Dosja Meta/ Sot seanca në GJKKO, mbështetësit e ish-presidentit para gjykatës
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Nga Alban Daci
Shqiptarët në Itali janë komuniteti i dytë më i madh pas atij të Greqisë për shqiptarët që jetojnë jashtë shteti. Them i dytë për nga numri, por është absolutisht i pari për forcën ekonomike dhe kjo falë mundësi reale ekonomike që u ka ofruar Italia, por edhe falë punës së palodhur e të papërtuar që kanë bërë shqiptarët me sukses në sektorët që dikur quheshin të vështirë, të padëshiruar dhe jo fitimprurës.
Tashmë komuniteti shqiptar në Itali i ka kaluar gjysmë milioni. Kjo ka bërë që komuniteti shqiptar të jetë i dytë më i madhi nga komunitet e huaja pas atij rumun. Ajo që bie në sy është fakti se thuajse sot, ka një raport të barabartë me numrit të femrave dhe atyre të burrave e kam fjalën gjithmonë për komunitetin shqiptar të Italisë.
Po ashtu, me këtë rritje Italia është vendi i pestë në Europë me numrin më të madh të shqiptarëve e kjo duke pasur parasysh Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Greqi dhe pastaj Italia.
Komuniteti shqiptar në Itali ka kaluar në disa faza:
1. Faza emergjente: Këto janë emigrantët e parë pas rënies së murit të Berlinit dhe rrëzimit të Regjimit. Kemi parasysh flukset e mëdha në fillim të viteve ?90. Shqiptarët e 90, ishin të arsymuar, të trembur nga regjimi brutal komunistë, të frymëzuar për liri dhe të vendosur për të ndryshuar realitetin social-ekonomik që kishin lënë mbi shpatulla. Pra, mund të themi se Shqiptarët e parë në Itali, ishin ata elitarët, intelektual, por kishte edhe njerëz normal që ëndërron perëndimin. Integrimi i tyre në Itali ishte i shpejtë, sepse ato nuk kishin shumë pretendime për profesione, apo për privilegje, sepse përballë ju dukej sikur ju shfaqej parajsa duke pasur parasysh, se mbrapa kishin lënë një ferr përtej çdo lloj imagjinate të botës së lirë perëndimore. Kjo situatë kishte edhe avantazhet e veta, sepse shqiptarë kapën sektorë më të padëshiruar nga italianët, por që proceset ekonomike të sistemit italianë do i bënin ata lider të padiskutueshëm duke ju garantuar privilegje ekonomike. Mund të veçojmë sektorin e Ndërtimit dhe të sipërmarrjes së lirë, ku shumë ?impresa? me ortak apo pronar shqiptar shpejt u afirmuan me shumë sukses në tregun e ekonomisë italiane. Kjo bëri të krijohen nga fillimi i viteve ?95 figurat e reja të sipërmarrësve shqiptar. Fitimet e tyre dhanë kontribute të rëndësishme edhe në zhvillimin e ekonomisë së Shqipërisë që sapo kishte filluar të kishte një ambientimin me modelin kapitalist si dhe një orientim për një demokraci me stabilitet politik.
2. Faza e pjekurisë: Kjo është faza e dytë e cila fillon me martesat e emigrantëve të emigruar. Duhet të themi se Shqiptarët janë komuniteti i huaj që preferon më pak martesa mikse. Pra, shqiptarët e emigruar, shumica prej tyre u martuan me nuse shqiptare nga Atdheut dhe parme procedurave të lehtësuara dhe të përmisuara të bashkimit familjar bënë bashkime familjare duke i marrë nuset në Itali e kështu u krijuan familjet e para shqiptare me origjinë krejt shqiptare dhe me dëshirë për identifikim e integrim italian. Trazirat e vitit ?97, thuajse të një lufte të mirëfilltë civile e ndihmuan edhe më shumë këtë fazë të pjekurisë duke nxitur më shumë bashkimet familjare si dhe emigrime të organizuara familjare.
3. Faza e italianizimit. Kjo është faza e tretë e emigracionit shqiptar në Itali dhe që përkon me aktualitetin. Çfarë është kjo fazë? Kjo është faza e brezit të dytë, pra të fëmijëve të emigrantëve që kanë lindur në Itali, janë shkolluar në Itali dhe këta ndjehen plotësisht italian, por pa harruar origjinën, traditën dhe kulturën. Faza e tretë është shumë e rëndësishme në këndvështrimin e një zhvillimi ekonomik shqiptar, sepse ky brez me origjinë shqiptar, i lindur dhe i rritur në Itali janë një garanci për një intensifikim të suksesshëm të marrëdhënieve politiko-ekonomike mes dy vendeve.
