Dosja Meta/ Sot seanca në GJKKO, mbështetësit e ish-presidentit para gjykatës
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Ke zbritur nga avioni në Hithrou. Sapo ke marrë trenin për ato pak kilometra deri në Londër, menjëherë e kupton se ajo çka dyshove kur Londrën e pe nga aeroplani, është e vërtetë; Je gënjyer gjithë jetën me ëndrra dhe dokrra. Ke shpenzuar për të ardhur në vendin më të trishtë të planetit.
Shtëpi të vogla dhe rrugë të mjera nën një qiell me re të pista si lëvere të palara.
Nuk duket si udhëtim. Duket si lexim i ndonjë libri të Engelsit mbi gjendjen e mjerë të klasës punëtore në Angli.
Zbret nga treni. Shetit pakl. Ulesh në një kafene. Hedh sytë rrotull. Bindesh përfundimisht se gjithçka tjetër që do shohësh gjatë këtij udhëtimi nuk mund të jetë më pak dekurajuese se ky fillim.
Rrëkëllejnë birrë më këmbë si të babëzitur.
Gjerbin pa pushim kafe të holla si lëng gështenjash në filxhanë të mëdhenj të thellë si gaveta ushtrie. Pinë të etur kapuçino edhe më të mëdha se kafetë. Currili i kapuçinos derdhet ngadalë nga brimat e ekspresit brenda gavetës shoqëruar me fërshëllima si lokomotiva e Stivensonit.
Pëshpërisin si hijet. Flasin si belbanë. Fjalët i shkurtojnë. Të folurën e ngatërrojnë.
Profesorë universitetesh, filozofë të shquar, shkencëtarë me nam, i shtyjnë ditët në shtëpi të vogla, të vjetra, si shtëpi minatorësh ngritur shpejt e shpejt pas ndonjë përmbytjeje nja dy a treqind vite të shkuara. Të merr të qarët tek i sheh ato furriqe.
Megjithatë, shtëpinë e vogël dhe të vjetër ku ma gjen. Qindra londinezë të pastrehë kalojnë jetën futur nëpër thasë plastmasi nëpër rrugë, sheshe, dyer hotelesh.
Zhgane zhelanësh pisanjosë presin para depove të marrin ndonjë lëmoshë nga shteti.
Në lindje të Londrës jetojnë mijëra anglezë aq fukarenj, sa lindin e vdesin pa i parë kurrë me sy sheshet kryesore të qytetit. Dhjetëra mijëra të tjerë londinezë jo-fukarenj të tmerruar nga piskamat metropolitane prej vitesh u janë larguar përgjithmonë atyre shesheve për ta pritur plakën me kosore nëpër katunde.
Në Hithrou pasaportën ta kontrollon një indian.
Në një minimarket paketën e cigareve ta zgjat një dajua i tij.
Kafenë ta sjell një nepalez.
Rrobat kineze t?i shet një kurd.
Picën italiane ta servir një filipin.
Në bankë të shërben një kongolez.
Shitësi i hamburgerit është një eskimez.
Janë aq të paditur, aq të paarsimuar, aq gdhë, sa të lypset një ditë e tërë për të gjetur vetëm një, i cili ta dijë ku bie Shqipëria.
Mund ta kalosh edhe një javë të tërë në kërkim të dikujt, që të thotë përmendësh dy vargje të Shekspirit.
Janë aq pa fantazi, aq të varfër në imagjinatë dhe kreativitet, sa është e pamundur që emrin që e ka njëri të mos e kenë edhe të paktën nja dy a tre milionë të tjerë.
Rinia është edhe e ngordhur edhe zevzeke njëkohësisht.
Mbathin T-shirt-a të pista dhe pantallona të varura.
Janë aq të ftohtë dhe indiferente ndaj seksit, sa nuk e kanë për gjë që ?ky këtu? të gdhihet e ngryset në të njëjtin apartament të ngushtë me të dashurën e ?atij atje? nja njëzet kilometra larg në skajin tjetër të qytetit, ndërkohë që, e dashura e ?këtij këtu? gdhihet e ngryset në një garsonierë me 1 banjë me ?atë atje? ditë e natë e natë e ditë në një spirale paradoksale vetmie dhe sëkëlldie, që shkatërron kimitë e truve respektivë në mënyrë të pariparueshme.
Londra ka aq shumë zgëqe të fëlliqura, sa nuk kanë të gjitha Brrakat e Shqipërisë së bashku. Ujëra të fëlliqët, rrëkera, pellgje me ta shpif. Natën avuj të frikshëm ngrihen përpjetë ngadalë nga puseta rrugësh si nëpër filmat e horrorit.
