“Vrasja e efektivit duhet të hetohet”/ Berisha akuza Hitës: Në vend të dorëheqjes kërkon të mbrojë karrigen e tij
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Nga Nebil Çika
Asgjë personale !
Kështu do ta konsideroj incidentin tim me nr 2 te PD-se Arben Ristani ose me mire te themi kërcënimin me jetë që ai me beri mua ne selinë e PD-së në Tiranë.
Në këto dite pas incidentit kam mare mesazhe mbështetëse nga mijëra njerëz pjesën me te madhe te cilëve nuk i kam njohur personalisht . Janë ne mase militante e votues te PD-se por edhe qytetar te thjeshte pa ndonjë përcaktim fanatik politik e elektoral . Te gjithë kane pothuaj një mesazh ,një porosi: Mos u tërhiq ! Nuk e kane fatalen për raportin tim me kërcënuesin por për shkakun e kërcënimit ,shkrimin tim qe evidentonte origjinën dhe lidhjet e forta me komunizmin dhe familjen e diktatorit te kërcënuesit tim .
Ky nuk është shkrimi i pare i kësaj natyre qe un kam bere për PD-ne dhe individë drejtues e përfaqësues politikë të saje ndërkohë qe dhe Ristani nuk është i vetmi i qejfmbetur nga shkrimet e mia ne kupolën politike te PD-se por te tjerët nuk kane mbërritur deri tek kërcënimi . Siç tash ne fillim te shkrimit kjo ?beteje? e imja për dekomunstizimin e PD-së nuk është as e re e as një çështje personale . dekomunstizimin e PD-se partisë qe po administron për 25 vjet votën e te djathtës antikomuniste shqiptare e kam konsideruar vazhdimisht si një detyre apo mision me interes te madh kombëtar. Parti qe lindi ne emër te antikomunzimit , mbi gjakun dhe sakrificat e mijëra shqiptareve për 45 vjet diktature çnjerëzore duhet me doemos te jete një force politike antikomuniste , ndryshe nuk ka vlerë e as kuptim.
Dekomunstizimi i PD-së është i lidhur ngushte me dekomunstizimin e vendit gje qe as është bere e as janë përpjekur ta bëjnë ndonjë here seriozisht . Për 13 vjet ne 25 vjet post komunizëm PD-ja ka pasur pushtetin dhe te gjitha mjetet e mundësitë politike e juridike ta dekomunistizonte shtetin, politiken dhe shoqërinë shqiptare ne një mase te konsiderueshme por nuk e beri dot këtë. Nuk mundi apo nuk donte kjo është një çështje qe duhet ta diskutojmë . Un mendoj ishin te dyja edhe nuk donte edhe nuk mundte . Nuk donte , pra i mungonte vullneti politik se pari për te dekomunstizuar vetveten qe do te thotë përcaktimi i një filozofie politike te djathte e antikomuniste, pastrimi nga grupime e individë te lidhur me komunizmin po peng i tij për shkak të implikimit ne krime te tij por edhe te edukimit dhe mentalitetit komunist te shume pre themeluesve e drejtuesve te saje ne vite . Km dëgjuar shesh here pretendime nga politikane te PD-se se populli shqiptar është i majtë. Një gënjeshtër me bisht kjo për te justifikuar dështimin e dekomunistizimin te vendit , arsye e vetëm ideologjike e politike pse PD lindi e vazin te ekzistoje , ne se nuk i marrim parasysh pretendimet për Katoivicën dhe idenë se atë e ideoi dhe e krijoi vete diktatori i fundit komunist Ramiz Alia. Tre here shqiptaret e djathtë i dhanë votën PD-se dhe Sali Berishës ne emër te antikomunzimit dhe dhe ne premtim te dekomunstizimit te vendit , vote qe u shpërdorua ne mënyrën me te keqe të mundshme prej tyre. Fakti që vet PD-ja i kthehet retorikes antikomuniste sa here del ne opozitë tregon se ne aspektin ideologjik e politik pak gjer kane ndryshuar me 25 vjet me pare. E vetmja gje e garantuar është transformimi ekonomik i komunisteve ne kapitaliste ndërkohe qe ideologjikisht politikisht dhe mentalitet ata ngelen po ata. Trensferimi i pushtetit te komunisteve nga diktuar