Edhe pse emigracioni shqiptar ka evoluar duke kaluar në fazat e përshkruara kjo nuk ka ndodhur për shërbimin tonë diplomatik. Përkundrazi, shërbimi diplomatik i ndarë në dy periudha para viteve ?90 dhe pas viteve ?90 nuk ka njohur progres, por regrese. Shërbimi diplomatik para viteve ?90 edhe pse ishte në shërbim të një diktature me një polikë izolimi dhe përbuzje për përfundimin, kishte një nivel të lartë profesionalizmi, sepse rekrutimi bëhej mbi kritere të forta. Ndërsa pas viteve ?90 shërbimi diplomatik edhe pse ishte në shërbim të një vendi që kërkonte liri dhe hapje me botës vuante nga sëmundjet e nepotizmit, klientelizmit dhe mungesës së figurave profesionale. Kjo situatë e rëndë e shërbimit diplomatik shqiptar nga fillimi i viteve ?90 e deri më sot, jo vetëm nuk ka qenë në shërbim dhe në lartësinë e emigracionit shqiptar, por një pengesë që përmes skandaleve ka dëmtuar si cilësinë e shërbimeve për emigrantët, por edhe ka pasur kosto të lartë edhe për buxhetit e shtetin dhe imazhin.
Rritja ekonomike e emigrantëve shqiptar, përmisimi i tyre në integrimin social dhe rritja e koshiencës së një kulture demokratike ka bërë që shqiptarët të kërkojnë e të pretendojnë të drejta nga shteti ami, të cilin e kanë shpëtuar ekonomikisht me dërgesat e tyre në para dhe me investime të rëndësishme. Emigrantët janë përdorur politikisht dhe janë keqpërdorur ekonomikisht nga klasa politike shqiptare, të cilët përmes korrupsionit kanë përdhunuar pafundësisht ekonominë shqiptare. Emigrantët që jetojnë jashtë janë të vetmit në gjithë Kontinentën europian që nuk gëzojnë një të drejtë themelore atë të votës. Në këtë drejtim mund të themi se vetëm politikani dhe deputeti Eduart Ndocaj ka lobuar e ka bërë beteja për votën e emigrantëve. Ndërsa, pjesa tjetër e politikës shqiptare e ka keqpërdorur këtë elementë thelbësor të demokracisë për interesa të ngushta politika e vetëm kaq.
Fakti që emigrantët shqiptar në përgjithësi dhe ato të Italisë nuk e gëzojnë akoma të drejtën e votës, do të thotë se një problem tjetër i emigrantëve shqiptar në Itali ka qenë mirorganizimi i tyre në shoqata dhe organizata të përbashkëta. Deri para ca kohësh në Itali janë krijuar shumë shoqata apo organizata që kanë vetëm një anëtar dhe kryetar dhe asgjë tjetër. Themeli i tyre dhe operimi i tyre është tentuar të vendoset në shërbim të pushteti dhe jo të emigrantëve. Megjithatë, gjërat po ndryshojnë tashmë edhe në këtë drejtim, sepse tashmë është themeluar Federata Kombëtare e Shoqatave Shqiptare që në gjirin e tij ka dhjetëra shoqata shqiptare nga qytete të ndryshme të Italisë. Madje, pak ditë më parë u themelua edhe selia operative duke u kthyer në një institucion të vërtetë në shërbim të emigrantëve shqiptarë. Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim mund të themi se kanë luajtur Klodian Cami, ish kryetar i shoqatës Shqiponja, një biznesmen i ri me një afirmim të rëndësishëm në sektorin e transporteve.
Një rol të rëndësishëm për organizmin e shqiptarëve në Itali dhe për gëzimin e privilegjeve të tyre politike ka luajtur themeli për herë të parë të lëvizjes politike shqiptare në Itali (Fronti Demokristian Shqiptar), i cili me kryetar z. Eduart Ndocaj i ka dhënë një dimension të ri politik dhe ekonomik emigracionit shqiptar.
Ajo që bie në sy në gjithë këtë histori është fakti se ka akoma një hendek të madh mes evoluimit të emigracionit shqiptar dhe regresit të vazhdueshëm të shërbimit diplomatik që vazhdon të jetë i turpshëm dhe kundër interesave të emigrantëve.
Nga Alban Daci
Dikur, ne vitet ’80 e vetmja dritare me ajer ndryshe per shq...
Nga Kryetari i Organizatës “REAGO” Leonard DEDEJ.I nderuar Z...
Suzana Tahiri 7 vjet më parë dhe pikërisht në vitin 2009, Sh...
Ke zbritur nga avioni në Hithrou. Sapo ke marrë trenin për a...
Futbollisti Lonel Messi është një nga emrat e përfshirë në s...
Gëzim Llojdia1. Analisti David Palombo, thotë:Para së gjith...
Suzana TahiriTashmë kur nuk e kemi më midis nesh, kujtohet m...
Po vazhduan skenat e dhunes në TV-të nga rrahjet te Parku i ...
Mentor KikiaKjo harmonia fetare, apo bashkëjetesa, ka bërë q...
Nga Alban DaciNgjarjet e sotme në Bruksel janë një vazhdimës...
Nga Novruz LimajJam një socialist, këtu e 26 vjet më parë, i...
Nga Mati NdojMë falni që nuk i shkruaj çdo ditë e nuk i bej ...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Sokol GjoniMajko, deklaroi dje se PS-ja është spektakël i de...
Alban DaciKrejt pa kuptuar dhe pa arsyetim logjik, edhe disa...
Po ben nje ligj Ministria e Inovacionit qe thote pak a shume...
Grigor Vavako«Fabrikimimi i kashkavallit» Ky djathë ka cilës...
Anton HasanpapajTragjedi te jashtezakonshme jetuar nga njere...
Gëzim LlojdiaSë pari, të dhënat e frikshme, se çfarë ngjau p...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...