“Vrasja e efektivit duhet të hetohet”/ Berisha akuza Hitës: Në vend të dorëheqjes kërkon të mbrojë karrigen e tij
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
“Nga ta kapesh e nga ta perplasesh jeten time. Pervec martesave te femijeve nuk kam pare nje dite te gezuar. Une jam Zylja, 69 vjec, nene e 8 femijeve te lindur, njerin prej tyre e humba kur ishte gjashte muajsh, 2 djemve te rritur dhe 5 vajza. Jeta ime ka qene gjithmone e tille. Edhe nena ime ka shitur tek po I njejti vend ku po shes edhe une sot. Edhe ne kohe te Enverit. Kishin bahce ne shtepi dhe shisnim nga pak kur beheshin gjerat. Aty te tuneli. Me merrte gjithmone me vete qe kur isha femije, se detyrimisht ne ishim 5 femije dhe duhet te ushqeheshim. Kur u martova pastaj tek po i njejti fshat, fati donte te me conte tek po I njejti vend. Jam martuar qe kur kam qene 15 vjece. Kam ngelur shtatezane po ate vit. Linda djalin e pare, gezimi i pare. Po ku mund ta ndjeja une, isha akoma femije per vete, po ajo foshnje nuk jetoi me shume se gjashte muaj per te treguar edhe per me te bere te ndihesha ashtu sic me bene femijet e tjere qe me erdhen me pas. Gjithsecili ne konakun e tij, e te gjithe ne punen tone shkonim cdo dite ne kooperative bashke me burrin per t?iu sigurar sadopak buken kalamajve, sa te rriteshin edhe ata te beheshin te afte per pune. Te dy kemi qene punetore te thjeshte. E mbaj mend si sot ate buken e misrit qe blinim. E prisnim me hanxhar aq e forte ishte. Une e pertypja nje here per vete e pastaj ia jepja femijeve, se kisha frike se mos mbyteshin. Kur erdhi demokracia nuk morem toke nga kooperativa, ato i moren ata qe i ndane, ata te vulave. Une mora nje dynym e gjysem toke qe ma kishte lene babai dhe e ngritem seren qe atehere. Qe nga ajo kohe e deri tani ne me ate ushqehemi e mbahemi. Eshte e vetmja e ardhur qe ne kemi. Djali im kujdeset per te. Punon si kali nga mengjesi deri ne darke. Ne krahe i ngre te gjitha, plehun, farat e gjthcka. Mbjellim qepe, spinaq barishte dhe domate. Tek ai djale i kam syte, se tjetrin e kam ne Greqi e ka 15 vite qe s’lidhemi dot me te. Dime vetem qe eshte mire dhe kaq. E nga ky shqetesim burri m?u semur edhe vete m?u shpik tensioni. Vajzat I kemi martuar po ne Kashar, ne njerez te mire, por familje me halle si puna jone. Njeren vajze e kam ne Greqi.
Kam nje jete qe dal edhe shes bashke me burrin tek po i njejti vend qe kur hapem seren. Aty te tuneli. Ne me ate mbahemi, jo vetem nga leket, po edhe buke ne darke kur s?kemi nxjerre gje gjate dites. C’e do qe e kemi larg e na duhet nje ore me kembe per te shkuar. Kur bie shi shkon balta deri ne gju. E megjithate vet i bejme te gjitha, nuk kam pare ndihme nga asnje deri me sot. Asnje nuk ka vene doren ne zemer. Vijne ne fshat kamionat me ndihma e mu tek dera jone ndalonin. Dilnin nuse te reja qe merrnin ndihmat e ne pleq me 1000 halle nuk na ka dhene njeri sikur nje kile makarona e une sot nuk mundem t?ia bej dot hallall njeriu. Nuk kam votuar asnjehere sepse askush s’me ka ndihmuar asnjehere. S?jam me asnje se s’ia kam pare hairin njeriu. Me keto krahe e me keto kembe shkoj e kthehem cdo mengjes e darke. Sot une dal aty dhe shes te gjitha ato qe behen tek sera, qepe, domate, spinaq, cfare te jete ne sezon. Nisem qe ne mengjes. Ne oren 5:30 ne mengjes e deri ne 4:30 ne mbasdite jam aty bashke me burrin tim. Kisha ca pa dale se me hipi tensioni dhe nuk mund te cohesha dhe dilte vetem burri im, kur para nje jave mori nje gjobe 10 mije lekeshe. Dje qe dola dhe une e mora dhe une nje. Kemi marre disa gjoba, po une nuk i kam thene njeriu se nuk doja qe t’i shqetesoja se e di qe do beheshin keq. I kemi paguar. Disa here ma kane marre mallin, ajo ka qene me e keqja. Njerezit ndoshta mendojne se ne fitojme, por nuk fitojme. Nese ne muaj i nxjerr 200 mije leke te vjetra, eshte muaj i mire. Jemi 6 fryme ne shtepi, djali me nusen dhe dy femijet dhe plaku 79 vjec. Para dy javesh shita vetem pak spinaq. Bera 50 leke. Me hipi tensioni e nuk doja veten. As leket e urbanit nuk nxorra. U them gjithnje ne shtepi qe nese nusja do te gjente nje pune, ndoshta nuk do dilja me te tregu. S’kam dhe fuqi. Plaku po ashtu, ka bere kemben operacion dy here dhe mezi ecen.