ne demokraci është evident por kjo nuk është pare kurrë si çështje apo si problem ne PD , përkundrazi është ndihmuar e stimuluar nga politikat e saje kur ka qene në pushtet . Kjo për faktin se edhe ajo vete është pak a shume komuniste ne mentalitet , vullnet politik dhe burime njerëzore. Ajo vazhdon ende te qëndroje mi themelet e pretenduar te projektuesit e sajë Gramoz Pashko , djalit një prej figurave me kriminale te komunizmit Gramoz Pashko ish kryeprokurori me firmën e te cilit u varen pushkatuan ne burgosur qindra shqiptare pjesa më e madhe elita nacionalistë e intelektuale e kombit, bllokomen i thekur . E mbështetur fort mbi këto themele komuniste PD-ja nuk mundi e as nuk tentoi te dekomunstizohej vete . Përpjekjet sporadike për te bere një gje te tille kane dështuar pasi ato janë bere jo te sinqerta dhe selektive ne funksion te situatave fluide dhe interesave te ngushta te lidershipit . Cështje te tilla si hapje e dosjeve dhe dënimi i krimeve te komunizmit nuk u ndërmorën kure seriozisht pasi ato dëmtonin ne mase edhe individë te fuqishëm ne krye te PD. Ka pasur ne fakt një hile të madhe nga PD ?ja ne raport me votat dhe votuesit antikomuniste te saje . Në kohen kur PD dilte ne opozite lidershipi i saje i kthehej retorikes antikomuniste ndërkohe qe strukturat politike te saje mbeteshin e mbaheshin nga antikomunistet kryesisht ish te përndjekur politike te komunizmit . kur vinte ne pushtet kjo armate qëndrestarësh antikomuniste, shmangej si me magji dhe ne qeverisje , politike e administrate mbinin ish komunistet apo pinjollët e shërbëtoret e tyre qe jo vetëm përfitonin frytet e pushtetit por u siguronin edhe ish komunisteve ne kathin tjetër pronat dhe privilegjet e fituar gjate pushtetit te tyre. Berisha te paktën kështu i shtyu 25 vjet te drejtimit te tij zyrtar te PD-se dhe misioni i tij mund te quhet i dështuar i pare nga këndvështrimi antikomunist dhe motivimi demokratik dhe i suksesshëm nga kendvështrimi komunist apo motivimi katovoician . Le te zgjedhin e te marrin cilin te duan .
Kam shpresuar shume qe Basha të bëjë diçka ndryshe ! Mendoj se ai i kishte te gjitha mundësitë te bënte një PD antikomuniste dhe te djathte për shkak te mos implikimit te mundshëm me komunizmin dhe strukturat e tij kriminale per shkak te moshësh dhe edukimit te tij ne një vend e shkolle perëndimore . Atij i dihej te hidhte vetëm një hap me djathtas se Berisha jo ne retorike , por ne filozofi politike , program e sidomos ne burime njerëzore gje qe deri tani nuk e ka bere dot. Kam idenë qe nuk e kupton dot rëndësinë e dekomunistizimit te partisë së tij dhe nuk e përdore antikomunzimin as si retorike. Duke i bezdisur e ndoshta i duket demode kjo lloj politike pasoi po sillet sikur po drejton një parti perëndimore e jo një te dale nga diktatura me e egre ne Evrope , e pa dekonistizuar dhe e pa pastruar nga komunistet apo agjente te policisë sekrete komuniste . Në fund te vitit qe shkoi Kuvendi e politika u përfshinë ne një debat për nderimin dhe dekoratat e kriminelëve te komunizmit nga krerët e tij tek hetuesit e sigurimit te shtetit . U th e u la qe ne janar kuvendi do te miratonte një ligj për heqjen e tyre . Jemi në mars dhe PD-ja e ka harrur fare këtë akt antikomunist te domosdoshëm duke dëshmuar se leni e tyre ne fuqi edhe 25 vjet mbas rënies se komunizmit si sistem politik nuk ishte një harrese apo një rastësi por një vullnet politik i lidershpit politik te saje. Cfarë i kushtonte PD-se ta bënte këtë për 13 vjet ne pushtet ne kohe qe e kishte një detyrim politik e ideologjik .
