Në shekullin e ekstremizmit
Eni BitrakuKemi hyrë si shoqëri ne epokën e mendimtarëve pa ...
Sokol Gjoni
Asionet në rënie të opozitës janë një tregues i pafuqishmërisë opozitbërëse të drejtuesve të degës së PD-së Pukë, të cilët ende nuk po kuptojnë përgjegjësinë që kanë në raport me qytetarët dhe shoqërinë në tërësi. Nuk besoj se gjithçka shkon mirë në administrimin publik sa të mos pipëtijë asnjë zë opozitari !!! Atëherë, shtrohet pyetja; Çfarë nuk shkon në frontin opozitar? Përtej këndvështrimit personal, parashtrimet e mia janë një qasje racionale, analitike dhe parimore në funksion të rikthimit të vlerave identitare dhe afishimit të strategjive dobiprurëse.
Së pari, mendoj se duhet ndryshuar mendësia e të bërit opozitë, pasi të qenurit sporadik, me deklarata plot patetizëm, pa konkludime të dobishme, më ngjasojnë më shumë me tendencën për të jusfifikuar televizisht anëtarësinë dhe opinionin qytetar, se sa një realitet opozitarist. Opozitarizmin, falë keqadministrimit publik që u bëhet sektorëve prioritarë të zhvillimit ekonomiko-social, e ndjejmë në çdo arterie të shoqërisë. Qytetarët bisedojnë dhe flasin nëpër kafene, në rrjete sociale, në ballafaqime të ndryshme, duke konfrontuar realitetin me pritshmëritë, pra ka skajshmërisht opozitë dhe opozitarizëm qytetar. Po opozita politike, e cila është mandatuar nga qytetarët për të qenë përfaqësuese e mendimit ndryshe, e mendimit që inspiron shpresë, ndryshueshmëri, aspiratë, ku është ? Ajo që më bën më shumë përshtypje është pajtueshmëria e drejtuesve me mungesën e opozitbërjes, çka më intrigon në perceptimin tim për strategjitë vijuese, të cilat janë një telajo e shpëlarë e degdisjes së PD-së në një koleksionim individësh pa nerv opozite. Së dyti, takimet që bëhen me forumet e partisë(kryesia) të jenë më produktive, më konkrete, me synime dhe detyra të qarta, larg artikulimeve mllefosëse. Sensi opozitarist është dimension dhe retorikë më e gjerë se sa strukturizimi partiak, prandaj, duhet koordinim me grupe të interesit dhe me çdo qytetar si një ofertë parapërgatitëse për përballjen zgjedhore të radhës. Së treti, duhet përmirësuar klima e raporteve të PD-së me qytetarët! Shohim që kemi një braktisje nga qytetarët, e cila vjen për shkaqe të pa analizuara(por të njohura) dhe kjo është tregues i afirmimit të një potenciali me kredenciale të pamjaftueshme reputative. Strukturat të motivohen, të angazhohen, si dhe të përgatiten strukturalisht në përgjegjësitë e tyre, pa mënjanuar vlerat dhe kontributet historike të partisë. Së fundmi, inefiçienca e strukturave nuk duhet kurrsesi të maskohet me struktura fiktive. Kam parasysh këtu, takimet e kryesisë, të cilat shpeshherë janë butaforike, të mbushura me pompozitetin e paradave me makina të shtrenjta dhe aksesorë të tjerë luksoz të ca ish-ëve, të cilët më shumë përfaqësojnë anë të errëta të të djeshmes, se sa frymëzime iluminuese për të nesërmen. Strukturat nuk janë numerike, ata janë përfaqësuese dhe nëse sistemi përfaqësues pati probleme të mëdha, kjo nuk do të thotë se e tillë është doktrina që aspirojmë.
Eni BitrakuKemi hyrë si shoqëri ne epokën e mendimtarëve pa ...
Alban Daci*Asnjëherë nuk kam qenë dakord për krijimin e part...
Sokol Gjoni Që koalicioni PS-LSI ishte ngjizur në brumatriçe...
Çdo popull apo komb krenohet me mendjet e tij të ndritura që...
Dua të çlodhem. Dua të qetsohem. Dua të kthjellohem. Dua të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...