Sokol Gjoni
Që koalicioni PS-LSI ishte ngjizur në brumatriçen e interesave të pushtetit politik dhe të fijeve ekonomiko-kriminale nuk linte asnjë dyshim, por që të degdisej në këtë derexhe raporti mes tyre në një hark kohor prej dy vitesh, ishte pothuajse e paparashikuar…!!! Në zgjedhjet e 21 qershorit 2015, ku pati një demonstrim teatral muskujsh mes këtyre forcave politike, u vërejt dukshëm mes tyre fenomeni i të bërit fushatë secili “për hesap të vet”. I stisur për të qeverisur vendin (në emër të reformave të mëdha), ky koalicion nuk po i reziston makutërisë që prodhon bollshmëria e megapushtetit që kanë, ku së fundmi, me tiparin karakterizues të tij, po shtrin tentakula të qarta drejt “territoreve” të aleatit që e mban në këmbë. Që ky koalicion, në nivel vendor është paputhshmërisht jo funksional, e tregon mungesa e kohezionit programor, mos respektimi i parimeve të bashkëqeverisjes dhe të reciprocitetit solidar në aksione politike, por mbi të gjitha e tregon sjellja prepotente e forcës më të madhe politike, e cila rolin saj paternal e ushtron makutshëm dhe papërfillshëm me aleatin kryesor, i cili në rastin më të keq nuk është dosido…
Zhviilimet e fundit brenda koalicionit rilindist-LSIst këtu në Pukë, me sfond “larje hesapesh” për hesap të pazareve të reja mes protagonistëve të të njëjtit drejtim të (s)duhur, është flakadan i hedhur në amullinë e këtij koalicioni duke paralajmëruar natyrshëm prishjen e asaj që u ngjiz denatyrshëm. Stërkëmbëzat ndaj aleatit mbakëmbëz, përveçse cinizëm që prodhohet nga një mjedis oriental politikbërjeje, janë manifest i doktrinës bajraktariste që karakterizon individë që stolisen me petkun e të qenurit të zgjedhur. Shkarkimi nga këshilli i bashkisë Pukë i zj. Sajmira Laçi si anëtare në këshillin e qarkut Shkoder, (kujtojmë se këshilli i bashkisë Pukë është në shumicë dërrmuese numerike i majtë dhe se zj. Sajmira Laçi është kryetare e degës Pukë të LSI) është lëvizje që kundërmon aromë pazaresh dhe intrigash në funksion të kontrollit mbi këshillin e bashkisë Pukë. Se kush kërkon ta kapë këshillin e bashkisë, mjafton të përmendim disa aspekte dhe aty do të kuptojmë regjisorin e kësaj manovre. Si ka mundësi, që në asnjë nga mbledhjet e zhvilluara deri më tani, nuk është lejuar Puka TV të pasqyrojë asnjë kronikë nga këto takime? Pse qytetarët nuk informohen, dhe më keq biles, as nuk lejohen të hyjnë në këto takime? Pse gjithë ky terr informativ dhe kujt i intereson mosinformimi i publikut? Për shumë e shumë pyetje të kësaj natyre, padyshim që ka një përgjigje dhe ka një autor. Tani sytë i kemi nga… dekriminalizimi!!!
Çdo popull apo komb krenohet me mendjet e tij të ndritura që...
Dua të çlodhem. Dua të qetsohem. Dua të kthjellohem. Dua të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...