Muret e holla të shtëpive ngrihet drejt nga toka. Po t?i pyesësh “Pse nuk kanë themele shtëpitë tuaja ?!” të thonë; “Nuk na lypset themel se këtu nuk ka rënë kurrë tërmet”. Janë pra aq të trashë sa kujtojnë se ngaqë nuk ka rënë tërmet në të kaluarën, tërmet nuk do bjerë kurrë as në të ardhmen.
Para një bankomati, një anglez. Ka pritur radhën. Radha i ka ardhur. Ka futur kodin dhe pret. Kurrgjë. Llogaria është bosh. Zë e shan anglezi me rrënjë e me degë gjithë njerëzimin duke lutur Zotin që një bombë atomike të ta shkatërrojë botën nga Grinuiçi në Grinuiç.
Një tjetër anglez të këshillon të mos mbash më tepër se dyqind sterlina në xhep, sepse janë ?big money?. Uh ç?më shkrive o perandorak. Për sa pare xhepi duhet të kem frikë mo ? Për dyqind sterlina ? E shoh se s?ditke gjë për fierakë e skraparllinj që qarkullojnë nëpër pesë kontinente me dy milionë dollarë nëpër benevrekë.
?Hyde Park? dhe të tjera parqe të famshme janë plot me mashtruesa pisanjosa, që hiqen për poetë, shenjtorë, filozofë.
Mbrëmje. Soho. Turista gjithandej. Ta zë rrugën një dymetrosh. Përshëndet. Qartëson se nuk është dosido, por ?english gentleman?, dhe të kërkon ndonjë kacidhe për të pirë një gotë çaj.
Metroja e Londrës është më e vjetra në botë. Nëpër stacionet me kthesa, që të mos biesh në shina dhe të shndrrohesh padashur në një Anna Karenina në pesqint copa, një altoparlant të paralajmëron me një ?Mind the Gap? që e përsërit pafund dhe të mbetet për gjithë jetën në vesh.
Metroja e Londrës do dukej arkivol nëse në shkallët e saj të mos shfaqeshin hera-herës me klithmat e tyre plot jetë shqipet e maleve, divat nga Kalaja e Dodës, Mati, Skrapari, Roskoveci, Divjaka, Puka, Mirdita.
Historia e Anglisë ? Enciklopedi shumëvëllimëshe që përmban intrigat më të sofistikuara individuale, shtetërore, ndërshtetërore, dallaveret lokale dhe ndërkombëtare të të gjitha llojeve dhe nënllojeve.
Anglia është një spital plot me pacientë që vuajnë nga një mpleksje sëmundjesh psiko-neuro-endokrinologjike.
Ky spital ka në krye një Mbretëreshë. Mbretëresha është 9 ujë 1 kos.
Parlamenti i Anglisë është plot me pleq me qurra, që gërhasin dhe flenë me orë të tëra ca më këmbë ca shtrirë. Para kësaj qurrnaje ku ma gjen Parlamentin e Shqipërisë, atë çmendinën ku mafjozët e zgjedhur nga populli ulurasin e rrihen si n?harradoz.
AA Gill u vërtit nja dy orë nëpër Tiranë. Mblodhi ca dromca kafenesh. J’u duk se e njohu Shqipërinë, dhe bëri një reportazh për “Sunday Times”.
Futbollisti Lonel Messi është një nga emrat e përfshirë në s...
Gëzim Llojdia1. Analisti David Palombo, thotë:Para së gjith...
Suzana TahiriTashmë kur nuk e kemi më midis nesh, kujtohet m...
Po vazhduan skenat e dhunes në TV-të nga rrahjet te Parku i ...
Mentor KikiaKjo harmonia fetare, apo bashkëjetesa, ka bërë q...
Nga Alban DaciNgjarjet e sotme në Bruksel janë një vazhdimës...
Nga Novruz LimajJam një socialist, këtu e 26 vjet më parë, i...
Nga Mati NdojMë falni që nuk i shkruaj çdo ditë e nuk i bej ...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Sokol GjoniMajko, deklaroi dje se PS-ja është spektakël i de...
Alban DaciKrejt pa kuptuar dhe pa arsyetim logjik, edhe disa...
Po ben nje ligj Ministria e Inovacionit qe thote pak a shume...
Grigor Vavako«Fabrikimimi i kashkavallit» Ky djathë ka cilës...
Anton HasanpapajTragjedi te jashtezakonshme jetuar nga njere...
Gëzim LlojdiaSë pari, të dhënat e frikshme, se çfarë ngjau p...
(portret i pa autorizuar)Në kuadrin e “Antarsohu sot”, Shkod...
Nga Klodian TOMORRIDebati publik per deflacionin vazhdon. Se...
Grigor Vavako*Duke këqyrur përgjithësisht faktorët e ndryshë...
Miku im. Nënat dhe motrat kane nevoje per ndihmen tone qe te...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...