Mendoja qe Basha e kishte te lehte ta shkëpuste PD-ne nga kjo përgjegjësi politike e morale duke bere tani atë qe nuk beri dot Berisha dekomunstizoimin e PD-se duke ja faturuar dështimin paraardhësit te tij. Vete Berisha aj ka dhëne këtë shans . Ai ka deklaruar qe shume gjera i ka bërë gabim duke i dhëne mundësinë Bashës ti korrigjojë ato . Ai ka marre përsipër p.sh dështimin ,me ligjin 7051. E me qe Berisha e ka pranuar si gabim te lidershipt te tij është Basha qe ka detyrimin dhe mundësinë ta rregulloje atë duke ndryshuar programin dhe raportin politik ideologjik te PD-se me pronat dhe pronaret , armiqtë me te mëdhenj te komunizmit . Po kështu mend te bënte me dekomunztizimin duke filluar se partia nga parti e tij si mundësi për te rifituar elektoratin antuikumunst e zhgënjyer tre here nga Berisha . Deri tani jo vetëm që nuk e ka bere gje por as ka tentuar ta beje një gjë të tillë. Zgjedhja e avokatit te familjes se diktatorit Hoxha ne postin nr 1 pas tij në PD është pa dyshim treguesi me i mire qe edhe PD e Bashës është po aq e pa dekominstizuar sa ajo e Berishës.
Mund te rime gjate e te sjellim prova e argumente pse dekominstizimi i PD-se eshte me rëndësi kombëtare por besoj se sollëm një pjese te mjaftueshme per at bere te qarte këtë. Ajo qe ngelet ne diskutim është mundësia jone për ta imponuar një zhvillim si ky ne PD. Un mendoj se po ne se antikomunistet brenda dhe rrotull saje e marrin seriozisht këtë mision . Nga përvoja ime po ju them se evidentimi i elementëve dhe formave te komunizmit ne PD dhe sidomos denoncimi publik i tyre i tmerron ata qe janë ne konflikt interesi me ketë mision apo qe për një arsye apo tjetrën duan te ruajnë statuskonë . Incidenti im me Ristanin është shembulli me i mire për këtë. Ai ata na urrejnë e na kërcënojnë për atë qe jemi përfaqësojmë politikisht dhe ideologjikisht, si individë e shtrese , antikomunizimin i cili kërcënon seriozisht pozita dhe lidhjet e tyre komuniste ne PD . Ne se zërat publike te antikomunistëve ne PD e rreth sajë shtohen e forcohen ndryshimi duhur mund te ndodhe . Por ne se kjo gje rezulton e pa munduar atëherë lind nevoja e një përfaqësimi tjetër politik antikomunist . Jemi ne 2016 dhe ne 2017 nuk ka me asnjë kuptim qe te iki nga pushteti nipi i Spiro Kolekës e te zëvendësohet me avokatin Ilir Enver Hoxhës ! Do te ishte si te bije nga shiu ne breshër. Jo më me votën e antikomunistëve shqiptar , të djemve e vajzave qe u rriten jetime me baballarë te vrarë apo te gjalle e te mbyllur ne burgje e kame internimi per 45 vjet , nga komunistet dhe lidhjet e tyre ne PS e PD.
Ja perse mendoj qe dekomunistizimi i PD-se është me rëndësi kombëtare !
Nga Arben BerishaVila. Pallate. Klube. Restorante. Hotele. T...
Eni BitrakuLufta me e madhe qe behet sot ne bote per tjetrin...
Kur para shumë vitesh punova disa muaj në Greqi, shkoja ndon...
Jonida Hitoveizi Tashmë janë kthyer në një fenomen lajmet pë...
Juli LoloçiLajmi sensacional i këtij fillimviti sigurisht do...
Historia e 8 Marsit lidhet me protestën që gratë në Chicago-...
Nga Nebil ÇikaPo pse nuk shkon dot nr 2 i PD-se ne Vlore ?!T...
Lisander HoxhaSot per disa ore isha prane komisariatit nr 1 ...
Nga Bledi Mane-Public EnemY fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Në daljen e fundit tek “Zona e Lirë” e Çanit (shih foton), B...
Nga Suzana Tahiri Në historinë e shumëlashtë shqiptare, pady...
Erget CenolliEklipsi “blushist” përballë problemeve të vërte...
Juli Loloçi1. Një prift me rrason e zezë deri poshtë gjunjëv...
Kjo eshte Besa. Besa ne qershorin e 2013-es donte te behej d...
Sokol Gjoni Asionet në rënie të opozitës janë një tregues i ...
Eni BitrakuKemi hyrë si shoqëri ne epokën e mendimtarëve pa ...
Alban Daci*Asnjëherë nuk kam qenë dakord për krijimin e part...
Sokol Gjoni Që koalicioni PS-LSI ishte ngjizur në brumatriçe...
Çdo popull apo komb krenohet me mendjet e tij të ndritura që...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...