përmbushur më së miri qëllimin e tyre të devijimit dhe të çfokusimit nga realiteti konkret.
Saga e delirit të spektaklokracisë, është përpjekja për të marketuar me aforizma kapjen e partisë nga një strukturë plaçkitësish, të cilët po administrojnë me mendësi fajdexhinjsh jetën politike të vendit. I ndarë në pashallëqe klanore, uzurpimi i partisë ka prodhuar kategorizimin e saj në ”të fortët”, ”të urtit” dhe ”puthadorësit”, të cilët i shërbejnë maskaradës për të kompletuar aktin episodik të radhës, atë të cinizmit ekstrem me qytetarët. Tallja me spektaklokaci, është tabloja e shpëlarë e një realiteti të zymtë, ku kriza ekonomike që ka ngërthyer vendin, rritja e papunësisë, rritja e nivelit të varfërisë, deflacioni, pasiguria, rritja e treguesve të krimit dhe veprave kriminale, që edhe përtej përpjekjes së sforcuar të qeverisë dhe tellallxhinjve për ti ambalazhuar me etiketën e sfidave dhe krizave globale, janë dështime spektakolare që kërkojnë reflektim dhe yshtje për zgjidhje.
Në vizgatoren e zhvillimeve të brendshme partiake, PS-ja dëshmon se mbetet e aftë me stilin reminishent të trukimit të opinionin publik përmes teatralizimit të retorikës dhe zhargonit politik. Trajtimi i opinionit qytetar me nanurisjen e reformave të mëdha, me dallgëzimin e anëtarësimeve që po ”vërshojnë” në PS, me rritjen galopante të investimeve publike, me shtimin dhe hapjen e vendeve të reja të punës(por nuk kemi profesionistë, se vende pune ka), me shërbime të çdollojshme konçensionare, padyshim, janë namatisje dhe rrekje për të harbuar me opiumin e propagandës qytetarin e shkalafitur nga zhgënjimi qeverisës.
Trombat mediatike që janë shndërruarr në çibanë të pushtetit, përnatshëm servirin paradat e sukseseve të qeverisë, duke ndikuar pahirshëm në shijet e publikut, që detyrohet të ndjekë emisione televizive të mbushura me pompozitet delirantësh apo me retorikë gërnjarësh, të cilët pa kokëçarje, përqullen dhe jargëzohen në thelat e pushtetit. Çuçuritjet e shoqërisë civile, në emër të kauzave ”safi”, të papërziera me politikën, janë një gurgule e padobishme, pasi askush nuk i merr seriozisht. Opinionistët mediatikë, si mbarsje laboratorike e interesave okulte, me cafullimat e tyre të çdoditshme, janë zhytur në baltovinën e paskrupullshmërisë. Identikiti i vlerave dhe triumfeve qeverisëse, mbart përshkrimin e politikanit që nuk ia ”bën syri tërr” kur propozon legalizim të kanabisit; të ligjvënësit që përfiton para nga investimet publike nën influencën e të qenurit deputet; të biznesmenit-parlamentar që vetshpallet i paprekshëm nga ligji; të pronarit mediatik që kullandriset në sipërmarrës ndërtimesh e deri tek pakufishmëria e pushtetit që ka në Jug të vendit. Karvani le të lehë, KOKËDHIM(bj)A vazhdon…!
Alban DaciKrejt pa kuptuar dhe pa arsyetim logjik, edhe disa...
Po ben nje ligj Ministria e Inovacionit qe thote pak a shume...
Grigor Vavako«Fabrikimimi i kashkavallit» Ky djathë ka cilës...
Anton HasanpapajTragjedi te jashtezakonshme jetuar nga njere...
Gëzim LlojdiaSë pari, të dhënat e frikshme, se çfarë ngjau p...
(portret i pa autorizuar)Në kuadrin e “Antarsohu sot”, Shkod...
Nga Klodian TOMORRIDebati publik per deflacionin vazhdon. Se...
Grigor Vavako*Duke këqyrur përgjithësisht faktorët e ndryshë...
Miku im. Nënat dhe motrat kane nevoje per ndihmen tone qe te...
Nga Luela MyftariÇarçafët e natës së parë të martesës tani k...
“Nga ta kapesh e nga ta perplasesh jeten time. Pervec martes...
Nga Nebil ÇikaAsgjë personale !Kështu do ta konsideroj incid...
Nga Arben BerishaVila. Pallate. Klube. Restorante. Hotele. T...
Eni BitrakuLufta me e madhe qe behet sot ne bote per tjetrin...
Kur para shumë vitesh punova disa muaj në Greqi, shkoja ndon...
Jonida Hitoveizi Tashmë janë kthyer në një fenomen lajmet pë...
Juli LoloçiLajmi sensacional i këtij fillimviti sigurisht do...
Historia e 8 Marsit lidhet me protestën që gratë në Chicago-...
Nga Nebil ÇikaPo pse nuk shkon dot nr 2 i PD-se ne Vlore ?!T...
Lisander HoxhaSot per disa ore isha prane komisariatit nr 1 ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...