Kur me thane sot qe do te me conin tek nje treg i ri per te takuar Erion Veliajn, nuk doja te shkoja, po me tha nje i njohuri im qe me ka respektuar qe shko, prandaj shkova. Nuk shkembeva fjale me te. S’merr vesh nena nga politika. E putha dhe perqafova, se ne e kemi zakon. Njerezit duhet t’i duash dhe respektosh sidomos kur jane te rinj. Une jam njeri i thjeshte, nuk i kam rene asnjerit ne qafe, madje dhe ai polici kur po me vinte goben po me thoshte ” E di moj nene qe te nxjerr halli ketu, se dhe une kam nenen time qe shet tek Shkolla e bashkuar prej kohesh, po dhe ajo pothuajse cdo dite merr gjoba. Nuk eshte e drejte po cfare te bejme ne?”. Nuk e di a me genjeu a me tha te verteten. Nena do vetem te shese barishtet e seres. Me ato blejme ushqimin, ilacet, paguajme ujin per seren se ate e blejme ngaqe nuk ka uje ne fushe, e sajojme femijet. Nje here kur ra stuhi e madhe dhe e shkuli te gjithe seren thame se vdiqem. Shyqyr na u gjend vajza e madhe nga Greqia dhe e rregulluam prape. Aty e kemi jeten. Aty lart ku me thane une nuk shkoj dot, Te Oxhaku, eshte shume larg. Sepse jo cdo dite shesim. Me thone qe jam bere e famshme, por une nuk kam internet, e as djali nuk ka. Nuk dime ti shohim keto gjera. As na hyjne ne pune. Ne duam te shesim barishtet qe te jetojme. Nese niperit e mbesat do kene nje fat me te mire, I lutem Zotit perdite qe ti shohe”.
Nga Nebil ÇikaAsgjë personale !Kështu do ta konsideroj incid...
Nga Arben BerishaVila. Pallate. Klube. Restorante. Hotele. T...
Eni BitrakuLufta me e madhe qe behet sot ne bote per tjetrin...
Kur para shumë vitesh punova disa muaj në Greqi, shkoja ndon...
Jonida Hitoveizi Tashmë janë kthyer në një fenomen lajmet pë...
Juli LoloçiLajmi sensacional i këtij fillimviti sigurisht do...
Historia e 8 Marsit lidhet me protestën që gratë në Chicago-...
Nga Nebil ÇikaPo pse nuk shkon dot nr 2 i PD-se ne Vlore ?!T...
Lisander HoxhaSot per disa ore isha prane komisariatit nr 1 ...
Nga Bledi Mane-Public EnemY fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Në daljen e fundit tek “Zona e Lirë” e Çanit (shih foton), B...
Nga Suzana Tahiri Në historinë e shumëlashtë shqiptare, pady...
Erget CenolliEklipsi “blushist” përballë problemeve të vërte...
Juli Loloçi1. Një prift me rrason e zezë deri poshtë gjunjëv...
Kjo eshte Besa. Besa ne qershorin e 2013-es donte te behej d...
Sokol Gjoni Asionet në rënie të opozitës janë një tregues i ...
Eni BitrakuKemi hyrë si shoqëri ne epokën e mendimtarëve pa ...
Alban Daci*Asnjëherë nuk kam qenë dakord për krijimin e part...
Sokol Gjoni Që koalicioni PS-LSI ishte ngjizur në brumatriçe...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...