Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Alban Daci*
Asnjëherë nuk kam qenë dakord për krijimin e partive të reja në Shqipëri, sepse mjedisi politik shqiptar ka nevojë për lidership dhe kjo e fundit nuk varet nga numri i subjekteve politike, por nga cilësia e klasës politike. Shqipëria vazhdon të vuaj nga një klasë politike e papërgjegjshme që nuk arrinë të shkëputet nga e kaluara dhe herë pas herë për të shpëtuar nga probelemet e kohës i kthehet me kënaqësi të kaluarës. Lidershipi aktual i Shqipërisë vuan qartë nga mungesa e vizioneve dhe ka sëmundje të rëndë dëshirën për autoritarizmën dhe për despotizëm. Këto dy dëshira të rrezikshme të demokracisë e kanë kthyer Shqipëri në një mjedis të rrezikshëm antidemokratik. Sot, mjedisi politik shqiptar e sidomos ai maxhoritar. Sot, PS është hapur e sfiduar nga autoritarismi dhe madje lidershipi aktual i PS nuk e ka problem të simbolizohen me autoriarizmin duke e konsideruar këtë fundit si model vizionar.
Rama, po sfidon këdo me sajesat e tij që kanë vetëm një qëllim të ndalojnë procesin e brendshëm demokratik të Partisë. Sajesa më madhe është ajo e implimentimit të modelit Britanik në lidhje me zgjedhjen dhe rizgjedhjen e tij në Parti. Po ashtu, thashë se lidershipi aktual i politikës shqiptare ka dy pasione të mëdha autoriazmin dhe despotizmin dhe i reklamojnë me pasion të madh këto dy cilësi. Pse e them këtë? Është krejt normal që të ketë persona me orientim despotik dhe autoritar, por për interesa të ngusha në një vend që kërkon demokracinë si Shqipëria, për servilizëm një pjesë e mirë e Kryesisë të PS të jetë palë e autoritazmit të Ramës.
Takimi i sotëm i Elbasanit tregon qartë degradimin e lidershipit të Partisë Socialiste. Një inskenim i turpshëm antidemokratik i orkestruar nga Kryesia e PS kundër Blushit, i cili nuk bën gjë tjetër veçse se kërkon dhe mbron demokracinë si formën më të mirë të organizimit dhe funksionimit të një Partie që Qeveris një vend si Shqipëria që aspiron për të hyrë në Europë. Sot, në Elbasan mund të themi se shumica antidemokratik sfidoi hapur demokracinë e cila u dukë qartë se është në minorancë, e pa shpresë dhe e rrezikuar. Megjithatë Blushi edhe pse në minorancë tha një gjë të madhe: Pse unë e kam faj që Shqipëria është e varfër? Faji është i atij që është ty! Megjithatë, turma e hipnotizuar nga pasioni për liderin suprem nuk e kishte problem për demokracinë, as për varfërinë, por ishte e shqetësuar për pushtetin e liderit.
Rasti i sotëm i Elbasanit dhe ngjarjet e fundit në PS, ku autoritarizmi sfidon demokracinë dhe menefregizmi i Ramës për mendici ndryshe ka krijuar një situatë të re në krahun e shumicës. Sot, kemi një grup politikanësh të PS që mendojnë ndryshe? Kemi një pjesë të konsiderueshme të PS që nuk janë dakord me linjën e Ramës! Jemi në situatën e mos mbajtjes të një seri premtimesh të Ramës për socialistët e thjeshtë! Çfarë krijon kjo?
Kjo ka krijuar një grup të pakënaqësurish që sot për sot nuk kanë asnjë ndikim në partinë e tyre dhe po ashtu nuk shikojnë asnjë shpresë përfshirje në vendimmarrjen e Partisë. Pra, po krijon kushtet për një alternativë të re politike e cila duhet të jetë ndryshe nga të tjerat në format. Aktualisht kemi dy anëtarë të Grupit Parlamentar të PS që jo vetëm mendojnë ndryshe nga Rama, por kan shfaqur hapur dëshirën e tyre për të konkurruar për kreun. Jo vetëm kaq, por kanë paraqitur edhe platformat e tyre se si e shikojnë PS!
Këto dy platforma janë programe politike që nëse gërshetohen së bashku mund të krijojnë programin politik të një subjekti të ri politik të së majtës që aspiron në vlerat e një të majte europiane. Po ashtu, kemi edhe një politikan tjetër të rëndësishëm të majtës në Veri-Perëndim, Tom Doshi që është përjashtuar nga Partia. Tom Doshi dhe Eduart Ndocaj, de facto të dy të përjashtuar nga Partia për të cilën kontribuuan shumë janë parë të takohen shpesh kohët e fundit. Mos vallë ekziston ndonjë projekt konkret për krijimin e një subjekti të ri politik? Ndocaj dhe Doshi e shumë të tjerë që nuk janë pak brenda PS, të shpërfillur tashmë kanë plotë të drejtë të shikojnë format e tyre të një përfaqësimi politik dhe të një riorganizimi të ri politik.
Tallja dhe menefregizmi që nuk gjen asnjë shpjegim politik e njerëzor duhet të marr një shpjegim konkret. Besoj, se në politikën e lodhur shqiptare ka vend për alternativa të reja që nuk kanë për qëllim në vetë pushtetin, por krijimin e një modeli të ri të mendësisë politike. Kushtet dhe rrethanat janë për një gjë të tillë, për sa kohë nuk ka asnjë reflektim nga Rama dhe një pjesë e mirë e PS që krejt pa shpjegim po ndihmojnë në përçarjen dhe shkatërrimin e saj.
*Këshilltar i Eduart Ndocaj
Sokol Gjoni Që koalicioni PS-LSI ishte ngjizur në brumatriçe...
Çdo popull apo komb krenohet me mendjet e tij të ndritura që...
Dua të çlodhem. Dua të qetsohem. Dua të kthjellohem. Dua të ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...