Rama para samitit BE-Ballkani Perëndimor: Tri gjëra nuk parashikohen, Zoti, seksi dhe BE-ja
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Juli Loloçi
1.
Një prift me rrason e zezë deri poshtë gjunjëve del çdo mëngjes afër apartamentit tim dhe shkon te kisha, aty te rruga e Kavajës, ku kryen shërbesat e përditshme; ikën në heshtje pa parë majtas apo djathtas dhe në sytë e mi mbetet gjithmonë imazhi i saj mbulese të zezë që gjithsesi fsheh një botë njerëzore që pak njihet nga të tjerët, por jo nga besimtarët. Shpesh qëllon që fut dorën në një xhep të thellë dhe nxjerr andej një celular dhe sheh mesazhin që i ka ardhur. Natyrisht kjo ndodh rrallë, por unë sepse mendoj që ai e ka programuar atë edhe si një send kumtsjellës, ku me siguri është vënë në dijeni edhe për kryelajmin që shkencëtarët sot janë në gjendje për ta krijuar njeriun në epruvetë dhe pikërisht me këtë zbulim se si mund t?u përgjigjet adhuruesve që e ndjekin në sallën e lutjeve dhe të faljeve. Është një përpjekje jo vetëm e këtij shërbestari të thjeshtë, por e të gjitha strukturave planetare të besimit për t?u pështatur në terrene gjithnjë e më komplekse sepse sa më shumë territore zotërojnë zhvillimi dhe teknologjia, aq më të vogla bëhen ato fetare.
2.
Përkundër katër pushteteve: legjislativi, ekzekutivi, drejtësia dhe media që duhet të fuksiononin normalisht në një shoqëri demokratike, në Shqipëri ato veprojnë të paprekura dhe sipas një radhe tjetër: Koorporata kryeministrore e korrupsionit, koorporate e grabitjes së drejtësisë, koorporata e përfitimit të padrejtë legjislativ dhe ajo e medias së inkriminuar. Ky kuartet grabitës piramidal ka pjesë që nuk lëvizin dhe ka të tjera që forcohen kur këtë vend një herë e qeveris PD dhe herë tjetër PS. Nga vitet nëntëdhjetë e këtej kemi pasur 6 presidentë, 6 kryeparlamentarë, 8 kryeministra, 6 kryeprokurorë që e kanë tundur fort flamurin kundër korrupsionit, por me pak përjashtime, ata kanë lënë njollën e tyre të zezë të pasurimit të menjëhershëm. Përjashto një ish-kryeministër që u hetua për një skandal banke dhe u dënua si grabitës xhepash dhe një ish-president që u mor nën hetim për genocid po u shpall i pafjashëm dhe përfoti një shumë marramendëse, të tjerët janë të paprekur, të pahetuar dhe të pandëshkuar nga ligji. Krerët e këtyre pushteve, ndryshe nga çdo vend tjetër normal demokratik që vënë një tullë në ngrehinën e shtetit të tyre, kanë qenë në garë babëzitëse me ministra dhe ish-ministra, deputetë aktualë dhe ish-deputetë, të cilët janë me qindra dhe që zezonën korruptive e kanë më të shtrirë dhe të gjithpushtetshme. Për të mos dhënë shumë shembuj, mjafton të përmendim se kryeministri aktual dhe kryetari i opozitës, që mund të jetë kryeqeveriari i ardhshëm, me rrogat e tyre mujore, nuk janë në gjendje të shpjegojnë vetëm mjediset e banimit, të cilat janë disafish më të kushtueshme.
Koorporata e tretë, ajo e drejtësisë, ka qenë gjithaq agresive ku brenda saj gëlojnë ish-hetues dhe persekutorë të diktaturës, batakçinj, mitmarrës, përdhunues që vetëm duke i bërë shërbim politikës qendrore të ardhës kanë mundur të sigurojnë pasuri dhe asete, që vështirë se mund të krijoheshin edhe për 100 vjet. Segmente korruptive gjen jo pak edhe në mediat vizive dhe shoqërinë civile që flirtet me politikën, me maxhorancat i radhës i kanë shndërruar në apartamente luksoze, vila dhe pasuri të tjera. Pra në kontrast me atë priftin e thjeshtë që del çdo mëngjes me atë rrason e zezë por që merret me punë të mira, pushtetartë dhe ish pushtetarë, përfshi edhe kryebashkiakë të qyteteve kryesore, me tri mandate rresht të konsumuara, hedhin një vello të zezë në krejt Shqipërinë
3.
Ç?duhet bërë, është pyetja e natyrshme që bëhet nga një masë e madhe shqipatrësh që u ka humbur shpresa dhe që e gjejnë më të kollajtë të ikin ?nga sytë këmbët?! Hetimi i shpejtë i zyrtarëve të mësipërm, do të ishte një zgjidhje e duhur. Po me kë? Me këtë organ akuze, pra me Institucionin e Prokurorisë, natyrisht jo. Në vend të një granti që mund t?i jepej Shqipërisë, ai mund të shndërrohej në një trupë speciale hetimi me prokurorë ndërkombëtarë. (Tek e fundit fonde të tilla mund të gjenerohen edhe nga ekonomia shqiptare, mjafton që vitin tjetër të mos zbatohej një zë i buxhetit: rikonstruktim dhe mobilim zyrash të ministrive dhe dikastereve qendrore). Kjo trupë speciale do të punonte së bashku me studentë të magjistraturës duke pasur në posedim një portal interneti, nga ku do të vinte informacion i bollshëm dhe do të ishte një bazë e mirë për hetim. Tjetër, ç?duhet bërë? Zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike. Jo më si janë bërë deri tani, por që shqiptarëve, përfshi edhe emigrantëve, t?u krijohej mundësia për të votuar elektronikisht nga kompjuteri i shtëpisë ose nga celulari. Edhe KQZ e ndarë mes dy partive kryesore, nuk ka kuptim përballë një institucioni tjetër të ri si Inspektorati i Administrimit të Zgjedhjeve që do të varej nga Ministria e Brendshme. Po më tej? Kufizimi i mandateve të të zgjedhurve dhe të qeverisurve, jo më shumë se një të tillë, me të drejtë ripërsëritje, do të ngushtonte gjithashtu hapësirat për korruptim. Akoma më tej ?Lista e zezë me persona non grata? me shtetarë shqiptarë të korruptuar dhe inkriminuar që aplikojnë çdo vit vendet euopiane dhe qeveria e SHBA, do të kontribuonte drejtpërdrejt në minimizimin e këtij fenomeni në vendin tonë.
Kjo eshte Besa. Besa ne qershorin e 2013-es donte te behej d...
Sokol Gjoni Asionet në rënie të opozitës janë një tregues i ...
Eni BitrakuKemi hyrë si shoqëri ne epokën e mendimtarëve pa ...
Alban Daci*Asnjëherë nuk kam qenë dakord për krijimin e part...
Sokol Gjoni Që koalicioni PS-LSI ishte ngjizur në brumatriçe...
Çdo popull apo komb krenohet me mendjet e tij të ndritura që...
Dua të çlodhem. Dua të qetsohem. Dua të kthjellohem. Dua të ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...